Connect with us

Aktuale

15 kompanitë me më së shumti borxh në tatim

Published

on

Janë të paktën 15 kompani që kanë të akumuluar tek tatimet një borxh që kap vlerën mbi 59 miliardë lekë. Kjo përbën 40.4 % të borxhit të akumuluar ne fund te vitit 2016. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lista përfshin emra të kompanive private por edhe publike.

Kompania që ka detyrimin më të madh ndaj tatimeve është ARMO, me një borxh prej 21 miliardë lekësh, që pasohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me 10 miliardë lekë dhe e treta në listë Korporata Elektroenergjitë Shqiptare me mbi 8.3 miliardë lekë.

Më pas renditen Deveron Oil (nënkontraktori i ARMO) me 7 miliardë lekë, Glob-Oil-SHa (1.7 mld lek); GeoTech Albania (1.7 mld lek); Top Bast (1.65 mld lek); Bankers Petroleum (1.46 mld lek); Belle Air (1.1 mld lek). Kompanitë e tjera kanë midis 700 dhe 830 mln lekë detyrime të papaguara. Ndërkohë burime nga Bankers sqaruan për “Monitor” se kompania nuk ka detyrime të papaguara në Tatime.

“Edhe vlerësimi tatimor prej 5 miliardë lekë + 2.5 miliardë lekë i vendosur nga tatimet në vitin 2015 është tashmë zeruar nga tatimet pas vendimit të eksperteve të pavarur në favor të Bankers”.

Sipas tatimeve në rritjen e detyrimeve tatimore të papaguara në afat, peshën kryesore e zënë kompanitë ARMO, OSHEE dhe KESH me 40 miliard lekë ose 27.2 % të të gjithë shumës së borxhit të papaguar në fund të vitit 2016.

Peshë të rëndësishme në totalin e borxhit zënë edhe subjektet buxhetore dhe entet publike me rreth 17% të totalit të stokut të borxhit në fund të vitit 2016. Sakaq në fund të vitit 2016 gjendja e detyrimeve të papaguara arrin në rreth 147 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 45,5%, krahasuar me një vit më parë. Tatimet theksojnë, se në vlerën e borxhit janë futur edhe detyrimet tatimore të cilat janë ankimuar nga ana e tatimpaguesve dhe janë në procese shqyrtimi gjyqësor. Për vitin 2016 vlera e detyrimeve në proces shqyrtimi gjyqësor është rreth 37.338.391 mijë lekë, e cila faktikisht nuk është kthyer akoma në detyrim për tu paguar.

Kjo shumë i përket 541 tatimpaguesve që janë në procese gjyqësore. Duke zbritur këtë vlerë nga shuma totale, shuma e detyrimeve tatimore të papaguara tatimore në fund të vitit 2016 realisht është 109.729.679 mijë lekë. Përveç shtimit të detyrimeve të papaguara në vlerë ka edhe rritje të ndjeshme të numrit të bizneseve të cilat kanë këto detyrime.

Në fund të vitit 2016 numri i këtyre bizneseve arriti në 146.650 dhe nga keto 70,519 tatimpagues janë aktualisht me status aktiv dhe diferenca për 76,131 janë tatimpagues me status pasiv. Ndërsa borxhi tatimor total kap vlerën 147 miliardë lekë vetëm borxhi i ri tatimor nga 1 janari në fund shtator 2017 vlerësohet në 35 miliardë lekë kurse detyrimet e arkëtuara për të njëjtën periudhë janë në masën 15 miliardë lekë.

“Duke marrë parasysh fshirjet e detyrimeve tatimore të zbatuara deri tani gjatë muajit tetor, shuma totale e borxhit zbret në 111.7 miliardë lekë dhe duke zbritur këtu edhe 37.338.391 mijë lekë detyrime në proces shqyrtimi gjyqësor, kjo shumë zbret 74.4 miliardë lekë” pohojnë Tatimet.

Në të dhënat më sipër nuk janë përfshirë edhe fshirjet e borxheve me dhe pa kushte, të zbatuara gjatë muajit tetor 2017, për 13,210 tatimpagues me një shumë prej rreth 8.84 miliard lekë.

Duke marrë parasysh fshirjet e detyrimeve tatimore të zbatuara deri tani gjatë muajit tetor, shuma totale e borxhit zbret në 111.7 miliard lekë dhe duke zbritur këtu edhe 37.338.391 mijë lekë detyrime në proces shqyrtimi gjyqesor, kjo shumë zbret 74.4 miliard leke. Nga të dhënat e tabelës rezulton se ARMO ka përfituar fshirjen e 11.5 mld lekëve nga falja fiskale, ose më shumë se gjysmën e detyrimit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending