Arkitekturë
25% e studentëve të arkitekturës në Britani janë trajtuar për probleme të shëndetit mendor
Më shumë se një e katërta e studentëve të arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar marrin ose kanë marrë ndihmë mjekësore për problemet e shëndetit mendor në lidhje me profesionin e tyre në vitin 2016. Një çerek tjetër mendohet se mund të kërkojnë ndihmë në të ardhmen.
Ankthi mbi borxhet studentore të grumbulluara gjatë kursit shtatëvjeçar, dhe ngarkesat e punës që shpesh kërkojnë punë gjithë natën, ishin burimet kryesore të stresit të identifikuara nga studentët.
Kurset universitare me vlera të dobëta, praktikat e arkitekturës që kërkonin që ata të punonin pa pagesë dhe diskriminim seksual dhe racor, ishin çështjet e tjera të theksuara nga të anketuarit në sondazhin e kryer nga revista e arkitektëve.
Më shumë studente femra raportohet se kërkonin këshilla mjekësore për shëndetin mendor sesa studentët meshkuj. Gati një në tre gra në anketë, 29%, raportuan se merrnin trajtim të shëndetit mendor lidhur me çështjet që lidhen drejtpërdrejt me profesionin e tyre, krahasuar me 23% të meshkujve.
Pothuajse 90% e 447 të anketuarve thanë se ju është dashur të punonin natën. Pothuajse një e treta thanë se duhet ta bëjnë rregullisht.
Dy të tretat e të diplomuarve thanë se borxhi i tyre në fund të kursit të tyre do të ishte 30 mijë funta ose më lart. Përkundër kësaj, gati një e treta thanë se iu kërkua të bëjnë praktikë falas.
Studentët që morën pjesë në studim raportuan se kishin parë miqtë që vuanin nga humbja e flokëve si pasojë e stresit. Një i anketuar raportoi se dy shokë të tij kishin kryer vetëvrasje, ndonëse Journal Architecture nuk ishte në gjendje ta verifikonte atë raport.
“Britania ka një epidemi të afërt të problemeve të shëndetit mendor në mesin e studentëve të saj. Ata që studiojnë arkitekturën duket se janë nën ngarkesa të shtuara, që buron ndoshta nga gjatësia e kursit dhe kohës para se të fitojnë të ardhura të duhura” tha Anthony Seldon, zëvendëskryetar i Universitetit të Buckingham-it dhe një aktivist i shëndetit mendor.
Stafi i Universitetit, gjithashtu, është duke vërejtur tendencën emocionale të arsimit të arkitekturës në studentët e tyre. Timothy Smith, drejtor i kursit të arkitekturës në Universitetin e Kingston, tha se ka pasur një rritje të numrit të studentëve që aplikojnë për “rrethana lehtësuese apo zgjerime” në vitet e fundit, duke shtuar se kërkesa e madhe për të punuar me kohë të pjesshme do të thotë se ka një “presion “mbi ta.
Nam Kha Tran, një student në Shkollën e Arkitekturës Sheffield, tha se problemet e shëndetit mendor janë “sëmundja e brezit tonë”.
Stephen Buckley, kreu i informacionit në qendrën e shëndetit mendor “Mind”, thotë se studentët e universitetit nuk janë të ngarkuar vetëm me stresin e provimeve dhe afateve të kurseve, por edhe me kredi dhe borxhe të larta studentore. Ai raporton një rritje të thirrjeve në linjën ndihmësse të qendrës së bamirësisë nga ata që kanë probleme financiare në vitet e fundit.
Jane Duncan, kryetari i Institutit Mbretëror të Arkitekturës Britanike, u kërkon studentëve të arkitekturës që luftojnë me probleme të shëndetit mendor për të kërkuar ndihmë, duke theksuar se ata “nuk janë vetëm”.
Duncan shtoi: “Unë jam e shqetësuar se kombinimi i tarifave të shkollimit, rritja e borxhit të studentëve dhe nevoja që shumë studentë të marrin punë të paguar jashtë studimeve mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë problemet e shëndetit mendor”.