Aktuale
30 vite pas vdekjes së Luis Barragan-it, 30 arkitektë ndajnë veprat e tyre të preferuara

Luis Ramiro Barragán Morfín ishte arkitekt dhe inxhinier shumë i njohur meksikan. Puna e tij influencoi në mënyrë të pashmangshme arkitektët më bashkëkohorë, si në aspektin vizual ashtu edhe në atë konceptual.
Përveç që ka lënë pas një trashëgimi të gjerë të punimeve të botuara, projekteve të shtëpive, ndërtesave e kopshteve, ai ishte i njohur edhe për hulumtimet e gjera në fushën e arkitekturës.
Edhe sot ndërtesat e krijuara nga Barragan vizitohen nga mijëra njerëz, të cilët njihen për së afërmi me kryeveprat e tij.
Luis Barragán Morfín ndërroi jetë më 22 nëntor 1988 në Mexico City. E tani, 30 vite pas vdekjes së tij, 30 nga arkitektët më të famshëm të Meksikës kanë treguar se cilat janë veprat e preferuara të Barragan-it, për revistën prestigjioze “Arch Daily”.
Javier Senosian
“Pothuajse të gjitha veprat e Barraganit më frymëzojnë, por më e rëndësishmja për mua është ‘Casa Barragán’. Një herë shkova ta shohë këtë objekt dhe biseduam me Barraganin në studio, me muzikën që dëgjohej nga sfondi, dikush komentoi se ishte një ambient i ftohtë, me materiale të trishtuara, e Barragani vështroi për një çast dhe tha… ‘mbi të gjitha është i trishtë’. Kujtimet që i kam për atë shtëpi janë gjithmonë të mira dhe të qeta”, u shpreh Senosian.
Alberto Kalach
“Për mua, të gjitha veprat e Barraganit janë të rëndësishme, ka shumë mësime që mund të gjenden në krijimet e tij, shtëpia e tij është vërtetë një kryevepër, është një vend që ruan harmoni absolute dhe transmeton një ndjenjë të paqes dhe qetësisë”, deklaroi Kalach.
Tatiana Bilbao
“Barragan ishte i gjithanshëm, por ajo që më pëlqen më shumë në punën e tij janë ato momente ku më kujton se ishte një qenie njerëzore. Kjo dritare në dhomën e tij private është një portë për dashurinë e tij për kopshtin, të kaluarën e tij, nostalgjinë… dhe unë gjithnjë kam qenë e obsesionuar me atë dritare, për mua është një element që flet thellësisht për atë se çfarë njeriu ishte Barragani”, potencoi arkitektja e njohur.
Javier Muñoz nga Muñoz Arquitectos
“Mendoj se puna që ka ndikuar më shumë tek unë është ‘Casa Barragán’. Nga pozicioni i tij diskret në rrugë, ne mund të shohim se Barragán ishte më i interesuar në hapësirën e brendshme sesa në shfaqjen e jashtme të shtëpisë.
Besoj se mësimi më i madh i Barraganit ishte të jesh një arkitekt pa ambicie … për të arritur një arkitekturë që flet drejtpërsëdrejti dhe thellësisht në një mënyrë që prek zemrën. Në një kohë kur njemi të ngopur me arkitektë që flasin dhe ekzagjerojnë pa thënë asgjë në thelb … Ka aq shumë për të mësuar nga Luis Barragán! “, nënvizoi arkitekti meksikan.
Hektor Barroso nga Estudio Hektor Barroso
“‘Casa Barragán’ është puna më e rëndësishme e Luis Barraganit. Përpiqem ta vizitojë atë në mënyrë periodike, pasi që për mua është e rëndësishme të vazhdojmë ta reflektojmë. Kjo më ndihmon të largohem nga sasia e informacionit dhe imazheve që shfaqen këto ditë dhe ta shijojë me të vërtetë arkitekturën e tij “, ka thënë ai.
