Connect with us

Aktuale

15 fshatra të Dragashit mbesin pa ujë për shkak të shkeljeve në tender

Published

on

15 fshatra të Komunës së Dragashit, nuk po mund të furnizohen me ujë të pijes, shkaku i parregullsive në tenderin për shtrimin e ujësjellësit.

Këto shkelje kanë filluar të bëhen qysh nga hapja e tenderit për shtrimin e ujësjellësit nga mesi i vitit 2016 e deri më tani.

Kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani, tha për KALLXO.com, se projekti i ujësjellësit është një nga projektet madhore të komunës së Dragashit që i përfshinë 15 fshatra të komunës së Dragashit dhe qytezën.

Sipas Shabanit, ky projekt nuk po mund të realizohet shkaku i pengesave gjatë procesit të tenderimit.

Kryetari fajin ia len edhe komisionit vlerësues, i cili sipas tij pas çdo vlerësimi, OSHP-ja i ka kërkuar që lëndët të rivlerësohen.

“Është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka të bëjë me ujin e pijes në gjysmën e fshatrave të komunës sonë. Për fat të keq ka pas disa pengesa gjatë procesit të tenderimit. Komisioni që e bënë vlerësimin  dhe e përzgjedh Operatorin Ekonomik që do të duhej t’i kryej punimet për momentin nuk ka rezultuar i suksesshëm për arsye që gjitha vendimet që i ka marr komisioni me kërkesë të OSHP-së është kërkuar të rivlerësohet për shkak se ka pas ankesa nga OE”, tha Shabani.

Shabani tha se as nuk po arrijnë që ta zgjedhin Operatorin Ekonomik, as nuk po iu lejohet që të anulojnë tenderin për të hapur një të ri.

“Jemi në një situatë se as nuk po mund t’i zgjedhim Operatorin Ekonomik po as nuk po arrijmë dhe s’po na lejohet të anulohet i gjithë tenderi dhe të shpallet tenderi i ri”, tha ai.

Së fundi sipas Shabanit kanë pasur një vlerësim të ri dhe iu njoftimi për kontratë iu është dhënë një Operator Ekonomik që nuk ka qenë herëve të tjera.

“Jemi në pritje të vlerësimit kemi informata që prapë do të ketë ankesa dhe do ta presim qëndrimin e fundit të OSHP-së”, theksoi Shabani.

Ndërsa, Selim Kryeziu ish kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se problemi i këtij tenderi është histori në komunën e tyre.

Ai dyshon se komuna përpiqet që tenderin tua jap kompanive të caktuara ndaj të cilave ka borxhe.

“Problem i ujit më mirë është ta quajmë historia e ujit në komunën tonë. Mendoj se arsyeja që ky tender anulohet është fakti se komuna ka borxhe ndaj kompanive të ndryshme dhe përpiqet t’ia jep një kompanie të caktuar dhe jo asaj që i plotëson kushtet e kriteret. Janë 15 fshatra që presin ujë nga ai ujësjellës dhe është e pa hijshme dhe e pa ndershme që për hir të kompanive të caktuara ti lësh gjitha këto fshatra pa ujë”, tha Kryeziu.

Në muajin nëntor të këtij viti, Komuna e Dragashit ka bërë njoftimin për dhënie të kontratës në tenderin Ujësjellësi kryesor-Vazhdim i punimeve (Projekt tre vjeçar).

Grup i Operatorëve Ekonomik të cilët iu është dhënë kontrata është  NPN “ALFA-ING” dhe ” AL – TRADE ” SH.P.K me vlerën e përgjithshme e kontratës 1.282.701,55 euro.

Por, ky tender nuk do të përmbyllet me këtë njoftim, pasi serish ka ankesë në OSHP. Rasti do të trajtohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke u zvarritur ky projekt që është nisur për herë të parë në vitin 2016. OSHP-ja disa herë kishte gjetur shkelje ligjore të bëra nga Komuna e Dragashit në këtë tender.

Para njoftimit për kontratë, Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte lëshuar një urdhëresë ndaj Komunës së Dragashit me të cilën lëndën paraprake autoriteti kontraktues e kishte anuluar.

Gazeta Jeta në Kosovë, vazhdimisht ka shkruar për dështimet e këtij tenderi.

Në nëntor të vitit 2017, Gazeta Jeta në Kosovë, kishte shkruar se Komuna e Dragashit për disa herë me radhë është dashur ta mbrojë vendimin e saj para panelit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Projekti për shtrimin e rrjetit të ujësjellësit ka nisur për herë të parë në qershor të vitit 2016 ende nuk është finalizuar. Pas disa tentimeve, kjo komunë kishte vendosur që të anulonte procesin e prokurimit duke e rishpallur tenderin e ri me disa ndryshime të vogla në projekt.

Në dy tenderë të ndryshëm, por për punën e njëjtë, Komuna e Dragashit ka bërë shkelje ligjore duke e zvarritur zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në disa fshatra.

Në shkurt të vitit 2018, gazeta ka shkruar se tenderi për shtrimin e ujësjellësit në Komunën e Dragashit është kthyer në rivlerësim dhe se i njëjti disa herë është anuluar për shkak të shkeljeve të përsëritura ligjore që janë bërë nga Komuna e Dragashit.

Edhe në maj të këtij viti gazeta ka shkruar se Komuna e Dragashit, nuk ka mundur ta përfundoj procedurën e tenderimit për shtrimin e ujësjellësit.

Që nga qershori i vitit 2017,  ka filluar procedura e prokurimin për tenderin e ri dhe vazhdimit OSHP ka marr vendim për anulim të dhënies së kontratës.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending