Aktuale
3.5 milionë euro jep MTI për zonën ekonomike dhe inkubatorin e bizneseve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot gjatë ditës ka qëndruar në Komunën e Malishevës, ku i ka ndarë mjete kësaj komuna për disa projekte.
Ministri Hasani ka thënë se parashihet që në këtë komunë të realizohen edhe disa projekte të tjera.
Hasani dhe kryetari i Malishevës Ragip Begaj janë dakorduar për dy projekte të mëdha: Zonën ekonomike që kap vlerën tre milionë euro dhe inkubatorin e bizneseve në vlerë 500 mijë euro.
Ky është postimi i plotë i Hasanit në Facebook:
Sot gjatë ditës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e mi, vizitova Komunën e Malishevës.
Në takim me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj e informova se ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të cilën unë e drejtoj ka ndarë mjetet financiare për disa projekte të cilat parashihen të realizohen në këtë komunë.
Me kryetarin u dakorduam për dy projekte të mëdha. Për zonën ekonomike që ka vlerën e tre milionë eurove dhe për inkubatorin e bizneseve në vlerë 500 mijë euro. Ne kemi ndarë mjetet financiare dhe se po presim që komuna t’i kryejë punët e saj.
Gjithashtu, sot vizitova edhe fabrikën e mobileve “Delfina” në fshatin Kijevë të Malishevës. Drejtuesit e kësaj fabrike më informuan për telashet me të cilat përballen, një prej të cilave është edhe aplikimi i pakos së re fiskale. I sigurova drejtuesit e kësaj fabrike se gjatë mandatit tim do t’i përkrahë maksimalisht të gjithë prodhuesit vendor gjithkund në Kosovë