Augusto Quijano nga Augusto Quijano Arquitectos
“Puna ime e preferuar është padyshim shtëpia, shtëpia dhe punëtoria … është krijimi i Luis Barraganit që ka ndikuar shumë tek unë sepse është janë një sërë hapash që kapin një presion dhe tension që mund të jetë i vështirë për t’u përcjellë, por këtu është bërë në një mënyrë të fuqishme dhe jo të komplikuar”, deklaroi ai.
Raúl Medina dhe DOSA Studio
“Puna e Luis Barraganit që më ka frymëzuar është shtëpia e tij në lagjen e vjetër Tacubaya, është krijimi që dëshmon pjekurinë e tij si arkitekt. Është interesante të shohësh dhe të ndjesh se si ishte në gjendje të transmetonte thellësinë e tij shpirtërore në hapësirë” u shpreh arkitekti.
Salvador Macías nga Estudio Macías Peredo
“Casa Barrágan është, pa dyshim, puna ime e preferuar nga Luis Barragan sepse nga të gjitha veprat e tij, është vendi ku arkitektura, peizazhi dhe mobiljet kombinohen së bashku në harmoni të përsosur”, nënvizoi ai.
Javier Sánchez nga JSa
“Ajo që më pëlqen në lidhje me shtëpinë Barragën është guximi i arkitektit në kërkim të gjuhës së tij dhe natyrisht shtëpisë së tij, të cilën e konsideroj si laborator”, potencoi Sanchez.
The Chapel of the Capuchinas
Rodrigo de la Peña dhe RDLP Arquitectos
“Puna ime e preferuar e tij është ‘Konventa e Motrave Clarisas Capuchinas’. Kjo është një nga veprat që ka ndikuar më së shumti tek unë, si arkitekt. Në gjithë punën e Barraganit, por sidomos në këto lloje të hapësirave, ekziston mjeshtëria e dritës si një mjet arkitekturor dhe si një motiv i përsëritur në hapësirat e jetesës.
Monumentaliteti është një temë e përsëritur në këtë punë të Barraganit, pesha e materialeve të përdorura në ndërtimin e saj transmeton një mesazh të zymtë dhe të drejtpërdrejtë, një hijeshi të nënkuptuar e të bazuar në referencat historike dhe arkitekturën emocionale”, deklaroi de la Pena.
Ignacio del Río dhe Estudio MMX
“Unë duhet të zgjedh ‘The Chapel of the Capuchinas’. Ky projekt është një hapësirë unike e projektuar nga brendësia e tij dhe e bazuar në spiritualitetin e arkitektit”, ka thënë del Rio.
Derek Dellekamp nga Dellekamp Arquitectos
“Puna e Barraganit që ka ndikuar më së shumti tek unë është ‘The Chapel of the Capuchinas’, integrimi i dritës dhe hapësirës është në një harmoni të përsosur dhe e bënë përvojën e të qenurit brenda tij thellësisht shpirtërore”, u shpreh Dellekamp.
Palma
“Për Barragën, ishte e domosdoshme që arkitektura të kalonte analizat racionale, duke kërkuar që njerëzit të pranonin mirëqenien dhe paqen e hapësirave fetare në punën e tij. Kur vizitojë ndërtesat dhe kopshtet e tij, shihet qartë se ai e kuptonte në mënyrë të përsosur vlerën shpirtërore të arkitekturës, pavarësisht nga religjioni. E kjo gjë më së shumti është evidente në “Chapel de Capuchinas”, është thënë në një prononcim.
Fernando Romero nga FR-EE
“Puna ime e preferuare tij është ‘Chapel’. Kam shkuar për ta vizituar kur isha student dhe kur nuk isha i sigurt nëse do të duhej ta ndiqja arkitekturën” deklaroi ai.
Torres de Satélite
Javier Sordo Madaleno de Haro nga Sordo Madaleno Arquitectos
“Puna ime e preferuar nga mjeshtri Luis Barragán është Torres de Satélite, kryesisht për shkak se ishte agjent i ndryshimit të zonës dhe shërbeu si një identitet për Ciudad Satélite. Për më tepër, unë e admiroj me të vërtetë bashkëpunimin e tij me Chucho Reyes, një mik i mirë e gjyshit tim, Juan Sordo Madaleno”, është thënë nga Madaleno në një prononcim.
LANZA Atelier
“Një nga eksperiencat më emocionuese hapësinore në Mexico City duhet të jetë Torres de Satélite është një projekt impresionues”.
Carlos Rodríguez Bernal nga SPRB
“Puna ime e preferuar është Cuadra San Cristóbal, shkalla dhe sekuenca e hapësirës janë me të vërtetë të përsosura, është një kryevepër ku peizazhi është ndërtuar në arkitekturë dhe arkitektura vetë kthehet në peizazh, është ajo që kuptojmë si pamje arkitekturore. Ajo nuk e plotëson arkitekturën, por është vet arkitektura. Në rastin e Cuadra San Cristóbal, Barragán ishte minimalist në aspektin e burimeve dhe detajeve … dhe kjo e bëri atë gjithnjë e më të shkëlqyeshëm … një gjeni” tregoi Rodriguez pëmes një prononcimi.
Casa Gilardi
Gilberto Rodríguez nga GLR Arquitectos
“Pa dyshim, puna ime e preferuar është Casa Gilardi pothuajse magjik. Besoj se Casa Gilardi është një kryevepër për gjithë Meksikën”, theksoi Rodriguez.
Los Bebederos
Gabriela Carrillo nga Taller de Arquitectura Mauricio Rocha + Gabriela Carrillo
“Mua më pëlqen ‘Los Bebedores’ e Barraganit … Më pëlqen sinteza e tri elementeve që dematerializohen në reflektimet, dritën dhe hijet sikur të jenë duke e përfaqësuar heshtjen e thellë”, u shpreh Carillo.
Ingrid Moye nga Zeller & Moye
“Si një vajzë e re, kam kaluar shumë kohë duke luajtur në kopshte rreth hapësirave të Barraganit. ‘Los Bebederos’ gjithmonë më tërheqi si një vend unik dhe mistik. Ai vend është diku midis arkitekturës dhe natyrës, midis intimitetit dhe publikut, midis kontrollit dhe lirisë “, rrëfeu Moye.
Christoph Zeller nga Zeller & Moye
“Kur akoma po jetoja në Basil të Zvicrës, shumë vite para se të shkoj në Meksikë, po kaloja nga shtëpia takova një person në një vend që nuk më kujtohet. Në bisedat e mia me të, gjeta se ai nuk ishte vetëm arkitekt, por, për çudinë time, një ekspert për Luis Barragan. Në të vërtetë, projekti i tij ishte të hulumtonte veprat e panjohura të Barraganit për të dalë me një kuptim më të plotë të veprave të botuara, të Barraganit. Ne pamë vizatime, skicime dhe ilustrime me ngjyra. Puna e vënies së çdo detaji në çdo vizatimi ishte befasuese. Ishte si një udhëtim nëpër kohë, nga vija e parë në letër, deri tek ngjyrat e vendosura me kujdes mbi imazhet. Ishte një moment shumë intim mbi punën e Barraganit dhe më dukej sikur të isha në vizitë në studion e tij”, u shpreh Zeller.
Casa Ortega
Fernanda Canales
” Edhe pse në atë kohë nuk kisha njohuri shumë, puna e preferuar e Barraganit për mua, që në moshën shtatë vjeçare kur e pashë për herë të parë ishte ‘Casa Ortega’. Kjo vepërpati ndikim të madh në mua”, tregoi Canales.
Casa Pedregal
Michel Rojkind nga Rojkind Arquitectos
“Casa Prieto ose Casa Pedregal është një nga projektet që unë kam pasur mundësinë ta vizitojë në raste të ndryshme dhe për këtë arsye, unë kam qenë në gjendje ta analizojë atë brenda dhe jashtë: Ky është pojekti im i preferuar nga Barragan, ka thënë Rojkind.
