Arkitekturë
10 stilet arkitekturore më të njohura të të gjitha kohërave

Çdo vend apo qytet ka historinë e tij unike me periudhën dhe ndikimin që ka pasur dhe ajo çfarë e vërteton më së miri këtë është arkitektura.
Duke vështruar ndërtesat e secilit prej vendeve të cilat vizitoni, shumë shpejt do të kuptoni se ato mjaft lehtë mund t’ju tregojë historinë e vetë vendit me ndihmën e tendencave të arkitekturës. Çdo stil ndërtimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në kohën në të cilën është përdorur dhe tashmë në ditët e sotme secili prej stileve arkitekturore identifikojnë kohën si dhe vendin ku janë përdorur. Secili prej këtyre stileve kaq të veçanta të arkitekturës që kanë mbizotëruar në periudha të ndryshme në të gjithë botën, kanë karakteristikat e tyre unike dhe tendencat që mund të vërehen edhe tani, pas mijëra e qindra vjet më pas. Ne kemi zgjedhur 10 stilet më të famshme të arkitekturës me veçoritë e tyre përkatëse për të mësuar më shumë detaje rreth tyre.
Stili arkitekturor Modern
Stili modern, apo edhe modernist ka një pamje shumë të re mbi ndërtesat që dolën në fillim të shekullit të 20-të. Qasja e ndërtimit të këtyre ndërtesave është logjike dhe racionale. Ky lloj stli mund të përdorë materiale të ndryshme dhe perspektiva të reja strukturore sesa ornamenti dhe zbukurimi. Ju mund ta gjeni këtë lloj ndërtimi në vende të ndryshme anembanë botës. Karakteristikat e tij të veçanta janë kryesisht elementët e mëposhtëm. Përdorin dysheme dhe çati të sheshtë, asimetri, kubike dhe cilindrike.
Stili arkitekturor i Egjiptit të Lashtë
Një qytetërim i lashtë mirë zhvilluar që na lanë mrekullitë e famshme botërore, piramidat, që ende qëndrojnë në Egjipt për mijëra vjet. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, ka shumë ndërtesa arkitekturore të mbetura. Materialet kryesore për ndërtesat ishin guri, guri gëlqeror, gur ranor, graniti dhe tulla me baltë. Është e vërtetë se pjesa më e madhe e arkitekturës së lashtë romake shkatërrohet nga Nili për shkak të përmbytjeve. Por ka fshatra që qëndrojnë, fortesa dhe tempuj. Simbolizmi është elementi kryesor i këtij lloji. Ai mbështetet fort në pikëpamjet fetare dhe gjithashtu prakticitetin estetik për përdorim të përditshëm.
Stili arkitekturor Islamik
Stili arkitekturor islamik pati ndikim të fortë nga ndërtimi i tokave të pushtuara gjatë shekullit të 7-të. Tipari i shquar i këtij lloji është xhamia, një tempull islamik me një minar. Kjo është një kullë, dhe gjithashtu është ndërtesa më e lartë në zonën lokale në mënyrë që të gjithë ta shohin atë. Karakteristika të veçanta të ndërtesave të tilla janë masiviteti, kaligrafi islamik dhe stolisjet si për pjesën e brendshme ashtu edhe të jashtme të saj.
Stili arkitekturor Barok
Kjo tendencë e dizajnit të ndërtesës ka lindur në Itali në fillim të shekullit të 17-të dhe ka disa veçori karakteristike që gjithashtu paraqiten në tendencën e rilindjes. Instrumentet kryesore të tij janë drita dhe hija. Ky efekt në ndërtesat e mëdha i bën vizitorët të përqëndrojnë vëmendjen e tyre në pjesët e nevojshme dhe të fshehin një tjetër. Katedralja dhe kishat e një stili barok kanë një qendër të madhe dhe të gjerë. Në kombinim me kolonat dhe kupolën krijohet atmosfera e teatrit ku të gjithë mund ta shohin skenën. Nga jashtë këto ndërtesa gjenden kryesisht të zbukuruara me ngjyrë të bardhë. Përfaqësues të stilit barok të arkitekturës mund të gjeni kryesisht në Vjenë, Spanjë, Itali dhe Francë.
