Arkitekturë
Shtëpia fantastike me pamje nga Paqësori
Muret nga betoni dhe hapësira pa dritare e fshehin pamjen nga njëra anë të detit prej kësaj shtëpie të projektuar nga Shinichi Ogawa & Associates në prefekturën japoneze të Kanagawa, por struktura ka një sërë karakteristikash që e bëjnë “ideale për t’u vizituar”.
Balli verior me pamje nga rruga e rezidencës përbëhet nga tre “kuti” të bardha që nuk kanë hapje, me vetëm një palmë që vepron si pikë fokale. Parkingu i makinave është i fshehur nga dy vëllime drejtvizore të ulëta, të cilat qëndrojnë në kënde të ndryshme për njëri-tjetrin.
Ana tjetër e pronës që quhet “Shtëpia e Bregdetit”, shikon drejt Oqeanit Paqësor dhe përmban një pishinë me terracë të madhe, e cila shtrihet mbi një pistë hekurudhore.
“Shtëpia dykatëshe është ndërtuar në vendin e një lokacioni të mrekullueshëm ku mund të merrni pamje nga Oqeani Paqësor madhështor që vazhdon nga Bregu Shichirigahama”, thanë arkitektët.
“Fasada nga ana veriore është një “kuti” minimale e bardhë pa hapje për mjedisin rrethues, por mbjellë me një palmë”, vazhdonin ata. “Në anën jugore të terracës me pamje nga Oqeani Paqësor, ai përbëhet nga një vëllim i bardhë që varet mbi një tra”.
Dhomat në katin e parë janë të rregulluar në një format linear, me dhomën e mysafirëve, banjon dhe dhomën e gjumit master që shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin.
Secila prej hapësirave ka dritare qelqi me gjatësi të plotë që ofrojnë pamje të pandërprerë mbi terracën, pishinën dhe detin përtej.
Kati i dytë që përmban një dhomë me plan të hapur luan rolin e një zone jetese dhe ngrënie, si dhe një kuzhinë. Qasja e drejtpërdrejtë në ballkonin në natyrë sigurohet nga një mur i rrëshqitës xhami, i cili siguron pjesën më të madhe të pamjes së oqeanit.
You must be logged in to post a comment Login