Aktuale
Anija që shkaktoi një katastrofë ekologjike
Published
3 years agoon
Në fillim të muajit të kaluar, një anije mallrash që mbante kimikate mori flakë në brigjet e Sri Lanka – duke shkaktuar një katastrofë mjedisore me të cilën ishulli do të duhet të jetojë me të për dekada, shkruan BBC
Për ditë me radhë, anija u dogj në brigjet e Sri Lanka, duke lëshuar re të mëdha tymi që mund të shiheshin nga kilometra larg. Por X-Press Pearl tani ndodhet, e zhytur në brigjet e Sri Lanka. Por megjithëse flakët janë shuar – problemet sapo kanë filluar.
Në bordin e anijes, ka akoma kontejnerë të grumbulluar njëri mbi tjetrin, shumë që mbajnë kimikate shumë të rrezikshme për mjedisin – disa prej tyre tashmë janë përhapur në ujë, duke shkaktuar frikë se mund të helmojnë jetën detare, raporton abcnews.al.
Gjithashtu ka qindra ton karburant në trupin e fundosur të anijes që gjithashtu mund të rrjedhë në det. Përveç kërcënimeve mjedisore, ka edhe pasoja shkatërruese për komunitetet lokale, peshkatarët që brenda natës humbën mundin e një jetë dhe ka të ngjarë të vuajnë pasojat për vitet që do të vijnë.
“Ne jemi peshkatarë të vegjël dhe peshkojmë çdo ditë. Mund të fitojmë diçka vetëm nëse peshkojmë – në të kundërt e gjithë familja jonë do të vdesë nga uria,” tha për BBC një peshkatar vendas, Denish Rodrigo.
Miliarda sfera plastike
Një gjë që bie në sy kur shikon dëmet e katastrofës mjedisore janë copëzat e vogla të rrumbullakëta plastike aq sa edhe syri me zor mund ti shohë. Këto sfera plastikë janë përdorur për prodhimin e mallrave plastike.
“Kishte rreth 46 kimikate të ndryshme në atë anije,” tha për BBC BBC Hemantha Withanage, një aktiviste mjedisore e Sri Lankës.
Që nga fundi i majit, sfera të tilla plastike nga ngarkesa X-Press Pearl kanë përfunduar në plazhet Negombo ndërsa peshqit kanë konsumuar shumë prej tyre, madje edhe guaska.
Plastikës i nevojiten 500 deri në 1000 vite për t’u dekompozuar dhe ka të ngjarë të bartet nga rrymat oqeanike në brigjet përreth Sri Lanka dhe madje edhe në plazhet qindra kilometra larg anijes.
Megjithatë, ndërsa plastika mund të jetë ndikimi më i dukshëm deri më tani, nuk është ai më i rrezikshmi.
“Nëse këto guaska gjenden brenda peshkut që hamë, ato zakonisht janë në aparatin tretës të peshkut,” tha për BBC BBC Britta Denise Hardesty nga CSIRO.
‘E gjithë familja jonë do të vuajë nga uria’
Por për peshkatarët e Negombo, shqetësimi i tyre nuk është vetëm ajo që ndodhet brenda peshkut – por pamundësia për të peshkuar. Peshkimi tani është ndaluar në zonën e prekur – që do të thotë se shumë prej tyre kanë humbur të ardhurat dhe jetesën e tyre praktikisht brenda natës.
“Peshqit rriten në shkëmbinj nënujorë koralesh dhe autoritetet kanë thënë se të gjitha ato janë shkatërruar për shkak të kimikateve të rrezikshme.
Nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç se të hidhen në det dhe të ngordhin,” tha Tiuline Fernando, i cili ka qenë një peshkatar për 35 vitet e fundit.
Ndërsa qeveria po pret dëmshpërblim nga pronarët e anijes, vendasit nuk janë shumë optimistë se sa do ti ndihmojnë ato para. Sidoqoftë shoqata e peshkatarëve tha për BBC se ata kanë nevojë për ndihmë, si peshkatarët ashtu edhe komuniteti i gjerë.
“Nuk jemi vetëm ne,” shpjegon Densil Fernando, presidenti i grupit dhe një peshkatar vetë.
“Ka industri të tjera të ngjashme që janë prekur nga e gjithë kjo katastrofë.
Ndotja kimike
Ndikimi më afatgjatë, që ka të ngjarë të prekë vendin për dekada, është ai i ndotjes kimike. Ndër elementët më të rrezikshëm në bordin e anijes janë acidi nitrik, dioksidi i natriumit, bakri dhe plumbi, sipas Withanage.
Sapo të futen në ujë, këto kimikate do të dëmtojnë jetën detare. Peshqit e vegjël mund të ngordhin shpejt si rezultat i helmimit. Në vend të kësaj, duke u ushqyer me peshq të vegjël, toksinat ngadalë do të mblidhen në trupat e tyre me kalimin e kohës.
Withange, tha se ke parë tashmë peshq, breshka dhe delfinë të ngordhur në plazhe. Disa prej tyre kishin marrë një ngjyrë të gjelbër, duke hedhur dyshimet se ata janë helmuar nga ndotjA me metale dhe kimikate.
Pastrimi
Ndërsa edhe më parë janë fundosur anije, Sri Lanka nuk është përballur kurrë me një ngarkesë të tillë helmuese dhe vendi nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë. Kompania e transportit që zotëron X-Press Pearl tashmë i ka bërë thirrje firmave ndërkombëtare për t’iu përgjigjur krizës dhe thotë se specialistët e saj janë në terren në Sri Lanka.
Por Withanage dyshon nëse kjo kompani do të bëjë më të mirën për të ndihmuar në përmirësimin e situatës. Qendra për mbrojtjen mjedisore ka hedhur në gjyq si qeverinë e Sri Lankës dhe kompaninë e transportit detar në lidhje me situatën e krijuar, por grupi ka theksuar se e vetmja gjë që mund të presin është ndërgjegjësimi.
Tani për tani, shpresa më e madhe e Withanage është që katastrofa të paktën të shërbejë si një mësim për të parandaluar një tjetër katastrofë të tillë.
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi