Aktuale
4 mësime që dizajnerët meksikan mund t’ia japin botës

Në vitet e fundit motoja e famshme “lëvizni shpejt dhe shkëputni gjërat”, që nënkupton krijimin e prototipit dhe përsëritjen e shpeshtë të tij, ka formësuar botën e dizajnit në përgjithësi. Por, tani po diskutohet se kjo qasje nuk ka shumë përparësi për zgjedhjen e problemeve të përditshme të fushës së dizajnit.
Gjatë Javës së Dizajnit në Meksikë, që u zhvillua nga 10 deri më 14 tetor, ku u shfaqën shumë ekspozita, mund të shihej qartë një qasje krejtësisht e ndryshme e dizajnit; ajo bazohej tek konteksualiteti, historia, kultura dhe rezultati final i tyre, shkruan “Curbed”, transmeton Ndërtimi.info.
Nga një sërë punimesh e ripërpunimesh, dizajnerët meksikan kanë dëshmuar se është e mundur që të krijohen gjëra emocionuese në dobi të njerëzve e në këtë formë të zhvillohet edhe dizajni. Më poshtë mund të gjeni 4 mësime të shkëlqyera nga dizajnerët meksikan.
Përqendrohuni në dizajnin e shkëlqyeshëm, të panjohur dhe përvojën rreth tij
Si pjesë e “Abierto Mexicano de Diseño” – një projekt që “synon të tregojë se si dizajni mund të bëhet një mjet që i përgjigjet çështjeve kulturore, sociale, mjedisore, ekonomike dhe politike të cilat na shqetësojnë të gjithëve” – platforma e pavarur e modës, në internet Archivo Moda Mexicana bëri një ekspozitë me etiketa bashkëkohore të pavarura.
Anna Gomez, një prej bashkëpunëtorëve të sajtit, tha se veshjet meksikane zakonisht perceptohen si artikull artizanal ose modë e shpejtë.
“Nuk ka konceptim se çfarë është një dizajner,” ka thënë ajo në një prononcim për Curbed.
Për të nxjerrë në pah se çfarë po ndodh tani në skenën e modës së pavarur dhe për ta bërë modën meksikane më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse, Archivo Moda Mexicana mblodhi së bashku dizajnerë që marrin frymëzim nga kultura bashkëkohore meksikane, si dhe njerëz që eksperimentojnë me materiale, si Paloma Lira, Angela Reyna dhe Maison Manila.
Mendoni për të ardhmen – afër dhe larg
Archivo Diseno y Arquitectura (galeria dhe arkiva e dizajnit meksikan) paraqiti projektin “ MXCOD03”, i treti nga seria ekspozitave për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e dizajnit në Mexico City.
Archivo kishte ftuar 14 persona që punojnë në dizajn, arkitekturë, urbanizëm, markim dhe kulturë vizuale që të spekulojnë për të ardhmen e dizajnit në qytet.
Agjencia e modelimit Güerxs, që inspiron njerëzit të dalin jashtë standardeve tradicionale të bukurisë dhe kompania NAAFI krijuan një fushatë publicitare të shërbimit publik në lidhje me shëndetin seksual në mënyrë që në të ardhmen Qeveria e Meksikës të jetë më e hapur rreth kësaj teme.
Njihuni me krijuesit dhe falsifikuesit e produkteve
Në Muzeun Numismatico kompania EWE paraqiti një ekspozitë të koleksioneve të mëparshme “Mas Critica” së bashku me procesin e zhvillimit të produktit, ku përfshiheshin studimet materiale, modelet e shkallës, prototipet dhe materialet. EWE përdor zejtarinë artizanale në mobiliet e saj, në ndriçim dhe aksesorë .
Kampion në atë se si dizajni mund të bëjë një ndryshim
Në Muzeun Tamayo, gjatë Javës së Dizajnit në Meksikë, u paraqitë edhe Inédito, një ekspozitë e punës nga praktikuesit dhe studiot. Në të u paraqitë përfshirja e modës, tekstileve, mobiljeve, dizajnit industrial, koncepteve inovative.
Gjatë kësaj jave u shpalosën dhe u diskutuan problemet më të sheshta, me optimizëm se në të ardhmen do të ketë ndryshime pozitive.
