Kongresi Botëror i Arkitektëve UIA do të mbledhë arkitektët nga e gjithë bota që të takohen në Kopenhagë nga data 2 deri në 6 korrik për të eksploruar dhe komunikuar se si arkitektura ndikon në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG).
Në këtë thirrje ndërkombëtare do të jenë të pranishme edhe dy arkitekteve të njohura kosovare: Adelina Tahiri-Nela dhe Valdete Pacolli.
Për më shumë se dy vjet, Science Track dhe Komiteti i tij Shkencor ndërkombëtar kanë analizuar mënyrat e ndryshme në të cilat arkitektura i përgjigjet Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Puna ka rezultuar në formulimin e gjashtë paneleve shkencore: dizajni për përshtatjen klimatike, dizajni për burimet e rimenduara, dizajni për komunitetet elastike, dizajni për shëndetin, dizajni për përfshirjen dhe dizajni për partneritetet për ndryshim.
“Ne ju kemi përgjigjur thirrjes së hapur të Kongresit Botëror të Arkitektëve, të percjellur tek ne përmes Asociacionit të Arkitekeve të Kosovës, për të krijuar një ‘manifesto’ me shkrim dhe ilustrime, që trajton rolet dhe potencialet e arkitekturës dhe urbanizmit në përmbushjen e Objektivave të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs).
Prezantimi jonë “Çfarë do të thotë Zhvillimi i Qëndrueshëm për Qytetet e Vendeve në zhvillim?” është vlerësuar lart dhe ne jemi ftuar të marrim pjesë në sesionin e Festivalit të Arkitekturës të Kopenhages në Kongresin Botëror UIA 2023 CPH më 4 korrik, ku do të mbajmë prezantimin tonë dhe do të jemi pjese e debatit ne një panel ndërkombëtarë.”, deklaroi për Ndërtimi.info, arkitektja Tahiri-Nela.
Kjo platformë, sipas arkitektes Adelina Tahiri do t’i lejojë që të ndajnë përvojat dhe idetë unike nga Prishtina, .
“Po ashtu, është nder për ne të jemi pjesë e këtij paneli, ku do te bashkë-diskutojmë me profesionistë si MARTHA THORNE (akademike amerikane dhe kuratore, ish-Drejtoreshë Ekzekutive i Çmimit prestigjioz ndërkombëtar të Arkitekturës, PRITZKER), JOSEPHINE MICHAU (bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit të Arkitekturës në Kopenhagë) dhe FEDERICA SOFIA ZAMBELETTI (themeluese dhe drejtoreshë kreative e studios dhe magazinës KoozArch, Londër.), dhe të tjerë.
Shkëmbimi i njohurive dhe praktikave është i rëndësishëm për të avancuar së bashku, globalisht, në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe me përgjegjësi shoqërore.”, deklaroi arkitektja Tahiri.
Arkitektet Adelina Tahiri-Nela dhe Valdete Pacolli, në Bienalen e Arkitekturës të vitit 2022, të Organizuar nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, u shpallen fituese në kategoritë:
Projekti më i mirë i ndërtesave të ardhshme në zhvillim, VINEYARD HOUSE, FITUES – Vendi II
dhe Projekti më i mirë në projektet e parealizuara, INFILL HOUSE, I NOMINUAR./Media Ndërtimi