Arkitekturë

Amy Kulper emërohet drejtoreshë e Shkollës së njohur të Arkitekturës Bartlett

Published

on

Shkolla e njohur e Arkitekturës Bartlett ka emëruar profesoren Amy Kulper drejtoreshë pas një kërkimi për të gjetur një “udhëheqës transformues”.

Kulper, e cila aktualisht është udhëheqëse e arkitekturës në Rhode Island School of Design (RISD), do të drejtojë këtë institucion shkollor që gjendet në Kolegjin Universitar të Londrës, që nga fillimi shtatorit 2022.

Ajo gjithashtu ka dhënë mësim në Universitetin e Kembrixhit, Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), Institutin e Kalifornisë Jugore për Arkitekturën (SCI_Arc) dhe Universitetin e Miçiganit.

“Jam e nderuar që jam përzgjedhur si drejtore e ardhshëme e Shkollës së Arkitekturës Bartlett dhe pres me padurim bashkëpunimet e ardhshme me stafin dhe studentët,” tha Kulper.

“Aktualisht jemi dëshmitarë të një ndryshimi të madh në edukimin arkitektonik pasi roli i arkitektit është zgjeruar në mënyrë strategjike për të përfshirë rrjedhshmërinë dhe ekspertizën në drejtësinë dhe dekolonialitetin racor, social dhe mjedisor,” shtoi ajo.

Shkolla Bartlett është një lider global në pedagogjinë e mjedisit të ndërtuar dhe transformimit në edukimin e arkitekturës./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version