Arkitekturë
11 pyetje për t’i bërë vetes para se të ridizajnoni zyrën
Kur dizajnoni ose ridizajnoni një vend pune, është e rëndësishme të konsideroni se si hapësira do të ndikojë tek punonjësit dhe klientët. Ajo ka fuqinë për të inkurajuar drejtimin dhe manipulimin e komunikimit brenda zyrës, ndërkohë që është përshtypja e parë që shumica e njerëzve fitojnë nga kompania.
Kjo listë përmbledh të gjitha pyetjet shpesh të anashkaluara që janë të rëndësishme për tu bërë për të hartuar në mënyrë efektive një zyrë nëse jeni gati për të filluar një biznes, do të lëvizni vendndodhjen apo ridizajnoni hapësirën tuaj të punës.
Cila është kultura juaj e brendshme dhe qasja si rekrutimit dhe mbajtjes?
Filloni duke parë modelin tuaj të biznesit, kulturën tuaj të zyrës dhe praktikat tuaja të përgjithshme të punësimit dhe qëllimet e biznesit. Pastaj, si pikë fillestare, mendoni për zgjedhjet e dizajnit që do t’i inkurajojnë këto vlera.
Cila është struktura juaj e menaxhimit?
Ju mund të pëlqeni më tepër një zyrë të hapur dhe zona të përbashkëta. Nëse kompania juaj ka më shumë një menaxhim të strukturuar, mund të balanconi planin e hapur dhe hapësirat e mbyllura për t’u përdorur nga të gjithë.
Si do të jetë kompania juaj në madhësi gjatë periudhave të ardhshme 1, 3 ose 5 vjeçare?
Nuk ka rëndësi nëse jeni një firmë e vogël familjare ose një korporatë e madhe, pyetja është se ku do shkoni. Nëse prisni të rriteni shpejt, do t’ju duhet të lini hapësirë për zgjerim. Nëse mendoni të zvogëloheni, do të duash të shmangësh largimin e blloqeve të mëdha të hapësirës së pabanuar, si për shkak të kostos dhe të moralit.
A bazohet modeli juaj i biznesit në bashkëpunimin e brendshëm?
Nëse punonjësit tuaj janë të angazhuar në bashkëpunim të vazhdueshëm me anëtarët e ekipit, ju do të duhet ë siguroheni që mobiljet tuaja ofrojnë fleksibilitet dhe lëvizshmëri.
A vizitojnë klientët ose partnerët e biznesit kompaninë ndonjëherë?
Nëse ju vijnë vizitorë të rëndësishëm, do të dëshironit të keni një zonë mbresëlënëse pritjeje, një sallë të këndshme pune ose një zonë tjetër takimi me vepra të vogla arti me porosi për të bërë përshtypje të mirë.
A kanë klientët apo anëtarët e ekipit ndonjë nevojë të veçantë?
Nëse keni një zonë të pritjes për klientët në vendin tuaj të punës, a është e rehatshme? A keni banjo? A ka hapësirë që ata të punojnë në një kompjuter ose të ulen dhe të pinë kafe? Sa njerëz kanë nevojë për një akomodim të tillë?
A ka fusha brenda organizatës në të cilën ruhen informacionet e ndjeshme?
Nëse punonjësit tuaj trajtojnë çështje financiare, ligjore apo personale të njerëzve, mund të jetë më e rëndësishme të përcillni seriozitet si për punonjësit tuaj ashtu edhe për klientët që vizitojnë vendin e punës. Rregulloni zyra më private, ngjyra të errëta dhe mobilje më tradicionale në ato hapësira të veçanta.
Si udhëtojnë punëtorët tuaj?
A vijnë punonjësit me metro ose sistem tjetër transporti masiv ose me makinë? A ka ndonjë që udhëton me biçikletë për në punë? A keni nevojë për hapësirë për biçikleta në vendin e punës? Një vend për t’i lënë çadrat ? Ju duhet t’i mendoni këto gjëra.
A keni ndonjëherë raste urgjente?
Nëse biznesi juaj është një që ka kriza herë pas here, mund të konsideroni një zyrë më të hapur ku një menaxher i lartë mundet shpejt të futet në mes të dhomës dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Ku do të hanë punëtorët tuaj?
Sa punëtorë do të dalin për drekë ose do të hanë në zyrë? A do të jepni fruta ose kafe falas për të mbajtur punëtorët më produktiv? A keni nevojë për një kafene? A do të jetë lokali juaj aty ku punëtorët takohen për biseda të rastësishme ose të kryejn punë?
Këto janë vetëm disa pyetje që duhen marrë parasysh. Bizneset ndryshojnë, dhe zyra juaj ka nevojë të ndryshojë me të. Por çfarëdo vendimi që merrni, gjëja më e rëndësishme nuk është përgjigja specifike, por një qasje e zhytur në mendime për pyetjet.