Aktuale
10 arsye pse ta pëlqeni profesionin e inixhinierit

Shumë njerëz janë të frikësuar për karrierën e tyre si inxhinier duke menduar se ajo do të jetë një punë shumë e vështirë dhe pyetja që shpësh i bëjnë vetes është: A do t’më punësojnë si inxhinier? Ku do ta gjej unë një punë?
Ndërsa tregu është tepër konkurrues dhe mundësitë për tu punësuar bëhen gjithmonë e më të vështira. Por përvec kësaj kompanitë që operojnë janë të shumta dhe me poshtë ju kemi paraqitur 10 arsye përse ta pëlqeni këtë profesion.
Kreativiteti- Të jesh inxhinier duhet të kesh gjithmonë ide kreative, dhe këto ide vinë nga vende që ju frymëzojnë duke i kthyer më pas në realitet. Ndaj udhëtimet e shpeshta në vende ekzotike j’ua rekomandojmë.
Eshte gjithmone i rrethuar nga njerëz të suksesshëm – Të jesh një inxhinier ju me patjetër keni nevojë për një zotërim të të menduarit logjik dhe kritik. Si një inxhinier i mirë, ju gjithmonë duhet të jeni i rrethuar nga njerëz të suksesshëm dhe frymëzues qoftë këta inxhinierë, arkitektë, mjekë apo sipërmarrës të ndryshëm.
Zgjidh problemet – Kjo është një detyrë e inxhinierëve për të zgjidhur problemet të cilat kanë ende për t’u zgjidhur, duke e bërë botën një vend edhe më të mirë për të gjithe ne.
Paratë – Edhe paga është mjaft e rëndësishme në këtë profesionin. Mendoni që të jesh inxhinier është po aq e veshtirë sa edhe e bukur. Karriera në inxhinieri do të thotë një rrogë e majme cdo muaj.
Fleksibilitet në punë – Duke qenë të arsimuar si inxhinier ju jeni konsideruar një person inteligjent në zgjidhjen e problemeve. Kjo hap shumë shumë dyer jashtë fushës suaj si inxhinier , të tilla si në biznes, dizajn, mjekësi, ligj dhe në punët e qeverisë.
Udhëtimet – Inxhinierët e gjejnë veten e tyre shpesh në vende të ndryshme për të zbatuar zgjidhjet e tyre. Ndaj edhe udhëtimet janë të shpeshta sa në një vend në tjetrin, si dhe jashtë shtetit.
Bën diferencen – Shumica e objekteve rreth jush janë projektuar dhe prodhuar nga inxhinierët. Bota po bëhet një vend më e sigurtë dhe më e mirë për të jetuar në sajë dhe falë inxhinierëve.
Ndryshon botën– Inxhinierët kanë gjetur zgjidhje për problemin e ujit në Afrikë, kanë inkurajuar mënyra të reja të energjisë së pastër, etj. Inxhinierët janë duke shpëtuar jetë, po parandalojnë sëmundje të ndryshme, ulin varfërinë dhe po reduktojnë ndotjen e ambientit , duke e bërë të ardhmen më të ndritshme për planetin tonë.
Shijon edhe momentet e bukura të jetes– Profesioni i inxhinierit është shumë i dobishëm dhe emocionues, gjithashtu ju le kohë që ju të përfundoni projektet por edhe të planifikoni një fundjavë relaksuese.
Asnjeher mos u merzisni – Një inxhinier gjithmonë do të sfidohet dhe dallimi në problemin e aftësive të kolegëve të tyre zgjidhet duke gjetur mënyra të reja të të menduarit dhe krijuarit.
