Aktuale
Arkitekti Luci, u mundua të parandaloj ‘fundosjen” e Prishtinës nga ndërtimet ilegale
Published
3 years agoon
Në shtator të vitit 2000 në mënyrë qyqare u vra arkitekti Rexhep Luci kryearkitekti i Prishtinës. Vrasja e tij as që i bëri përshtypje të madhe opinionit publik prishtinas dhe kosovarë të atëhershëm, ndoshta edhe nga frika dhe mos kultura e jetës urbane. Pos pasojave të pa riparueshme në fushën e urbanistikës në tërë Kosovën as që mundej të imagjinoheshin pasojat komplekse të kësaj vrasje.
Kryearkitekti i Prishtinës, u mundua te parandaloj shkatërrimin e rifilluar të kryeqytetit, u ekzekutua mizorisht, e si rezultat kemi shkatërrimin e Prishtinës dhe Kosovës në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban në të gjitha vendbanimet tona. Prishtina ishte modeli urban të cilin e kopjuan të gjitha vendbanimet tjera kosovare pasi organet shtetërore, si duket me qellim, nuk kanë vepruar nga viti 2002 kur u krijuan organet e përkohshme qeverisëse në Kosovë të cilën e sundonte UNMIK-u nga viti 1999.
Institucionet përgjegjëse të Kosovës,jo vetëm që nuk e gjetën vrasësin, lejuan njerëzit te cilët i luftonte z. Luci me argumente profesionale, të vazhdojnë me punën e tyre, pa qarë kokën për interesat e përbashkëta si në zonat urbane dhe ato rurale, pothuajse fëmijët e tyre nuk do të jetonin apo do të jenë mysafir në këto hapësira.
Efekti i “frikës” te profesionistët u arrit plotësisht, ashtu si e kishin planifikuar ekzekutuesit e vrasjes. Tërë këtë kohë u ndërtua pa planifikim duke menduar se po fitojnë, nga aspekti profesional në fund të gjithë do të jene humbës të mëdhenjtë material e së bashku me ata edhe e tërë shoqëria kosovare. Atë që kemi fituar ne si shoqëri është degradimi i pafalshëm i hapësirave urbane dhe rurale kurse ne jemi detyruar të jetojmë në këto rrethana jo normale urbane për një shoqëri.
Të gjitha tentimet e viteve të fundit për të fajësuar ndërkombëtarët për këto dukuri që më parë ishin të pa qëndrueshme pasi autorizimet për fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit ishin qartë të definuar si përgjegjësi të pushtetit qendror dhe ati lokal, kurse UNMIK-u aq shumë i përfolur, vetëm kishte rrol mbikëqyrës në veprimet që vetë ne i kemi bërë në ndërtimet me leje e pa leje,në ngritjen e shoqërisë tonë që e kemi ëndërruar pas dëbimit të regjimit profashist gati një shekullor serb pas vitit 1999.
Në një shkrim të shtypit kosovar të këtyre ditëve arkitekti Rexhep Luci përmendet vetëm si numër së bashku me disa aktivist politik të vrarë në Kosovë. As për së afërmi nuk kuptohet ndërlikueshmëria urbane dhe tragjedia e një shoqërie me vrasjen e kryearkitektit të kryeqytetit, cilat janë pasojat e ndërtimeve të pa planifikuara. Kush urdhëroi të veprohet kështu, a thua dikush mendoi se do të ketë përfitime të mëdha materiale me këtë vrasje, si mundet të krahasohen veprimtarët e ndryshëm politik me zhvillimet jetike urban të një vendbanimi e posaçërisht të kryeqytetit, a thua ishin të rëndësishme vetëm interesat individuale të disa grupeve të interesit, a thua do të ishte ma mirë për të gjithë ata të cilët kryen krimin ndaj arkitektit të iu përmbahen disa standardeve dhe rregullave urbane, me siguri do të kishin përfitime shumë ma të mëdha nëse do të planifikonin hapësirë urbane që na rrethon.
Kush përfitoi nga kjo vrasje, me siguri askush, të gjithë ne jemi humbës të mëdhenj. Pasi e vranë atë në mënyrë mizore ia futen “frikën” profesionistëve të tjerë për mos veprim apo veprime të dirigjuara urbane. Një pjesë e arkitektëve mezi pritën të dalin në skenë si “shpëtimtarët” Kosovës duke bashkëpunuar me “kriminelët e paqes” në planifikimin hapësinor dhe urban në dhjetëvjetëshin e fundit. Pasojat sot janë tragjike për të gjithë vendbanimet në Kosovë, këto pasoja të gjithë ne jemi duke i përjetuar sot dhe në të ardhmen.
Është momenti i fundit që aktorët dhe përgjegjësit kryesor të japin llogari para kësaj shoqërie që e anatemuan në dhjetë vjeteshin e fundit duke trumbetuar për një patriotizëm primitiv e të tejkaluar e që në thelb i kishin vetëm përfitimet personale, klanore dhe regjionale duke e flakur rrolin e shtetit dhe interesave të përbashkëta shtetërore në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit.
Këto ditë kanë filluar polemikat politike për vrasjet e pa sqaruara në vitet e pas luftës së vitit 1999,pas dekonspirimit të një individi. Ka reagime me prapavija politike të ulëta të cilat dikush po tenton t’i keqpërdor. Vrasjet e pa zbuluara të pasluftës në Kosovë pos prapavijës politike kishin edhe atë abuzuese.
*Ylber Vokshi Ylli, autori është arkitekt i pavarur
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi