Aktuale
40 familje të Shpitullës, vetëm edhe një ditë afat të nënshkruajnë shpronësimin
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/08/shipitulle-2.jpg)
Derisa të ndërtohet termocentrali i ri, këta ekzistues duhet të prodhojnë rrymë nga thëngjilli që është planifikuar të bëhet nga nëntoka e fshatërave Shipitullë e Hade të Obiliqit.
Banorët kanë edhe një ditë afat ta nënshkruajnë marrëveshjen për zhvendosje. Disa tashmë e kanë bërë, por disa të tjerë ende kundërshtojnë.
Ka mbetur vetëm edhe një ditë afat që banorët e fshatërave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit, të nënshkruajnë marrëveshjet e ofruara nga Qeveria për zhvendosje.
Por ky afat i dhënë nga qeveria për ta braktisur fshatin, nuk i bën përshtypje Musli Mjekut. Ai thotë se është ndër të parët që e ka nënshkruar kontratën për shpronësim. Pavarësisht se ka 70 vjet që jeton në këtë fshat, thotë se interesi i shtetit është më i madh.
Por jo të gjithë pajtohen për t`u larguar, me çmimin për shpronësim të ofruar nga qeveria. Një prej tyre është Azem Mjeku, kryetar i fshatit Shipitullë. Jo vetëm ai, por beson se marrëveshjen nuk do ta nënshkruajnë as shumica e banorëve, sepse konsiderojnë se janë bërë padrejtësi.
Ndërkohë, KEK-u deklaron se ofertat për shpronësim janë duke u pritur mirë tek pjesa dërrmuese e banorëve dhe se procedura e nënshkrimit të kontratave është duke vazhduar.
Në përgjigje me shkrim, KEK-u thërret banorët të nënshkruajnë shpronësimin, sepse është në interes të tyre.
Afati përfundon për nënshkrim është 15 dhjetori. Aktualisht në fshatin Shipitullë kanë mbetur rreth 40 familje nga 100, sa kishte dikur.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)