Arkitekturë
6 produktet që duhet t’i kenë arkitektët
Kjo përmbledhje e pajisjeve të punës ofron forma dhe funksione për studiot që vlerësojnë thjeshtësinë. Në mesin e shumë pajisjeve për zyrën tuaj që mund të ju vijnë në ndihmë, ne kemi zgjedhur disa të cilat iu hyjnë në punë edhe kur ju jeni jashtë zyrës tuaj.
Corrugated ruler, Erdem Selek
Ky material minimalist nga dizajneri industrial turk Erdem Selek ofron një mënyrë më të thjeshtë për të matur. I bërë nga Corian, ky material ka vija të thyera të larta dhe të ulëta në vend të vlerave numerike; ato me rende të ulëta kanë nga 1 centimetër, ndërsa ato më të larta kanë 5 centimetra.
Folio, Atelier Yul
Një alternativë elegante e çantave, ky dizajn i strukturuar nga Atelier Yul me qendër në Montreal vjen në lëkurë të zezë. Me madhësi prej 25 inç kjo çantë është e përshtatshme për një laptop prej 15 inçësh. Një rrip i lëvizshëm ofron mundësi më të lehtë të bartjes.
One Piece, Dizajn Yuue
Këta organizatorë me ngjyra prej drurit të ahut paraqesin funksione për ruajtjen e gjësendeve të ndryshme. E disponueshme në tre stile, këto dizajn janë të orientuar drejt punonjës të zyrave të përgjithshme si projektues apo profesionistë të ndryshëm. Kjo është një copë druri prej 13.7 inç e gjatë me 2.5 inç të gjerësi e cila ofrohet në gjashtë ngjyra.
Buttons, Iam +
Këto kufje me bateri litium dhe bluetooth, të dizajnuara nga pop këngëtari Will.i.am, lejojnë lëvizshmërinë pa pasur nevojë të mbajni telefonin afër dhe vijnë me disqe magnetike që kapen me njëra tjetrën kur nuk janë në përdorim. Ofrohen në katër lloje ngjyrash, duke përfshirë ngjyrën e kuqe, ari dhe të zezë.
En Concreto, Liliana Ovalle
Ky koleksion i objekteve dekorative i ngjanë strukturave arkitektonike Brutaliste nga kush edhe janë frymëzuar. Pjesët prej betoni të bëra me dorë vijnë në katër forma: Torre, Talud, Terminal dhe Contrafuerte. Qëllimi i tyre është i paqartë, megjithatë këto objekte mund të përdoren në mënyra të ndryshme, të tilla si reditës librash, mbajtëse gote apo si bllokues dere që e mban hapur.
Ink Pocket Book, Tom Dixon
Shkruani ose skiconi ide mbi këtë libër bosh prej 88 faqesh nga projektuesi britanik Tom Dixon. Libri është 4.6 inç pra bartet me lehtësi gjithashtu ka një kopertinë të zezë me të kaltër të hapur që duket mjaft bukur.