Connect with us

Aktuale

14 vendet në të cilat gjenden statujat e presidentëve amerikanë, diku befasuese

Published

on

Pasi të mbarojnë punët e tyre derisa janë në detyrë, disa presidentë amerikanë nuk harrohen as pas kësaj – madje as jashtë vendit të tyre.

Për këtë, kryesisht për kontributin e tyre në vendet përkatëse, disa presidentë amerikanë kujtohen duke u “gdhendur në bronz” larg vendlindjes.

Kështu, për të parë se ku ata janë, Bussines Insider ka bërë një listë të vendeve në botë, ku disa ish-presidentë amerikanë, janë të “gdhendur në bronz”

Abraham Lincoln ka një statujë në Mexico City, Meksikë.

Statuja e Linkolnit iu dhurua Meksikës nga qeveria amerikane. Ish-presidenti Lyndon Johnson e porositi atë në 1964 për të ndihmuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ekzistojnë gjithashtu statuja të Lincoln në tre qytete të tjera meksikane, përfshirë Tijuana. Lincoln është pëlqyer në Meksikë, për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës dhe skllavërisë meksikane, si dhe mbështetjes së tij për ish-presidentin meksikan Benito Juarez.

Benjamin Franklin ka një statujë në Paris, Francë.

Statuja prej bronzi e Franklin në Paris iu dhurua Francës në vitin 1906 nga New England Society. Ishte një kopje e bazuar në një skulpturë të Franklin nga John J. Boyle, e cila ishte ndërtuar për Filadelfia.

Franklin jetoi në Paris për më shumë se shtatë vjet. Ai ishte ambasadori i parë amerikan në Francë.

Thomas Jefferson gjithashtu ka një statujë në Paris.

Statuja prej bronzi e Jefferson u zbulua në Seine, më 4 korrik 2006. Ai qëndron duke mbajtur një pendë dhe një vizatim. Artisti francez Jean Cardot bëri skulpturën, dhe ajo u dhurua në Francë nga fondacioni Florence Gould.

Para se të ishte presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, Jefferson ishte ministri i parë në Francë në 1785, përcjell Telegrafi.

George Washington ka një statujë në Londër, Angli.

Statuja e Uashingtonit u ngrit në vitin 1921, me pamje nga Sheshi Trafalgar në Londër. Ai është mbështetur në 13 shkopinj për të përfaqësuar 13 kolonitë origjinale.

Dwight D. Eisenhower gjithashtu ka një statujë në Londër.

Statuja e Eisenhower ishte ngritur jashtë ambasadës amerikane, në Sheshin Grosvenor. Ajo përballet me ndërtesën ku ai ishte i vendosur kur ishte në komandë të forcave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Margaret Thatcher e zbuloi atë në vitin 1989.

Në mbishkrimin e tij thuhet: “Besimi që mbajmë nuk na takon vetëm neve por të lirëve të të gjithë botës”.

Ronald Reagan ka një statujë në Budapest, Hungari.

Statuja prej bronzi në Sheshin Liria në Budapestin qendror, u ngrit për të njohur përpjekjet e tij për të ndihmuar Hungarinë të lirohet nga komunizmi.

Kur u ngrit në vitin 2011, kryeministri Viktor Orban tha se Reagan kishte ndryshuar Evropën Qendrore

“Sot, ne po ngremë këtu një statujë për njeriun, për udhëheqësin, i cili ndryshoi, që e përtëriti, këtë botë dhe krijoi në të një botë të re për ne në Evropën Qendrore – një njeri që besoi në liri, i cili besoi në forcën e moralit të njerëzve të çliruar dhe që muret që qëndrojnë në rrugën e lirisë mund të rrëzohen”, tha Orban.

Reagan gjithashtu ka një statujë në Varshavë, Poloni.

Statuja prej bronzi e Reagan në Varshavë u ngrit për të festuar vijën e ashpër që mori kundër Bashkimit Sovjetik, gjë që besohet se ndihmoi në rrëzimin dhe për t’i dhënë fund komunizmit në Poloni.

Momenti që është kapur ishte në vitin 1987 kur Reagan ishte në portën e Brandenburgut në Berlin dhe i tha udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik: “Z. Gorbachev, rrëzoj këtë mur”.

