Aktuale
300 inxhinierë në terren për vlerësimin e banesave, 10914 të shqyrtuara deri tani
Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi u shpreh sot se janë rreth 300 inxhinierë në terren që po merren me vlerësimet.
“Jam sot këtu për t’iu informuar me procesin se deri kur dhe kush janë hapat në të ardhmen për kompletimin e dosjes. Në fazën e parë pas goditjes deri në datën 6-7 Dhjetor u morëm me një urgjencë duke vlerësuar pallatet dhe banesat të evidentuar ndërtesat që ishin rrezik për jetën e banorëve. Pra konsistoi në një vlerësim urgjent, vetëm pallatet që nga struktura kishin dëmtime të rënda dhe mund të rrëzoheshin. Kjo fazë u përballua me sukses edhe faktet flasin vetë, nuk patëm asnjë viktimë si rezultat e rreziqeve që kishin marrë këto banesa. U shoqërua edhe me prishjen e shumë banesave dhe pallateve, që ishin për t’u prishur domosodshmërit me një shpejtësi.
Do të ketë edhe vlerësim tjetër nëse ka për t’u prishur. Kemi filluar edhe vlerësimin e dëmeve me një formular të dakordësuar sipas një modeli që të kemi adoptuar bashkë me BE, OKB dhe BB, kjo do të jetë baza që do të paraqitet në Konferencën e Donatorëve. Në terren janë rreth 300 inxhinierë për banesat e dëmtuara për t’i vlerësuar. Të gjitha të dhënat transmetohen në bazën qendrore të përpunimit të të dhënave, unë mund ta demonstroj edhe Live, që ne në kohë reale shikojmë objektet që janë vlerësuar, por edhe për nivelin e dëmtimit. Deri tani janë shqyrtuar 10914 banesa” tha ai./Shqiptarja.com