Aktuale
5 rrugët më të pazakonshme në botë

Më poshtë do të mund të njiheni me disa prej rrugëve më të pazakonshme në botë.
Nëse vendi është i çuditshëm, ai natyrisht se do të tërheq turistë. Është mirë të shohësh se si arkitektët dhe dizajnuesit e shprehin krijimin e tyre. Hidhni një sy listës së rrugëve më të çuditshme në botë, dhe ndoshta do të jeni kureshtar për të udhëtuar dhe për t’i parë ato me sytë tuaj.
1. Rruga Lombard, San Francisko
Fillimi i kësaj rruge të pazakonshme përbëhet nga 7 kthesa që ndodhen vetëm qindra metra larg njëra-tjetrës. Vendi është ndërtuar në atë mënyrë që rrugët e pjerrëta të detyrojnë shoferët të vozisin në mënyrë më të kujdesshme. Kjo rrugë ndryshe quhet edhe ‘Rruga më e shtrembër’. Jo vetëm se është rrugë me një kalim, ajo është gjithashtu një nga ato rrugë ku parkimi nuk është i lejuar.
2. Rruga magjike e tërthortë, në Mbretërinë e Bashkuar
Vozitja duhet të jetë e kujdesshme. Megjithatë, nga koha në kohë shoferët përballen me vështirësi në rrugë. Arsyeja mund të jetë për çdo gjë, nga aftësia e dobët e vozitjes e deri tek bllokimet e trafikut. Një nga nyjet më unike është e vendosur në Swidon. Vendi përbëhet nga 5 rrethrrotullime që të ngjan në një labirint që shoferët duhet ta zgjidhin. Pjesa më e keqe e gjithë kësaj është se shoferët duhet të vozisin në unazën qendrore në drejtimin e kundërt të rrethrrotullimeve të vogla. Ky është një vend me të vërtetë shumë i mirë për shoferët e aftë, por një makth për fillestarët.
3. Rruga Yonge, Kanada
Rruga më e gjatë në botë ndodhet në Kanada. Është 1,178 milje e gjatë. Projekti i kësaj rruge ishte quajtur një ngjarje historike kombëtare. Rruga kishte hyrë edhe në Librin e Genisit, megjithatë, në vitin 1990 janë bërë disa ndryshime në rrugë ku më pas rruga u përjashtua nga libri. Megjithatë, njerëzit ende e konsiderojnë atë si rruga më e gjatë në botë.
4. 9 de Julio, Buenos Aires

Rruga më e gjerë në botë ndodhet në Buenos Aires dhe emri i saj i dedikohet Ditës së Pavarësisë së vendit. Rruga është e përbërë nga 9 korsi. Këmbësorët duhet të bëjnë 300 hapa për të kaluar në anën e kundërt të rrugës. Pjesa qendrore e rrugës është e zbukuruar, ka kopshte mahnitëse, sheshe dhe monumente për njerëzit që të keni një pushim para se të vazhdojnë për në anën e kundërt.
5. Petrajaya, Malejzi
Një unazë me një pyll të madh në mes? Kjo është me të vërtetë e pazakonshme, por një vend i tillë ekziston në Malejzi. Nuk ka ndonjë rrethrrotullim tjetër në botë që është më i madh se ky. Është pothuajse 2.11 milje përreth dhe është ngjitur me një tjetër destinacion të turistëve – Zyra e Kryeministrisë së Malejzisë.