Dhe ai ka një statujë në Gdansk, Poloni.

Në Gdansk, një statujë e Reagan po qëndron pranë Papës Gjon Pali II. Statuja, e bërë nga bronzi, u frymëzua nga një fotografi e fotografuar nga AP kur John Paul vizitoi SHBA-në në vitin 1987, dhe nderon mbështetjen e Reagan për Poloninë, kur po përpiqej t’i jepte fund komunizmit. Ish Papa ishte nga Polonia.

Reagan ishte gjithashtu i mirënjohur për lënien e një qiri të ndezur në dritaren e Shtëpisë së Bardhë në 1981 për të treguar solidaritetin me vendin pasi u zbatua ligji ushtarak.

Në kohën e kësaj fotografie, krahu i statujave ishte prerë nga vandalët.

Abraham Lincoln ka një statujë në Moskë, Rusi.

Në foto është një statujë e përkohshme e Lincoln në Moskë, por qyteti gjithashtu ka një të përhershëm.

Përpara arkivave federale të Rusisë është një skulpturë e Linkoln që shtrëngon duart me Czar Alexander II. Statuja u zbulua në vitin 2011 për të shënuar 150 vjet që nga çlirimi i bujkrobërve të Rusisë.

Bill Klinton ka një statujë në Kosovë.

Klinton ka një statujë në Prishtinë, Kosovë, e cila u zbulua në vitin 2009 në Bulevardin “Bill Klinton”.

Statuja ka ngritur njërën dorë, ndërsa ana tjetër mban dokumente të datës 1999, për kohën kur NATO-ja filloi një sulm ndaj Serbisë. Ishte ky sulm, i cili nisi Klinton, që ndaloi trupat serbe të vrisnin shqiptarët.

George W. Bush ka një statujë në Fushe Krujë, Shqipëri.

Bush ka një statujë në Shqipëri. Ai ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë kur arriti në vend në vitin 2007. Statuja qëndron në një shesh të quajtur sipas tij.

Është gjithashtu një tjetër simbol i mirënjohjes që ka Shqipëria ndaj SHBA-së.

Woodrow Wilson ka një statujë në Pragë, Republika Çeke.

Statuja prej bronzi e Wilson është një kopje e saktë e një statuje të mëparshme të tij në Pragë. Të dy statujat i kanë duart e tij të zgjatura dhe kanë për qëllim të tregojnë se ai jep një bekim, duke aluduar në dëshirën e Wilson që kombet të bëhen shtete të pavarura.

Pas Luftës së Parë Botërore, pothuajse çdo fshat i vendit kishte një rrugë të quajtur sipas tij, ose posterin e tij të varur në një hapësirë publike, përcjell Telegrafi.

Ai u quajt “prindi i kujdesshëm” i Çekosllovakisë. Por më pas gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët nazistë hodhën poshtë statujën dhe thuhet se kanë përdorur metalin për të bërë plumba. Kjo statujë më e fundit është krahasuar me një “feniks që ngrihet nga hiri”.

Hurry Truman ka një statujë në Athinë, Greqi.

Truman ka një statujë bronzi në qendër të Athinës pranë Ambasadës së SHBA-së. Ajo u ngrit në vitin 1963, pasi iu dhurua Greqisë për të nderuar Trumanin dhe administratën e tij për dhënien e 2 miliardë dollarëve ndihmë Greqisë për të luftuar komunizmin.

Që atëherë, statuja ka pasur edhe kohë jo të mira. Ajo u bombardua në vitin 1986 dhe u rrëzua në tokë të paktën pesë herë deri në vitin 2006. Dhe në vitin 2013, ajo ishte e mbuluar me bojë rozë dhe të kuqe.

Barack Obama për pak kohë kishte një statujë të ndezur në Pekin, Kinë.

Obama kishte një statujë në flakë në Kinë në vitin 2009. Ai pati një vizitë të planifikuar në Kinë, dhe për të festuar, një artist vendas me emrin Liu Bolin krijoi një skulpturë bronzi që shpërtheu në flakë, sepse ai ishte “kaq i nxehtë tani”.

Statuja u bazua në një foto të Obamës kur ai ishte në kopertinën e revistës Time pasi u emërua Personi i Vitit 2008.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending