Arkitekturë
10 Mënyra për t’u bërë arkitekt i mirë (pa bërë arkitekturë)
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/Playing_video_games-1.jpg)
Arkitektët shpesh njihen për ekuilibin e keq në punë dhe jetë, për stresin e shumtë dhe kohën e paktë të lirë. Krahasuar me fusha të tjera, arkitektura qëndron si një fushë në të cilën duhet të “njohësh pak nga gjithçka”. Prandaj, për ta mbajtur denjësisht emrin e arkitektit, një njohuri e vogël mund të hapë rrugë të mëdha, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Gjeni më poshtë 10 mënyra për t’u bërë një arkitekt më i mirë, pa bërë arkitekturë
Lujatja me video lojëra
Zhvilluesit e video lojërave janë të lirë të imagjinojnë dhe të projektojnë sheshet e qyteteve dhe hapësirave të ndryshme, për të krijuar një mjedis virtual. Megjithëse hapësira të tilla nuk mund të realizohen në botën reale, të ofruarit e një perspektive të tillë, krejtësisht të re në mes të marrëdhënieve midis trupit dhe hapësirës përreth, sjellin rezultate shumë pozitive.
Të lexuarit e fiksionit
Fiksioni është ndoshta mënyra më e lehtë që njerëzit të futen në këpucët e dikujt tjetër. Si arkitektë, kjo është një metodë fleksibile për të përqafuar pikëpamjet e ndryshme në shoqëri si dhe për të kuptuar përvojat subjektive hapësinore dhe emocionet që lidhen me to. Një shembull i mirë është romani “The English Patient” nga Michael Ondaatje, një roman me karaktere që kanë prejardhje të ndryshme socio-ekonomike dhe kulturore, e me kujtime të lidhura ngushtë me hapësirat. Arkitektët ndonjëherë akuzohen se kanë pak njohuri rreth njerëzve, një gjë të cilën fiksioni mund t’iu ndihmojë ta zgjidhni.
Përcjellja e fjalimeve TED
Fjalimet TED u krijuan nga një arkitekt, megjithatë kjo nuk është arsyeja pse duhet t’i përcjellni ato. Si arkitektë, ne duhet të dimë se si të mbrojmë projektet dhe idetë tona, duke i bërë njohuritë e retorikës si pjesë thelbësore të profesionit. Folësit e TED-it dinë si t’i aranzhojnë argumenet brenda një kohe relativisht të shkurtër, duke i bërë ato argëtuese dhe edukuese njëkohësisht. Shumëllojshmëria e gjerë e temave që ofrohen do të ndihmojë padyshim që të ndërtohet një bazë e gjerë e njohurive e cila është vendimtare për praktikën arkitekturore. Për fillim, shikoni “20 The Most Inspirational Non-Architecture TED Talks for Architects”.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti i vazhdueshëm fizik është dëshmuar se zvogëlon stresin, diçka që shumica e arkitektëve e kanë në sasi të tepërt. Jo vetëm që do të përmirësojë rrjedhën tuaj të punës, por do të shërbejë edhe si një pushim që do të sjellë produktivitet gjatë kohës kur doni të qëndroni larg vizatimit (ose ekranit kompjuterik). Është e rëndësishme të mbash një ekuilibër të shëndetshëm mes punës dhe jetës në një industri që shpesh kërkon orë të gjata të punës, sidomos kur shumë prej atyre orëve shpenzohen pranë një kompjuteri e një karrigeje të pakëndshme. Një trup i shëndetshëm do ta bëjë më të këndshëm orarin e punës dhe do të ndiheni më pak të lodhur nga fundi i orarit.
Mënyra se si i merrni gjërat
Kur e përjetojmë stresin, frustrimin dhe zhgënjimin, shumë prej nesh ndjejnë një nevojë primare për të shkatërruar objektet e “pakënaqësisë” që na rrethojnë: laptopin e mirë për asgjë që po e ngadalëson procesin e punës ose atë dritën e bezdisshme që po të jep dhimbje koke. Shumica prej nesh, në mënyrë të arsyeshme, duhet t’i rezistojnë kësaj kërkese; sepse jo çdo herë mund të bëni reagime të tilla kur jeni të stresuar. Më e rëndësishme se kjo është të kuptuarit se si objektet bashkëpunojnë me njëra-tjëtrën dhe se si funksionojnë.
Të pikturuarit dhe fotografitë
Në procesin e pikturimit ose fotografimit e editimit të fotove, ekzistojnë tri elemente themelore për t’i mbajtur mend: ngjyra, drita dhe përbërja. Jo çuditërisht, këto elemente janë po aq të rëndësishme edhe në arkitekturë. Eksperimetimi me këta komponentë, në një kontekst tjetër mund t’ju japë një avantazh dhe një mënyrë alternative për t’u qasur në procesin e dizajnimit.
Të ftuarit e mysafirëve për festa
Kur i ftoni mysafirët për festa ose darka, përveç ushqimit atyre do iu bie në sy edhe arkitektura e objektit, do të fokusohen në mënyrën se si është përdorur ndriçimi, si janë rregulluar dhomat e pritjes e shumë gjëra tjetra. E padyshim se edhe ky bashkëveprim është shumë i rëndësishëm me fushën tuaj.
Jetesa në Natyrë
Të jetuarit në natyrë, përkohësisht ose pë një kohë të gjatë, është një nga mënyrat më të sigurta të bieni në dashuri dhe ta vlerësoni natyrën. Kjo gjë reflekton edhe tek roli që e ka arkitekti për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit.
Udhëtimi
Udhëtimi mund t’ju japë shtytje shtesë për të njohur vendet dhe kulturat e tyre, derisa jeni duke kërkuar një strehim për të qëndruar ose për të mësuar rreth historisë së atij vendi. Duke udhëtuar, ndërtoni një marrëdhënie personale me një sërë kontekstesh, duke fituar një kuptim më të thellë për cilësitë individuale të vendeve të ndryshme.
Vullnetarizmi social
Inkurajimi për të bashkëvepruar dhe formuar marrëdhënie me njerëzit, është një pjesë e rëndësishme e praktikës arkitektonike. Arkitektët projektojnë hapësira për njerëzit që ata të ndihen të lumtur dhe të sigurtë, por për ta kuptuar plotësisht se çfarë mund të jetë kjo për individët, është e nevojshme të kuptohen nevojat dhe preferencat e njerëzve. Vullnetarizmi social është një mënyrë e shkëlqyer për të pasur një ndikim pozitiv në komunitetin tuaj, duke fituar një kuptim më të gjerë të nevojave të ndryshme hapësinore brenda shoqërisë./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)