Connect with us

Aktuale

Amerika dhe Turqia, partnerë kryesorë të Kosovës për eksport dhe import

Published

on

Kosova vazhdon të këtë deficitin e lartë tregtar. Në muajin janar 2024 deficiti ka shkuar në 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Eksporti i mallrave në muajin janar ishe 60,3 milionë euro, ndërsa importi 380,0 milionë euro.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri më i rëndësishëm për raporte tregtare me Kosovën.

Amerika përveç si aleat strategjik është edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës, raporton Revista Monitor.

Në janar të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara me vendet e botës arritën në 20.1 milionë euro, ose 33.4 për qind.

Eksportet e mallrave me këto shtete kanë një shifër simbolike, mirëpo siç bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovë, partnerë më të rëndësishëm me vendet e botës për eksport ishin SHBA-të me 14,6 për qind dhe Zvicra me 9,3 për qind në muajin janar 2024.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6,9%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj”.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%.

“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.”.

Ndërsa, Turqia edhe këtë vit vazhdon të mbetet partner kryesor për import të mallrave.

Vetëm gjatë muajit janar 2024, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158 milionë euro, ose 41.6 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,4%) dhe Kina (11,3%)”, thuhet në raportin ASK-së për Tregti me jashtë.

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21.8 milionë euro, ose 36,1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 16,2 për qind.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,4%), Shqipëria (11,8%), Serbia (6,3%), Mali i Zi (3,9%)”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin janar.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 57,7 milionë euro, ose 15,2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 5,8 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,6%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (1,9%)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, ajo që mbetët shqetësues është se edhe këtë vit ka nis një rënie e vlerës së mallrave të eksportuara në vend.

Eksporti i mallrave në muajin janar të këtij viti kishte vlerën 60.3 milionë euro, ndërsa importi 380 milionë euro, që është një rënie prej 3 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 7.4 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raportin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Janar 2024”.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9.9 për qind në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 15.9 për qind.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj./Media Ndërtimi

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending