Featured
171 leje ndërtimi ka dhënë Prishtina e ka legalizuar 10 objekte në 2017-ën
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/ndertime.jpg)
Duke qenë kryeqytet interesimi për të ndërtuar në Prishtinës është i madh duke bërë që ndërtimet, kryesit ato të lata, kanë përfshirë pothuajse çdo cep, shkruan Ndërtimi.info.
Mirëpo, për të ndërtuar në Prishtinë, ashtu si edhe në të gjitha qytetet e Kosovës, paraprakisht duhet pajisur me leje ndërtimi në mënyrë që më vonë mos të ketë problem me institucionet përkatëse.
Edhe gjatë këtij viti të interesuarit për të ndërtuar në Prishtinë kanë aplikuar për leje ndërtimi në Drejtorinë e Urbanizmit.
Zyrtari i lartë për Planifikim dhe Zhvillim në këtë drejtori, Ergyn Hajredini ka bërë të ditur për Ndërtimi.info se gjatë viti 2017 Prishtina ka lëshuar 171 leje ndërtimi.
Krahas leje të ndërtimit edhe gjatë këtij viti në Prishtinë ka vazhduar legalizimi i objekteve ekzistuese.
Sipas zyrtares për informim në Komunën e Prishtinës, Miranda Mullazenuni ka thënë për Ndërtimi.info se gjatë viti që po lëmë pas janë legalizuar 10 ndërtime.
Këto ndërtime janë legalizuar në fillim të vitit, të cilat si ndërtime pa leje ishin identifikuara gjatë procesit të viti 2015./ Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)