Arkitekturë
10 ndërtesat që tregojnë se si do të jetë arkitektura në të ardhmen

Kur flasim për arkitekturën, mund të themi që sot ajo i ka kaluar kufijtë e modernes. Ndërtesa në forma nga më abstraktet, veshje fasadash që deri dje nuk kanë ekzistuar!
Pra njerëzimit kurrë nuk i kanë mjaftuar ato që ka, ndaj kërkesat sa vinë e shtohen dhe një ndërtesë sot nuk shërben vetëm për të ofruar strehim. Ato duhet të jenë të këndshme dhe njëkohësisht të ndihmojnë mjedisin e të duken frymëzuese. Në këtë listë do të gjeni 10 ndërtesa që tregojnë se si po zhvillohet arkitektura dhe cfarë na rezervon ajo në të ardhmen!
10. Projekti Favela në Rio de Janeiro, Brazil.
Projekti nisi në vitin 2010 si iniciativë bashkëpunuese mes artistëve hollandezë Jeroen Koolhaas dhe Dre Urhahn of Haas&Hahn së bashku me një ekip lokal në Santa Marta Favela në Rio de Janeiro (lagje e varfër braziliane). Lëvizja është përhapur në të gjithë botën pas transformimit të një zone të shkatërruara në Filadelfian e Veriut. Ideja për të transformuar hapësirat publike është një mënyrë për të ndihmuar zonat e varfëra në botë.
9. Qendra e Interpretimit Mapungubwe në Parkun Kombëtar Mapungubwe në Limpopo, Afrika e Jugut.
Plani për këtë qendër të mahnitshme është projektuar nga Arkitektët Peter Rich. Ndërtimi filloi me një motiv mbi gurë, që u zbulua në vendin e mëparshëm të një qytetërimi të lashtë të Afrikës së Jugut. Forma e kësaj strukture është ndërtuar duke përdorur një teknikë ndërtimi 600 vjeçare, madje është ekologjikisht dhe ekonomikisht mjaft efikase.
8. Stacion Karburanti dhe McDonalds në Batumi, Gjeorgji.
Ky stacion karburanti në thelb të ofron shumë më tepër se vetëm një karburant për klientët. Stacioni ka një restorant (McDonalds), një pishinë dhe një park publik.
7. Pavijoni Wendy në Queens, New York, SHBA.
Ne të gjithë e dimë se cilësia e ajrit në zonat urbane është shumë e keqe dhe Wendy nga Hollwich Kushner synon trajtimin e këtij probelmi. Kjo ndërtëse është e veshur me një fasadë e cila përmban nanogrimca titani, me qëllim reduktimin e ajrit të ndotur në atmosferë. Kjo sipërfaqe thith dioksidin e karbonit nga ajri dhe për krahasim; një këmbë katrore e saj është e barabartë me 250 makina të marra së bashku në rrugë.
6. Selia Qendrore e Televizionit të Kinës në Pekin, Kinë.
Televizioni Qendror i Kinës (CCTV), ka selinë e krijuar nga OMA , dhe brenda ndërtesës ka gjithcka për të gjithë procesin e plotë të televizionit; administratën, transmetimin dhe prodhimin e një sërë aktiviteteve të lidhura së bashku. Ndërtesa ofron një alternativë për një kullë konvencionale duke inkurajuar bashkëpunimin gjatë veprimtarive brenda saj.
5. Ark Nova në Matsushima, Japoni.
Kjo ndërtesë është dizajnuar nga Anish Kapoor dhe Arata Isozaki. Kjo sallë koncertesh është inflatable (e mbushur me ajër) dhe e lëvizshme. Është krijuar duke përdorur një membranë plastike tepër elastike dhe që është frymëzuar nga “tërmeti” që shkatërroi Japoninë. Salla ka një kapacitet prej 500 personash dhe mund të zhvendoset e gjitha për dy orë.
4. Pavioni i dizajnit në 2012, Miami, Florida, SHBA
Në këtë ndërtesë kemi aplikimin e asaj që sot quhet Snarkitecture. Një ripërtëritje për një ndërtesë standarde duke e bërë të mundur ndërtimin e një peizazhi me tuba të bardhë prej vinili që të rrinë pezull.
3. Kompleksi Social në Alcabideche, Portugali.
Portugalia ka një theks mjaft kulturor në cilësinë e jetës dhe kjo reflekton edhe në këtë kompleks për të moshuarit. Dizajni vjen nga Arkitektët Guedes Cruz dhe është i bazuar në një qytet mesdhetar ku sheshet publike, rrugët dhe kopshtet janë në çdo vendbanim. Kulmet e tejdukshëm dhe të ndricuara shërbejnë si dritë në mënyrë që të sigurojnë që të moshuarit të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm gjatë natës.
2. Metropol Parasol në Sevilje, Spanjë.
Metropol Parasol është ndërtesa më e madhe prej druri në botë dhe ndodhet në Sevilje. Konstruksioni i ndërtesën nisi nga një konkurs i bashkisë së qytetit në vitin 2004 dhe përfundoi në 2013. Ndërtesa mbresëlënëse ndodhet në Plaza de la Encarnacion dhe është një vazhdimësi e arkiterkturës tradicionale të qytetit Seviljes që është një nga destinacionet më të preferuara kulturore në Spanjë.
1.Pavijoni Tverrfjellhytta në Hjerkinn, Norvegji.
Qendra Norvegjeze Reindeer (dreri i egër) është e vendosur në Hjerkinn, në periferi të Parkut Kombëtar të Dovrefjell, me pamje nga mali Snøhetta. Ndërtesa 90 m² është e hapur për publikun dhe shërben si një pavijon vëzhgimi për programet arsimore të Fondacionit ‘Wild Reindeer’.
