Connect with us

Aktuale

Arkitektja Gonca Pasolar pjesë e jurisë në “Bienale të Arkitekturës 2022” në Prishtinë

Published

on

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, ka bërë të ditur se Arkitektja zvicerane Gonca Pasolar do të jetë pjesë e jurisë në “Bienale të Arkitekturës 2022” e cila organizohet në Prishtinë.

E lindur në Zvicër, Gonca Pasolar filloi studimet e saj universitare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara-Turqi, duke marrë edhe diplomën e saj në fushën e Arkitekturës.

Në vitin 2004, së bashku me Emre Arolat ata krijuan studion e tyre në Stamboll si EAA-Emre Arolat Architecture.

Që atëherë, kontributi i saj në praninë e EAA është shfaqur në ekspozita dhe leksione në mbarë botën, përveç detyrave të saj të jurisë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pasolar fitoi shumë çmime prestigjioze gjatë karrierës së saj dhe vazhdoi të jetë Partner Menaxhues i EAA, pozicionin që ajo mban aktualisht për zyrat e praktikës në Nju Jork, Londër dhe Stamboll.

Pas marrjes së çmimit të Qendrës Evropiane për Arkitekturë 40 nën 40 në 2010, i cili i jepet performancës së jashtëzakonshme në Arkitekturë dhe Dizajn, ajo u bë gjithashtu e njohur si një nga pesë të nominuarat për Çmimin Gratë Arkitektet e Vitit të AJ në 2015.

Ajo është e njohur për disa nga instalimet e fundit të praktikës si ekspozitë ‘ist-on situata’ në RIBA në Londër (2015), arch I strata I antioch për Bienalen e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia (2016), ‘Kontrasti’ për ekspozita Komplementet dhe Dikotomitë e YAI në Miami (2017).

Në vitin 2017, Pasolar dhe Arolat ishin profesorë vizitorë të Norman R.Foster në Shkollën e Arkitekturës Yale./Media Ndërtimi.

Aktuale

Rama takon arkitektin e mirënjohur botëror Marco Casamonti për disa projekte në kryeqytet

Published

on

Në vazhdën e takimeve me investitorë potencial, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me arkitektin e mirënjohur botëror Marco Casamonti, bashkë me përfaqësuesit e Lika Holding AG, një kompani e suksesshme që operon në Zvicër, themeluar dhe menaxhuar nga Esat Likaj.

Pas organizimit të Konferencës së Investitorëve në janar të këtij viti, shumë investitorë kanë shprehur gatishmëri të investojnë dhe të bëjnë projekte zhvillimore në Kryeqytet. Në këtë kontekst, me Marcon dhe përfaqësuesit e Lika Holding AG diskutuam mundësitë e investimit dhe zhvillimit të projekteve në Kryeqytet.

“Përveç zhvillimit të Kryeqytetit, iniciativat sikur kjo synojnë avancimin e bashkëpunimit me diasporën tonë dhe krijimit të kushteve për investim të kapitalit të diasporës në Kosovë.”, deklaroi kryetari Rama.

Marco Casamonti është arkitekt dhe projektues si dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Arkitekturës të Genovas. Ai kryen një punë intensive të analizave të thella dhe reflektimit kritik mbi temat arkitekturore, duke botuar ese dhe duke marrë pjesë në konferenca dhe leksione./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Trending