Connect with us

Aktuale

Aplikim i ri për hapje të puseve të gazit në zonën e Fierit

Published

on

Pas një aplikimi të bërë në muajin nëntor të vitit të shkuar nga kompania EDG Natural Gas për shfrytëzimin dhe nxjerrjen e gazit në zonën e Frakullës tashmë është kërkuar një tjetër lejë për fushën e Povelçës.

Kompania në fjalë në mes të 2022 nënshkroi një marrëveshje me ndarje prodhimi për këto fusha ku parashikohen përveç vendosjes në punë të puseve ekzistuese edhe hapja e puseve të rinj.

“Bazuar në dispozitat që rrjedhin nga kjo marrëveshje EDG ka marrë në dorëzim 3 puse ekzistues: Povelçë 1/b, Povelçë 9 dhe Povelçë 13, të cilët ndodhen në vendburimin Povelçë brenda zonës së projektit siç përcaktohet në Marrëveshjen Hidrokarbure. Këta puse, hapja e të cilëve daton që nga mesi i viteve ’80, janë shfrytëzuar në periudha të ndryshme dhe aktualisht janë në gjendje të mbyllur. Projekti konsiston në rehabilitimin e puseve ekzistuese të marrë në dorëzim dhe shpimin e një pusi të ri vlerësues të emërtuar Povelçë -32b (Pov-32/b) në pjesën veriore të vendburimit ku janë kryer shpime të kufizuara të cilat kanë treguar potencial të pashfrytëzuar”, thuhet në dokumentin joteknik të kompanisë paraqitur pranë autoriteteve për të siguruar lejen.

I njëjti raport nënvizon se pusi i ri  i projektuar 340m në lindje të pusit Pov-32, i cili ka dhënë shenja gazi apo debite jo komerciale gazi, qëllimi kryesor i këtij shpimi do të jetë verifikimi i formacioneve të reja ranore gazmbajtëse ose shtrirjen e shtresave të kapura me pusin Pov-32 në kushte më të mira gjeologo-strukturore.

“Thellësia e parashikuar e shpimit të ri është rreth 2400m, përafërsisht e njëjtë me atë të puseve ekzistues. Më tej projekti parashikon vlerësimin e rezervave ekonomike dhe kalimin në fazën e prodhimit” thuhet në raport.

Referuar të dhënave zyrtare të Albpetrol, vendburimi Povelçë ka qene ndër më të rëndësishmit nga pesë fusha në total të identifikuara për shfrytëzim gazi në vend. Sipas një vlerësimi të kryer vetëm pak vite më parë nga kompania publike e prodhimit dhe nxjerrjes së naftës, rezervat origjinale te gazit ne vendburimin e Povelçës kane qene rreth 298 milion Nm3 gaz, nga te cilat jane nxjerre deri tani rreth 271 milion Nm3 gaz.

Kompania EDG Natural Gas që hyri në marrëveshje me Albpetrol vitin e shkuar zotërohet në 90% të saj nga ENERGY DEVELOPMENT GROUP me kuotat që zotërohen nga sipërmarrësi Sokol Meqemeja teksa 10% janë në zotërim të IMPACTO COMMUNICATIONS me aksionere të vetme. Monitor/Media Ndërtimi

Aktuale

Komunat, ndërmarrjet publike e përmbaruesit privat – Ndër më të korruptuarat

Published

on

Institucionet më të korruptuara në vend janë komunat, ndërmarrjet publike dhe përmbaruesit privat, thotë anketa e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), e cila ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë.

Për të pestin vit me radhë, OEAK në bashkëpunim me programin e USAID për Drejtësi Komerciale, ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), tha se krahas bizneseve që e shohin korrupsionin prezentë në Kosovë, ka edhe të atillë që e thonë të kundërtën, ndonëse me një përqindje të vogël.

“Mbi 46% të tyre e vlerësojnë korrupsionin si çështje kritike. Ekziston një numër i vogël i bizneseve që mendojnë se nuk ka korrupsion, vetëm 4.5% e thonë të kundërtën. Anketa është kryer me 198 biznese, në të gjithë rajonin e Kosovës, pra 7 rajone. Si ka lëvizur korrupsioni në 5 vite, ky është një indikatorët pozitiv, raporton Ekonomia Online.