Stili arkitekturor Viktorian
Gjithkush ka dëgjuar për këtë stil ndërtimi që e ka origjinën në mes të shekujve 19 dhe i referohet Mbretëreshës Viktoria. Nuk ka karakteristika specifike për ndërtesat, pasi ato ndikohen nga stilet evropiane, të Lindjes së Mesme dhe madje edhe të stileve aziatike. Megjithatë, veçoria e saj unike është kryesisht përdorimi i tullave të kuqe. Ngjyrat mbizotëruese për pjesën e jashtme të nëdtesave janë ngjyra kafe dhe e kuqe, por ju mund të gjeni ndërtesa viktoriane me ngjyra të tjera. Më së shumti stil stili Viktorian gjendet në Mbretërinë e Bashkuar.
Stili arkitekturor Bauhaus
ky është lloji i arkitekturës gjermane që u shfaq në vitin 1900 dhe fitoi shumë pak popullaritet jashtë kufijve të këtij vendi. Ideja e këtij stili është unifikimi i dizajnit praktik dhe arteve të bukura, sidomos skulpturës dhe pikturës. Tipari unik i stilit Bauhaus është përdorimi i numrit të kufizuar të ngjyrave të pastra. Ato janë kryesisht e bardha, e zeza dhe grija. Shtëpitë e vlerave të rrepta, gjeometrike dhe funksionalitetit më shumë se çdo gjë.
Stili arkitekturor Neo Futurist
Lindja e këtij stili kaq të veçantë të ndërtimit është shekulli i 21-të, dhe ka një pikëpamje krejtësisht të re mbi gjërat e zakonshme dhe ndërtesat. Një nga karakteristikat më të shquara të këtij lloji është teknologjia e lartë. Me zhvillimin e shpejtë të teknologjive, qasjet e reja rreth mënyrave se si të ndërtohet janë në përdorim tani. Ju mund të gjeni materialet e papërdorura më parë në ndërtesa të tilla dhe se si natyra dhe shkenca kombinohen në harmoni me njëra tjetrën. Kjo tendencë po rritet në mbarë botën. Së shpejti do të jeni në gjendje të shihni shtëpi inteligjente nga më të ndryshmet, pasi nuk ka kufizime se si duhet të duken ato.
Stili arkitekturor i Rilindjes
Është një stil arkitekturor evropian i ndryshëm me atë të që përmendëm më parë. Ajo la prapa ashpërsinë e majave dhe mungesën e simetrisë dhe përkundrazi, përpiqet të ruajë përmasat dhe balancën. Ajo filloi në Itali rreth shekullit të 15-të, dhe ndërtimet shekulloree përfaqësojnë më së shumti atë. Termi rilindje do të thotë ringjallje. Ky lloj ose stil arkitekturor ruan tendencat e dizajnit romak, grek dhe klasik. Ju mund të gjeni ndërtesa përfaqësuese të këtij lloji pothuajse në çdo vend evropian.
Stili arkitekturor Gotik
Ky stil i përket arkitekturës evropiane i cili lindi dhe ishte popullor në Mesjetë. Një fakt interesant tregon se termi ka origjinën barbare sepse nuk ndjek simetri. Karakteristikat e veçanta për ndërtesat e këtij lloji janë lartësia, masiviteti, majat e mprehta si dhe hapësira të brendshme mjaft të bollshme. Kryesisht përfaqësuesit e këtij stili janë kisha, katedrale, kështjella dhe madje edhe shtëpi. Stili arkitekturor gotik e fitoi popullaritetin më të madh në Francë dhe një shembull i mirë i saj është Bazilika e Shën Denisit në Paris. Atje mund të gjeni shumë ndërtesa gotike që u sjellin vizitorët atmosferën e epokës mesjetare.
Stili arkitekturor Tudor
Një tjetër stil arkitekture që përfaqëson epokën mesjetare është Tudor. Vendet e lindjes janë Ishujt Britanikë, Angli, Skoci dhe gjithashtu Irlandë. Karakteristika unike e këtij lloji është kombinimi i karakteristikave nga llojet e ndërtimit të Rilindjes dhe stilit Gotik gjithashtu. Ngjyrat e saj mbizotëruese janë e zeza dhe e bardha ose dy ngjyra të tjera kontrastuese. Përfaqësuesit e stilit Tudor janë kryesisht kështjellat dhe shtëpitë private dhe për t’i parë ato vetë, do t’ju duhet të vizitoni Mbretërinë e Bashkuar.
