Connect with us

Aktuale

26 kandidatë ia mësyn postit të Guvernatorit të BQK-së, plot nga politika [emra]

Published

on

Për pozitën e guvernatorit të BQK-së, kanë aplikuar 26 kandidatë. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar listën e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Për të marrë udhëheqjen e BQK-së, pozitë e mbetur e lirë, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës i cili ka mori udhëheqjen e ministrisë së Financave, po e synojnë punonjës të BQK-së, profesor të Universitetit të Prishtinë, ish zyrtarë të lartë shtetëror, etj.

Pjesë e kandidatëve është edhe u.d. guvernatorit Fehmi Mehmeti, i cili zëvendësoi Bedri Hamzajn. Emrat e kandidatëve janë: Drilon Mataj, Fehmi Mehmeti, Fatime Rexhepi, Besnik Krasniqi, Shkëndije Himaj, Shukri Gashi, Agron Hajdini, Qëndresa Gashi, Bashkim Isufi, Arben Mustafa, Ardian Uka, Driton Qehaja, Besnik Bislimi, Avni Jashari, Safet Merovci, Shefki Deliu, Sejdi Rexhepi, Mustafë Hasani, Ujkan Bajra, Ilir Aliu, Kujtim Dobruna, Elez Sylaj, Milazim Abazi, Sefedin Zogaj, Flamur Keqa dhe Naser Rusinovci.

Kush janë kandidatët:

Gazeta Insajderi ka bërë nga një profil të shkurtër të kandidatëve për të parin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Më 11 shtator 2017. Fehmi Mehmeti është emëruar nga Bordi i BQK-së për ushtrues detyre të guvernatorit deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri. Paraprakisht, me 1 shtator 2013 ishte emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Gjatë viteve 1999-2001 ai ka punuar në Kuvendin Komunal në Vushtrri, fillimisht si zyrtar në Departamentin e Financave, e pastaj si drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Në periudhën 2001-2011, Mehmeti ka mbajtur pozicione të ndryshme në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ndërsa në periudhën 2011-2013 Mehmeti ka qenë fillimisht zyrtar kryesor për buxhet dhe financa, Departamenti i Financave, e pastaj si Shef Kabineti i Kryeshefit Ekzekutiv, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë viteve 2011-2012 është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm, ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Shkëndije Himaj momentalisht mban pozitën e këshilltares së Lartë të Bordit Ekzekutiv për çështje të sektorit financiar në Bankën Qendrore të Kosovës dhe kohë pas kohe edhe ligjëron. Himaj, ka qenë nën hetime për shpërdorim të pozitës zyrtare në rastin e Hashim Rexhepit. Por, hetimet kundër saj ishin mbyllur pa u ngritur aktakuza në mungesë të provave.

Kandidati tjetër, Arben Mustafa aktualisht është këshilltar në Bankën Qendrore të Kosovës.

Kandidati, Safet Merovci ka një lidhje të gjatë dhe të shumëfisht me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë prodekan në Fakultetin Ekonomik në periudhën 2011-2012. Ka qenë këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi (2002-2004). Ka qenë po ashtu anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Ka mbajtur pozitën e ministrit të Financave në qeverinë e përkohshme 1999-2000.

Safet Merovci, ishte bërë lajm i madh vitin e kaluar. Vetëm në janar të vitit 2016, ai kishte marrë 7 mijë e 289 euro pagë mujore në UP. Për katër muajt e parë të vitit 2016, Merovci kishte marrë një pagë mesatare prej rreth 4 mijë eurosh.

Merovci, e kishte arsyetuar pagën me angazhimin e tij në universitet.

Kandidati Mustafë Hasani një kohë ka mbajtur pozitën e kryeshefit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Por, Bordi  e kishte shkarkuar nga detyra për shkak të keqmenaxhimit..

Shkarkimi i tij është bërë në gusht të këtij viti. Hasani kishte thënë se vendimi për shkarkimin e tij është i jashtëligjshëm.

“Bordi i Drejtorëve në bazë të kompetencave dhe të përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka marrë vendim që të lirojë nga detyra kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Mustafë Hasanin. Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it deri në një vendim tjetër është emëruar zv.kryeshefi aktual për operim Kadri Kadriu”, kishte njoftuar KOSTT.

