Aktuale
16 komplekse memoriale u ndërtuan që nga viti 2013, e 19 janë në proces

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka disa muaj që është agjencia puna e të cilës është diskutuar e analizuar nga institucionet tjera shtetërore, e kryesisht puna në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Agjencia, e cila merret me projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e komplekseve memoriale, që nga viti 2013, kur ka filluar funksionimi i saj, ka ndërtuar 16 komplekse memoriale në gjithë vendin, shkruan Ndërtimi.info.
Kompleksi Memorial “Varrezat e Dëshmorëve të UÇK – së” Penuhë Poduhjevë;
– Memorialet “Masakra e Izbicës, Rezallës, Likovcit, Likoshanit;
– Memoriali në Çabrat – Gjakovë;
– Memoriali “Heroinat” Prishtinë;
– Memoriali i Dëshmorëve të UÇK – së Kaçanoll Podujevë
– Kompleksi Baza e Parë e UÇK-së, LLadovc – Podujevë;
– Kompleksi “Kulla e Zahir Pajazitit Orllan – Podujevë;
– Memoriali Masakra e Likoshanit – Drenas- konservimi i shtëpive te familjes Ahmeti;
– Memoriali i Dëshmorëve te UÇK – së Shipol Mitrovicë
– Memoriali në Krushë të Madhe – Rahovec
– Memoriali i Dëshmorëve te UÇK – së Xërxë – Rahovec
– Shtatorja e Diplomatit “Ëilliam Ëalker” Raçak Shtime
– Shtatorja e Heroit Kombëtar “Hasan Prishtina” Vushtrri
– Shtatorja e Heronjtë e Llapit – Podujevë;
– Shtatorja e heroinës Hyrë Emini Ferizaj
– Konservimi i veturës së UÇK-së, Lupq, Podujevë.
Përveç të përfunduarave, AMKM ka 19 projekte të cilat janë në proces e sipër. Në mesin e tyre është edhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kullat e të cilës janë në gjendje të rëndë dhe është vlerësuar se janë të rrezikuara që të rrëzohen.
- Kompleksi Memorial “Adem Jashari”; Prekaz – Skenderaj;
- Vazhdimi i punimeve në kompleksin memorial “Beteja e Koshares” Koshare;
- Kompleksi Memorial “Masakra e Raçakut” Raçak – Shtime;
- Kompleksi i Varrezave “Dëshmorët e UÇK-së”Marinë – Skenderaj;
- Kompleksi Memorial “ZIV Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë dhe Divjakë-Malet e Berishës;
- Kompleksi Memorial “Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së- Zona Operative e
Dukagjinit” Gllogjan – Deçan;
- Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” Vrellë – Istog;
- Kompleksi Memorial “27 Prilli” Meje , Gjakovë;
- Kompleksi Memorial Demë Ahmeti, Podujevë;
- Rregullimi dhe mirëmbajtja e sheshit Adem Jashari, Malishevë;
- Varrezat e Dëshmorëve – Negrovc – Drenas;
- Rregullimi i Varrezave të dëshmorëve në Dyz Podujevë;
- Ndërtimi i Memorialit të Berishëve, në qytetin e Suharekës;
- Bazamenti i Shtatores Edmond Hoxha në Junik;
- Ndërtimi i infrastrukturës përcjellëse, hapja e shtigjeve dhe lapidarët përkujtimorë, ne fshatin Gorozhub në rajonin e Hasit, Prizren për komandatët Mujë Krasnis dhe 40 dëshmorë tjerë të UÇK-së;
- Projekti ish Qendra e shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likofc, Skënderaj;
- Ngritja e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë;
- Memoriali Ibrahim Rugova;
- Ndërtimi i Sheshit Hasan Prishtina, Vushtrri.
Krahas ndërtimit, agjencia gjithashtu aktualisht ka përsipër mirëmbajtjen e 6 komplekse memoriale të vendit, të cilat të gjitha lidhen me luftën e fundit në Kosovë.
- Mirëmbajtja e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”; Prekaz – Skenderaj;
- Kompleksi “Kulla Zahir Pajaziti” Orllan Podujevë;
- Mirëmbajtja e Kompleksit Baza e Parë e UÇK-së, Llladovc – Podujevë;
- Mirëmbajtja memoriale; Izbicë, Likovc, Likoshan, Rrezallë – Skenderaj;
- Kompleksi i varrezave të dëshmorëve të brigadës 121 të UÇK-së, Ismet Jashari – Kumanova, Kleçkë –Divjakë, Lipjan; ( pritet se shpejti te filloj mirëmbajtja ).
- Mirembajtje Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së në Penuhë;
AMKM gjithashtu ka të parashikuara 11 projekete për projektim ekzekutim dhe mirëmbajtje, gjatë viteve 2019 – 2021.
- Memoriali “ Metush Krasniqi”- Dajkoc – Kamenicë – projektimi dhe ndërtimi;
- Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së Shqiponjë” ( ish Jabllanica)” Gjakovë –projektim ndërtim;
- Memoriali “Obelisku Afrim Zhitia” Lluga Podujevë – ndërtim;
- Ndërtimi Kulles se heroit kombëtar”Fehmi LLadrovci” Gllanasellë Drenas – ndertim;
- Memoriali “Dëshmorët” e UÇK-së” Landovicë Prizren – ndërtim;
- Konservimi i “Fshatit Memorial Struzhë” Kaçanik projektim – konservim;
- Sheshi Memorial “Dr Ibrahim Rugova” Istog – mirëmbajtje;
- Shërbimet e Inxhinierisë ( projektim mbikëqyrje ).
- Kompleksi i varrezave Masakra e Krushës së Madhe – mirëmbajtje ;
- Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” Xërxë Rahovec – mirëmbajtje;
- Memoriali “ Varrezat e Martirëve” Çabrat Gjakovë – mirëmbajtje. /Ndertimi.info/
