Aktuale
7 mënyrat se si gratë në ndërtim mund ta “hapin rrugën”, në këtë fushë të dominuar nga meshkujt

Në mesin e shumë profesioneve që konsiderohen “tipike për meshkuj” gjendet edhe ndërtimi. Edhe sot puna në ndërtim vlerësohet si “punë burrash”, ku gratë duhet të sforcohen jashtë mase për ta dëshmuar të kundërten.
Në një artikull për “Entrepreneur”, gazetarja njëherësh edhe pronarja e kompanisë amerikane për infrastrukturë “Atlantic Infra”, Marilyn Grabowski tregon përvojën e saj dhe mënyrën se si gratë mund të arrijnë sukses në këtë fushë, transmeton Ndërtimi.info.
Gjyshja ime ishte një nga sipërmarrëset e jashtëzakonshme që hapi rrugën për një brez të tërë grash që do të vinin për të ndjekur pasionin e tyre, për ndërtimin. Në vitin 1973, kur “Shoqata e Kontraktorëve Ndërtimor” të New York-ut që gjithsej kishte 400 të punësuar e të gjithë ishin vetëm meshkuj, Florence DeRosa në atë kohë tha për një gazetë lokale se nuk e kuptonte se pse kaq pak gra kishin zgjedhur të hyjnë në fushën e ndërtimit, pasi që ajo për vete kishte zgjedhur ta ndjekë këtë fushë qysh në fillim të vitit 1950, pothuajse dy dekada më parë.
“Një ndërtesë e mirë nuk bëhet me çekiç dhe sharrë, por me kokë. Duhet të ketë më shumë gra në ndërtim”- Florence DeRosa
Dyzet e pesë vite më vonë, pasi kisha krijuar biznesin tim të sukseshëm për ndërtim “Atlantic Infra”, mendoj po njësoj.
Sipas “Shoqatës Kombëtare të Grave në Ndërtim” (NAWIC), gratë sot përbëjnë vetëm 9.1 për qind të industrisë së ndërtimit dhe do të thoja se sot gratë në bizes janë shumë më të mirëpritura se sa në kohën e gjyshes sime, por realiteti është se ne akoma përballemi me disa nga pengesat e njejta, me të cilat janë ballafaquar edhe disa prej kolegeve të gjyshes sime.
Kjo do të thotë që ne duhet të mendojmë në mënyrë strategjike në çdo hap, teska ecim në rrugën drejt suksesit.
Më poshtë mund të gjeni disa nga sekretet që i kam mësuar në rrugëtimin tim 17 vjeçar në botën e ndërtimit, të dominuar nga meshkujt.
Mos keni frikë të delni jashtë të zakonshmes
Pavarësisht nga industria, gratë sjellin cilësi në projekte, një gjë që burrat nuk mund ta posedojnë. Për shembull, kam trashëguar vëmendjen e madhe të gjyshes për detaje. Për të, “detajet” kishin rëndësi tejet të madhe.
Për mua, “detaji” është të përqëndruarit në çështje si përsosja e riparimit të “gropave” duke përdorur teknologjinë – një proces infra të kuq i njohur si “hot mill and pave” – i cili na mundëson të rivendosim sipërfaqet e asfaltit në mënyrë perfekte dhe të përhershme.
Krijoni partneritet strategjik
Kur Marjorie Perry u bë kryetare dhe CEO e kompanisë “MZM Construction & Management Company në “Newark, NJ”, ajo nuk njihte kufinj. Ajo e ka rritur firmën në një ndërmarrje multimilionëshe me projekte prestigjioze, duke përfshirë MetLife Stadium, New Jersey Performing Arts Center dhe Newark International Airport. Mbaj mend se si Perry më dha disa nga këshillat të mira të biznesit, gjatë karrierës sime.
“Nuk do të bëhesh kurrë më i madh nëse nuk bashkëpunon”- Marjorie Perry
Në fushat e dominuara nga meshkujt, partneriteti është veçanërisht i rëndësishëm për udhëheqëset gra të bizneseve. Si një “e huaj”, nuk jeni e ftuar nëpër tryeza aq shpesh sa homologët tuaj meshkuj – veçanërisht kur kompania juaj është e vogël. I kam ruajtur këshillat e Perry në zemër, duke ndërtuar partneritete me dy biznese të mëdha ndërtimi. Biznesi im është rritur dhjetë herë; në fakt, unë kam ndërtuar dy biznese të tjera falë këtij bashkëpunimi.
