Connect with us

Trashëgimia

Muzetë dhe galeritë më të popullarizuara në botë

Published

on

Për të vizituar një muze apo galeri, shpesh herë konsiderohet si “kosto e lartë” për shumë turistë që i planifikojnë pushimet e tyre.

Ka shumë vende në botë që tërheqin syrin e njeriut për t’i vizituar ato, mirëpo janë disa vende më të popullarizuara në botë që kanë çdo ditë numër të madh të turistëve, transmeton Sinjali.

Në raportin e fundit të “Global Attractions Attendance”, asociacioni Themed Entertainment (TEA) ka renditur muzetë më të vizituar përgjatë vitit 2018.

Numri i përgjithshëm i vizitorëve të rreth 20 muzeve më të vizituar në botë arrin shifrën prej 108.1 milionë njerëzve.

Ani pse muzetë në Kinë kanë shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, qendrat e trashëgimisë në Evropë ende dominojnë për numrin e vizitorëve.

Këto ishin 15 muzetë dhe galeritë më të vizituara rreth botës përgjatë vitit 2018:

Muzeu i Luvrit – Paris, Francë

1. Louvre Museum — Paris, France

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 10.2 milionë.

Muzeu Kombëtar i Kinës – Pekin, Kinë

2. National Museum of China — Beijing, China

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 8.6 milionë.

Muzeu metropolitan i Artit – Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

3. Metropolitan Museum of Art — New York City, United States

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 7.36 milionë.

Muzeu i Vatikanit – Qyteti i Vatikanit

4. Vatican Museum — Vatican City

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 6.7 milionë.

Tate Modern – Londër, Mbretëria e Bashkuar

7. Tate Modern — London, United Kingdom

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.8 milionë.

Muzeu britanik – Londër, Mbretëria e Bashkuar

6. British Museum — London, United Kingdom

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.8 milionë.

Galeria Kombëtare – Londër, Mbretëria e Bashkuar

8. National Gallery — London, United Kingdom

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.736 milionë.

Muzeu i Historisë – Londër, Mbretëria e Bashkuar

9. Natural History Museum — London, United Kingdom

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.2 milionë

Muzeu amerikan i Historisë – Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

10. American Museum of Natural History — New York City, United States

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5 milionë.

Muzeu Kombëtar i Historisë – Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

11. National Museum of Natural History — Washington, United States

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.8 milionë.

Muzeu Kombëtar i Ajrit dhe Hapësirës – Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

5. National Air and Space Museum — Washington, United States

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.8 milionë.

Muzeu i Kinës për Shkencë dhe Tekonologji – Pekin, Kinë

13. China Science and Technology Museum — Beijing, China

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.4 milionë.

Galeria Nacionale e Artit – Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

12. National Gallery of Art — Washington, United States

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.4 milionë.

“Zhejiang Museum”– Hangzhou, Kinë

15. Zhejiang Museum — Hangzhou, China

Numri i vizitorëve në 2018: 4.2 milionë.

“Hermitage Museum” – Shën Petersburg, Rusi

14. Hermitage Museum — St. Petersburg, Russia

Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.2 milionë.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending