Arkitekturë
5 ngjyrat më të mira për një shtëpi të lumtur dhe të rehatshme
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/yell.jpg)
Përveç ndikimit në humor, ju mund të krijoni një shtëpi më të lumtur me ndihmën e ngjyrave. Dhe për të gjetur se në cilat hije fshihet lumturia, lexoni në vazhdim.
E verdha është ngjyra e diellit dhe lumturisë. Është vërtetuar shkencërisht se nën ndikimin e saj, rritet niveli i hormonit të lumturisë (serotoni). Kjo është padyshim ngjyra më e mirë për një humor më të mirë. Gjithashtu inkurajon kreativitetin, pavarësisht se sa i fortë të jetë ngjyrimi. E verdha është më e mira për dhomën e gjumit dhe banjo.
E gjelbërta shpallet si ngjyra e vitit. Ngjyra e gjelbër është një ngjyrë e natyrës, hije të ndritshme ndikojnë pozitivisht në përqendrim, dhe hijet intensive jeshile stimulojnë motivimin dhe punën.
Ngjyra kaltër është e njohur si një ngjyrë qetësuese, dhe kështu vepron në mendje dhe në trup. Është një simbol i shtëpisë paqësore dhe të butë. Në përgjithësi, brendësia e kaltër inkurajon veprimin, sepse ajo relakson dhe përmirëson fokusin për punë. Kjo ngjyrë i përshtatet mirë banjos, dhomës së punës dhe dhomës së gjumit.
Ngjyra rozë do ta bëjë shtëpinë tuaj më të ngrohtë, dhe kjo është ngjyra e dashurisë dhe sensualitetit. Nëse doni që shtëpia juaj të rrezatojë optimizëm, zgjidhni një ngjyrë rozë të fortë, lëshon energji dhe nxit kreativitetin. Zakonisht preferohet në dhomën e ndenjës dhe dhomën e ngrënies.
Ngjyra e kuqe është një ngjyrë e vitalitetit. Në dhomën e ndenjës krijon një atmosferë të këndshme, dhe në ditët e ftohta, detajet e kuqe në shtëpi, reflektojnë një “nxehtësi” në hapësirë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)