Arkitekturë
Njihuni me shkallët më të veçanta bashkëkohore

Edhe pse në ditët e sotme ashensorët po përdoren më shumë, funksionaliteti dhe atraktiviteti i shkallëve vazhdon të tërheqë vëmendjen e arkitektëve më të njohur botërisht.
Shkallët, përveç që janë shumë praktike, tashmë konstruktohen në mënyra dhe forma nga më të ndryshmet, duke i kushtuar rëndësi tejet të madhe estetikës dhe kombinimit të ngjyrave, shkruan BBC, përcjellë Ndërtimi.info
Më poshtë mund t’i shihni shkallët më të veçanta dhe impresionuese:
Shkallët e larta spirale
Protagonistët e qendrës së shkencës Experimentarium në Hellerup, të Kopenhagës, janë të ashtuquajturat shkallët Helix, të modeluara nga çeliku, veshur me 10 ton bakër. Arkitektët danez të këtyre shkallëve CEBRA tregojnë se ato mund të shihen në drejtime antropomorfe: “Më parë një ndërtesë introverte, e Experimentariumit tani duket një ndërtesë ekstoverte, e angazhuar në atraksionin e gjallë”, ka thënë partneri themelues i CEBRA-s, Kolja Nielsen.
Sipërfaqja e shëndritur e bakrit i bënë këto shkallë edhe më atraktive. Kjo i lejon vizitorët të kuptojnë se kanë hyrë në një botë të shkencës. Shkallët marrin formën e një versioni abstrakt të strukturës së flamujve të ADN-së, gjë kjo që i bënë ato edhe më të veçanta.
Linja e së bukurës
Këto shkallë janë shumë të kapshme për sy. Me një shumëllojshmëri ngjyrash, tek të cilat kryesisht dominon ngjyra e bardhë, këto shkallë gjenden në Victoria Gate , në Leeds të Britanisë së Madhe dhe janë të projektuara me elemente të xhamit, teksa njerëzve që hipin në to u japin përshtypjen se po ecin drejt dritës. Pamjet gjatë ngjitjes në këto shkallë janë të mrekullueshme dhe e bëjnë udhëtimin edhe më të bukur e festiv.
Forma dhe funksioni
Shkallët në ndërtesën e Importit, një hapësirë bashkëpunuese e industritë kreative të teknologjisë në East Indi Dock, të Londrës janë konceptualisht komplekse. Projektuar nga Studio RHE, ato janë mjeshtërisht të punuara nga llamarina.
“Ne kemi zgjedhur ngjyrën e kaltër – një nga ngjyrat më sintetike në dispozicion – për të krijuar një kontrast të mrekullueshëm me ngjyrat neutrale të drurit. Shkallët janë fokusi kryesor në hapësirë, duke i ftuar kështu vizitorët që të ngjiten drejt tyre, në vend që të marrin ashensorët në një vend pune “, ka thënë drejtor i studios AShQ, Richard Hywel Evans.
Lart dhe larg
Këto shkallë gjenden në qytetin Ayutthaya, të Tajlandës një qytet ky i shkatërruar në shekullin e 18-të, i cili tani është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.
“Ndërtesa është një atraksion i ri turistik”, është shprehuri projektuesi i tyre Boonserm Premothada nga Bangkok Project Studio. Shtresa e saj e jashtme e tejdukshme lejon ndërtesën të përzihet me peizazhin përreth.
Shkallët Zig Zag
Shkallët zig zag gjenden në zyrën Savile Row pronë e kompanisë Derwent, në Londër dhe janë rinovuar kohëve të fundit nga arkitektët e Piercy & Company, duke i projektuar në atë mënyrë që po tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Të bëra prej çelikut të pikturuar me ngjyrë të bardhë, pjesa e epërme e shkallëve ka një lidhje tejet të veçantë dhe atraktive me pjesën e poshtme.
