Prokurim Publik
10 mijë euro për ndriçimin e parqeve në Lipjan
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/Hawthorne-Park.jpg)
Problemeve me mungesë të ndriçimit, në parqet e komunës së Lipjanit do iu vije fundi. Kjo pasi që Komuna e Lipjanit ka ndarë 10 mijë euro për të bërë funksionalizimin e ndriçimit të parqeve.
Për këtë investim tashmë është bërë edhe njoftimi për kontratë.
Ofertat e operatorëve ekonomik mund të dorëzohen deri më 30 maj në ora 14:00, në platformën elektronike.
Në vitin 2018 Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kishte bërë të ditur se janë duke u rregulluar dy parqe të Komunës së Lipjanit. Parku i Lapidarit, në rrugën “Avdi Kelmendi” dhe parku në rrugën “Hajredin Bajrami”, tek rrethrrotullimi për Magure.
Edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, vitin e kaluar, kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast, ai kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për investime në fazën e dytë të ndërtimit të Parkut Industrial në këtë komunë.
Për fazën e parë të ndërtimit të këtij parku, kishte investuar e njëjta ministri nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit nga Qeveria e Isa Mustafës./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)