Aktuale
50 projektet infrastrukturore në komunën e Prishtinës

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin për Investime kapitale dhe menaxhim të kontratave, Gëzim Mehmeti, mbajtën sot konferencë për media me qëllim të prezantimit të investimeve kapitale të realizuara në pjesën e parë të këtij viti.
Në mes të shumë projekteve infrastrukturore, drejtori Gëzim Mehmeti veçoi 50 nga to, si në vijim:
Sheshi “Adem Jashari”
Sanimi dhe asfaltimi i rrugës “Fehmi Lladrovci”
Ndërtimi i çerdhes në Kodrën e Trimave
Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik si, dhe ujësjellësit, në rrugët “Bedri Pejani” dhe “Andrea Gropa”,
Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Meto Bajraktari” dhe “Çajupi”.
Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”
Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”
Revitalizimi i shkallëve në lagjen Arbëria
Rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjave sanitare
Rregullimi dhe mirëmbajtja e kulmeve të disa shkollave
Mirëmbajtja e sistemit elektrik në shkollave
Renovime të objekteve shëndetësore
Mirëmbajtje e ngrohjeve qendrore në shkolla dhe institucione tjera komunale
Ndërtimi i shkollës fillore na lagjen Arbëria (faza II)
Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Eqrem Qabej”
Mirëmbajtja e terreneve sportive dhe këndeve të lojërave
Riparimi i bashkësive lokale (Lakrishtë, Dardani, Bregu i Diellit, Tophane, Dabishec, Keqekollë, Llukar, Barilevë, Besi, Hajvali, Shkabaj, Bardhosh, Mramor, Koliq)
Instalimi i ngrohjes qendrore në shkollat në Suteskë, Siqevë, Shashkoc, Rimanishtë.
Ndërtimi i rrugëve në Prapashticë
Ndërtimi i rrugës Rimanishtë – Siqevë
Ndërtimi i rrugës dhe trotuareve në Drenoc
Ndërtimi i rrugëve në Makoc
Ndërtimi i rrugëve në Grashticë
Ndërtimi i rrugëve në Trudë
Ndërtimi i rrugëve në Slivovë
Ndërtimi i rrugës paralele me rrugën B
Ndërtimi i rrugëve në Prugoc
Ndërtimi i rrugëve në Shkabaj
Ndërtimi i rrugëve në Kalabri
Ndërtimi i rrugës Richard Holbrooke
Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Sinidoll-Bërnicë e Epërme-Bardhosh
Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali (Faza II)
Kolektori në Kalabri
Kolektori në Hajvali
Ndërtimi i rrugës në Bërnicë të poshtme
Ndërtimi i kanalizimit fekal tek Rezonanca
Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Platoni”
Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Rudina”
Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Jusuf Berisha”
Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën e Byqmetëve
Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrugës tek “Rruga e Ulqinit”
Renovimi i Stadiumit “Fadil Vokrri”
Ndërtimi i rrugës Barilevë – Besi
Ndërtimi i urave në pjesën perëncimore të unazës së qytetit
Ndërtimi i rrugëve në Sinidoll
Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh
Rregullimi i oborrit tek banesat sociale
Rregullimi i kanalizimit fekal, atmosferik, si dhe shtrimi i rrugëve në të dyja anët e rrugës “Bajram Bahtiri”
Ndërtimi i parkut “Bllok pas Blloku”
Sanimi i gropave në qytet
E veçanta e këtij viti është që pavarësisht kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e projekteve janë realizuar para afatit të caktuar në kontratë.
Komuna e Prishtinës, pas diskutimeve publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2019, është duke e përpiluar listën e projekteve që do të fillojnë të realizohen në vitin tjetër. Qysh në janar të vitit të ardhshëm, të gjitha projektet do t’u nënshtrohen procedurave të prokurimit, ashtu që të mos kemi vonesa në fillimin e punimeve.
Investimet kapitale të Komunës së Prishtinës gradualisht po orientohen në projekte të mëdha. Prioritetet për vitin e ardhshëm (për disa prej të cilave tashmë kanë nisur procedurat), janë ndërtimi i 5 shkollave të reja, parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik; Rrugës A, Sallës Koncertale; si dhe ndërtimi i Unazës së Qytetit.