Në kohën e prurjeve të reja pak para zgjedhjeve të përgjithshme në qershor të këtij viti, Lidhjes Demokratike të Kosovës i qe bashkuar edhe Besnik Krasniqi. Krasniqi, ekonomist me profesion ka qenë kandidat i LDK-së për deputet. Por, nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për të fituar pozitë deputeti.

Ndërkohë, i ka hyrë garës për guvernator.

Flamur Keqa një kohë të gjatë ka punuar në Odën Ekonomike të Kosovës. Keqa ka qenë edhe drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI dhe anëtar i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale. Ai ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit në MTI për shkak të konfliktit të interesit.

Ilir Aliu, kohë të gjatë ka qenë drejtor i Bankës Ekonomike. Nga kjo pozitë është larguar me vendim të bordit të bankës, me arsyetimin se ka pasur përformancë të dobët.

Një tjetër anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka hyrë garës për guvernator. Driton Qehaja, prej vitit 2005, deri në vitin 2010 ka qenë këshilltar politik i kryeministrit në tri qeveri. Ai ka mbajtur pozitë të anëtarit të Bordit në Trustin e Kursimeve Pensionale. Po ashtu është ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Në zgjedhjet e fundit, Qehaja ka prezantuar programin ekonomik të PDK-së në cilësi të ekspertit të kësaj partie.

“Për ta bërë rritjen ekonomike tetë për qind e kemi një bazë, që jemi në 3.5 për qind. Jemi në një periudhë që quhet periudhë e tranzicionit ekonomik, prandaj ne mund të arrimë zhvillim. Është jashtëzakonisht kredibile të thuhet se do të ketë rritje tetë për qind me këtë bazë”, kishte thënë ndër të tjera, Qehaja, në një debat në Klan Kosova.

Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë kundër Bedri Hamzës kur ishte zgjedhur guvernator. Arsyetonte se është i politizuar dhe nuk mund ta udhëheq një institucion të pavarur siç është BQK-ja.

Megjithatë, një anëtar i Vetëvendosjes i ka hyrë garës për guvernator. Ish-deputeti Besnik Bislimi, është në listën e 15 kandidatëve. Ai ka qenë deputetë i këtij subjekti në mandatin e kaluar.

Avni Jashari, është zëvendësdrejtor menaxhues në Agjencinë e Privatizimit. Jashari, kishte qenë personazh i një afere të dyshimtë.

Koha Ditore kishte raportuar në vitin 2015 se si buxheti i AKP-së ishte dëmtuar për 312 mijë euro si pasojë e një kontrate me kompaninë “IP Kos” për lëshimin 10 pompave të benzinës me qira. Gjithë përgjegjësinë për këtë kontratë e kishte, Avni Jashari.

Për këto qira nuk kishte votuar bordi sepse ishte jo funksional. Nuk kishte as drejtor ekzekutiv, e as zëvendësdrejtor ekzekutiv. Avni Jashari, ishte ushtrues i detyrës së zv.drejtorit ekzekutiv.

Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet preliminare për tenderin e AKP-së për dhënien me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve.

Qiradhënia e 10 pikave është nisur në fillim të vitit 2014 dhe se ishte përfunduar me nënshkrim të kontratës në mes të AKP-së dhe kompanisë “IP Kos” në vlerë mujore prej 51 mijë e 700 eurosh, apo 620 mijë e 400 euro brenda një viti.

Kandidati tjetër, Bashkim Isufi ka qenë njëri shumë i afërm i ish-ministrit, Ahmet Shala. Ai ka qenë këshilltar i tij.

Një kandidat krejtësisht i pavarur për guvernator, është Kujtim Dobruna. Ai është udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën në Vjenë (ECIKS) me një përvojë rreth 15 vjeçare në menaxhment, në fushën e investimeve të huaja, diplomacisë ekonomike, zhvillimit të sektorit privat, konsulencës menaxheriale dhe të ngritjes së kapaciteteve institucionale.

Dobruna, ka studiuar për Administrim Biznesi në Vjenë, ka titullin Master i Administrimit të Biznesit nga Open University në Britani të Madhe dhe certifikim në Menaxhimin Strategjik nga Universiteti i Harvardit.

Bordi i BQK-së, pritet që dy apo tre kandidat t’ia propozojë Qeverisë për guvernator. Qeveria ndërkaq, këta kandidatë i dërgon në Kuvend. Kandidati që merr më shumë vota, zgjidhet guvernator me mandat pesë-vjeçar.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending