Aktuale
21 jetë humbën duke punuar këtë vit

Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë ishte shqetësimi i cili përcjelli edhe vitin që po e lëmë pas. Edhe këtë herë vdekjet e lëndimet më të mëdha të punëtorëve ishin në sektorin e ndërtimit.
Veç këtë vit në Kosovë sipas statistikave të Sindikatë së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë dhënë lajminet në vendin e punës humbën jetën 21 punëtorë. Në mesin e këtyre, jetë humbi edhe 17 vjeçari Seldin Alija nga Lubizhda e Prizrenit.
17 vjeçari Alijaj ishte duke punuar me makinën e stiroporit.
Pasiguria, orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, shfrytëzimi i pagës minimale për të paguar punëtorët, abuzimi me kontrata për praktikant dhe mungesa e mbrojtjes ligjore të punëtorëve janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar nga viti në vit të rriten numri i të vdekurave në vendin e punës.
Vdekjet e shumta në vendin e punës dhe pasiguria në vendin e punës bënë që në nëntor Inspektorati i Punës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) të nisin aksionin për ndalimin e punimeve në ato kompani ndërtimore të cilat nuk kishin skele mbrojtëse.
Aksion ky i cili vetëm në Prishtinë arriti të ndaloj punën e 101 kompanive ndërtimore, për të vazhduar më pas me ndalimin e punëve në 16 objekte në Gjilan.
Ndërprerja e punëve për shkak të mungesës së skeleve mbrojtëse ishte qoi pluhur te Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor dhe kompanitë e ndërtimit të cilët kërkonin kohë për të siguruar skelet mbrojtëse, pasi që siç deklaronin ata sigurimi i këtyre skeleve është vështirë i siguruar për tregun kosovarë.
Megjithatë, kërkesa e tyre nuk u morë parasysh.
Më pas në 35 vend punishte në Prishtinë u lejua puna, pasi që këto kompani përmbushën kushtet e kërkuara.
Ndërsa, në vitin 2017 janë shënuar 8 vdekje.
Kurse, në përudhën pesë vjeçare në vendet e punës kanë vdekur 94 punëtorë.
