Hulumtimi më i fundit nga kompania analitike Counterpoint tregon se Apple është aktualisht prodhuesi kryesor i telefonave premium/flagship në botë.
Sipas hulumtimit, Apple madje ka tejkaluar markat kineze në Kinë dhe kompania është marka më e fortë e telefonave në mbarë botën, duke përfshirë edhe tregun indian në rritje, transmeton Telegrafi.
Pas Apple, Samsung renditet i dyti në shumicën e tregjeve, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Amerikën Latine. OnePlus është prodhuesi i dytë i telefonave premium në tregun indian. E njëjta kompani është e katërta në Amerikën e Veriut dhe e pesta në Evropë.
Telefonat premium konsiderohen modele me çmim mbi 400 dollarë. Apple aktualisht mban 60 për qind të tregut për vitin 2021, 5 për qind më shumë se një vit më parë.
Përveç Apple, prodhuesit e tjerë të paktën kanë ruajtur pjesën e tyre të tregut, përveç Huawei, i cili regjistroi një rënie të madhe.
Tregu komplet i telefonave premium ka shënuar rritje të pjesëmarrjes, me një rritje vjetore prej 24 për qind. Nga 100 telefonat e shitur gjatë vitit 2021, 27 ishin modele premium, me çmim mbi 400 dollarë.