Dilni në terren për të ndihmuar krijimin e besueshmërisë
Zbulimi i ekuilibrit të duhur në mes të drejtimit të biznesit tuaj nga një zyrë dhe dalja jashtë, në terren, është kritik. Kur klientët dhe personat e tjerë ju shohin në terren, ata do të njohin përvojën dhe ekspertizën tuaj. Kjo besueshmëri, e plotësuar me bazën e njohurive që ju sjellni në çdo mbledhje, ju bën një person të fuqishëm në të cilin mund të llogartitet.
Kryetarja e kompanisë “Arbill Industries”, Inc., Robyn Zlotkin e cili prodhon dhe shpërndanë produktet, shërbimet dhe programet e sigurisë industriale, më tha se një nga sfidat më të mëdha që has në industrinë tonë të mbizotëruar nga meshkujt është krijimi i besimit të klientëve.
“Në fillim të karrierës sime, do të merrja kohë shtesë për të studiuar dhe kuptuar linjën e produktit, më mirë se audienca ime, kështu besueshmëria ime do të rritej shpejt,” më tha Zlotkin.
Sipas perspektivës së Zlotkinit për shumë vite me radhë vetëm meshkujt kishin veshur rroba, pajisje mbrojtëse dhe doreza.
Keni besim se do t’i ndryshoni gjërat
Është e thjeshtë të ndjehesh e pasigurtë kur je gruaja e vetme në tavolinë, por këtë gjë e keni bërë për një arsye. Roli i grave udhëheqëse, që mbahej tradicionalisht vetëm nga burrat mund të shkaktoj “trazira” në kompani dhe në industri të mirë-krijuara.
Kryetarja e kompanisë për zhvillim tregtar “MDI”, thotë se këto trazira ndodhin për shkak se gratë shpesh sjellin perspektiva të ndryshme në tryezë.
“Në industritë tradicionalisht të dominuara nga meshkujt nevojitet kohë për të fituar respekt nga konsumatorët, furnitorët dhe kolegët. Mos keni frikë t’i paraqisni idetë tuaja, mënyrën se si besoni se është e drejtë për të vepruar dhe çdo herë qëndroni prapa vendimeve tuaja. Me kalimin e kohës suksesi do të flasë vet “, kishte thënë Furman.
Mbani syrin tek tabela e rezultateve
Ka fitues dhe humbës në çdo segment të biznesit. Për të qenë në grupin e fituesve kërkohet marrja e vendimeve të zgjuara për biznes. Ne përdorim treguesit kryesorë të performancës (KPIs) për të matur suksesin tonë dhe ne monitorojmë me kujdes çështjet e sigurisë, ankesave të klientëve etj.
Unë shpesh përdor analogjitë sportive për ekipin tim. Është shumë më argëtuese kur rezultatet konsiderohen si një lojë që mund të fitohet ose të humbet.
Mos i merrni gjërat personale
Si një grua që punon në një fushë të mbizotëruar nga meshkujt, do të hasni komente dhe pyetje që do të gërryejnë nervat. Gjëja më e rëndësishme është të mos lejojmë që këto komente të ndryshojnë se kush jemi ne si udhëheqëse dhe në fund të fundit të ndryshojmë atë që po përpiqemi të arrijmë.
“Mos u tregoni tepër të ndjeshëm ndaj komenteve të njerëzve”- Tracy Glior
Inkurajoni gratë e tjera që ta bëjnë hapin e parë
Për të lëvizur gjilpërën në ndërtim dhe në industritë e tjera të mbizotëruara nga meshkujt, ne duhet të jemi kampionë proaktiv edhe për gratë e tjera. Për ta bërë këtë, merrni parasysh bashkimin me një këshill të diversitetit. Bëhuni një mentor dhe model për sipërmarrësit me më pak përvojë. Kërkoni mundësi për të folur me kolegë, nxënës të shkollave fillore ose të mesme./Ndërtimi.info/