Punëtoritë Glorieta Melchor Ocampo
Luis Beltrán nga VRTICAL
“Pa dyshim dhe për arsye të përfshirjes profesionale, puna ime e preferuar e Barraganit është ‘Punëtoria e Glorieta Melchor Ocampo’. Këtu ne zbuluam vijën midis një mjeshtri i cili ishte i fiksuar në stilin ndërkombëtar, por që gjithashtu gjeti qëllimin në brendësi të një projekti dhe në sekuenca të sofistikuara hapësinore. Mendoj se këto ishin fillimet e fazës së tij të pjekurisë” nënvizoi Beltran.
Juan Carral nga JC Arquitectura
“Puna që gjithmonë ka qëndruar me mua është ndërtesa ku kam jetuar në Cuauhtemoc, e konsideroj një sfidë për të folur për Barragën. Ky projekt është një mësim me të vërtetë i nevojshëm për të shpëtuar qytetin tonë bashkëkohor “u shpreh Carral.
Enrique Norten nga TEN Arquitectos
“Puna ime e preferuar dhe ajo që më ka interesuar më së shumti në punën e Barraganit janë dy shtëpitë në anën lindore të Parque México (1928). Rigoroziteti modern i shtëpive nuk është vetëm befasues, por gjithashtu vë parametrat e një ndër veprave më të njohura”, potencoi Norten.
Ana Patrón + Carlos Patrón nga TACO Taller de Arquitectura Kontekstuale
“Luis Barragán është një arkitekt, praktikat e të cilit i mbajmë me dashuri në TACO. Në vitin 2014 realizuam një udhëtim si ekip për të parë tri veprat e tij më emblematike (Kapela e Capuchinas, Casa Barragán y Casa Gilardi) dhe kjo ishte një nga eksperiencat më të kënaqshme të të mësuarit që ne kemi pasur deri më sot. Përmes zotërimit të hapësirës, materialeve, dritës, natyrës, detajeve dhe pajisjeve, Luis Barragan transmeton thelbin e arkitekturës tradicionale meksikane që megjithëse e thjeshtë, është e mbushur me emocione të këndshme për ata që e shfaqin atë ” treguan ata.
Pavel Escobedo nga Escobedo + Soliz
“Është e vështirë të shënohet puna e Luis Barragës qartë sepse të gjitha veprat e tij janë krijuar në një shumëllojshëri të rrethanave dhe të gjitha kanë rëndësi të madhe. Por, ne mund të flasim vetëm për përvojat rreth punës së mrekullueshme të tij”, u shpreh Escobedo.
Carlos Bedoya nga PRODUCTORA
“Më shumë se puna, në veçanti, është fjalimi që Luis Barragán jep pas marrjes së ‘Çmimit Pritzker’, duke shpjeguar se në çfarë e mbështet punën e tij, në të krijon ide të reja, universale, të përkohshme dhe transcendente rreth detyrës së arkitektëve: ide për mitet, bukurinë, heshtjen, vetminë, qetësinë, lumturinë, vdekjen, nostalgjinë, magjinë, intimitetin, çudinë etj. Ide që për mua janë thelbësore për praktikën tonë dhe akoma më shumë në një kohë kur krijimi arkitekturor diktohet vetëm nga vlerat e tregut”, ka thënë Bedoya.
Manuel Cervantes nga CC Arquitectos
“Në një përmbledhje të teksteve të Barragán nga Fernando Márquez, Barragán flet për udhëtimet e tij në Marok dhe se si gjeti frymëzim në gjuhën e Medinës për projektin që do të përfundonte në 1948. Teksti dhe vizita e tyre është ajo që më bëri përshtypje më shumë për Barragën-in. Kuptimi i mënyrës së tij të abstragimit dhe të riinterpretimit ishte me të vërtetë e mahnitshme” tregoi Cervantes./Ndërtimi.info/