Ndryshimet në Qeveri megjithatë kanë ndikuar në perceptimin e bizneseve. Ndër format më të zakonshme në vendin tonë është, nepotizmi është forma më e dytë më shprehur”, u shpreh Zeka, teksa tregoi edhe faktorët kryesor për nivelin e korrupsionit në vend.

“Tek faktorët që ndikojnë në korrupsion janë sundimi i dobët i ligjit, mungesa e vullnetit politik për ta luftuar korrupsionin. Institucionet më të korruptuara janë komunat, ndërmarrjet publike. 10 për qind e respondentëve vlerësojnë se përmbaruesit privat janë të korruptuar. Dallimi më i madh është ndërmjet atyre që besojnë se ka korrupsion me ata që nuk besojnë. 31 për qind janë ballafaquar me korrupsioni ndërsa 36 për qind jo”, tha Zekaj.

Nefije Latifi, nga USAID, tha se arsyet e mosraportimit të korrupsionit nga bizneset, është hakmarrja.

“Sa i përket zyrave të prokurorisë nga vendi i tetë kanë lëvizur në vendin e dytë sivjet. Në sektorin privat, këto janë rezultate që kanë ardhur nga bizneset. Arsyeja se pse bizneset ngurrojnë ta raportojnë korrupsionin, është frika e hakmarrjes ndaj biznesit nga ai institucion”, tha Latifi.

Continue Reading

Aktuale

Hapet në Tiranë Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Energjisë

Published

on

Në datat 29-31 Mars 2023, Expocity Albania organizon Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë.

“Mundësi në vorbullën e krizës”: Energy Expo & Forum 2023 do të trajtojë situatën aktuale të sektorit të energjisë, krizën në të cilën ndodhet sot bota, ndaj të cilës nuk është imune as Shqipëria.

Ekonomistët botërorë e kanë cilësuar këtë një moment kulminant që do të formësojë të ardhmen e energjisë duke e bërë këtë sektor më fleksibël ndaj goditjeve, më të larmishëm dhe ku roli i burimeve të rinovueshme do të jetë thelbësor. Energy Expo & Forum 2023 ka në fokus politikat energjetike dhe aspektet ligjore në Shqipëri dhe rajon,

orientimin dhe konsolidimin e planit kombëtar të energjisë, sfidat e bashkëpunimit rajonal të tregjeve, risitë, skemat mbështetëse që ofrohen nga qeveritë për promovimin e investimeve në këtë fushë, efikasitetin e përdorimit të energjisë; planifikimin ekologjik; zhvillimet klimatike; tregun dhe aktorët e tij; teknologjinë e ndërtimit në funksion të ruajtjes së energjisë; trajtimin e hidrokarbureve, investimet në naftë dhe gaz; riciklimin;

informacionet për të rejat e procedurave dhe legjislacionit, bursën e energjisë, etj. Edhe në këtë edicion, energjia e rinovueshme do të jetë temë kryesore. Synimi është diversifikimi i burimeve të energjisë, rritja e sigurisë së furnizimit dhe zvogëlimi i importeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 % më shumë tatim

Published

on

Monitorimi i fokusuar i hotelerisë/gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar. Ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës  kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.

Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmubushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektorë të jenë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milion euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar.

Dihet që në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë përveç atyre që u përmend, si dukuri e cila mbetet ndër faktorët kyç të informalitetit janë edhe punëtorët e padeklaruar, e kjo është dëshmuar edhe nga puna e inspektorëve, të cilët për 2022 kanë formalizuar 111.84% punëtorë më shumë se vitin e kaluar. Ajo çka vlen të potencohet është se ky sektor prin me statistika sa i përket fiskalizimit, por mbetet sfidë lëshimi i kuponëve fiskal.

Projekti për përmbushje tatimore në hoteleri dhe gastronomi, si dhe zinxhirin e tyre bashkëpunues do të vazhdoj të  implementohet,  me qëllim të formalizimit plotë të aktiviteteve.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me kërkesën për tatimpaguesit, që të përmbushin obligimet e tyre tatimore, si një e mirë e gjithmbarshme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending