Connect with us

Ambienti

Ambientlistat fitojnë betejën e parë gjyqësore kundër tkurrjes së Zonave të Mbrojtura

Published

on

Organizatat mjedisore dhe ligjore fituan betejën e parë ligjore kundër vendimit të qeverisë që tkurr sipërfaqen e zonave të mbrojtura. Gjykata ka legjitimuar 11 organizatat paditëse duke lejuar kështu nisjen e betejës gjyqësore.

“Një hap i drejtë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë sonë të burimeve natyrore, Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar të legjitimojë 11 organizata të shoqërisë civile, të njohura për aktivitetin e tyre pro mjedisit, për të kundërshtuar vendimet që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur statusin e disa prej Zonave të Mbrojtura të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e organizatave.

Në mars të 2023 u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative të Apelit, për shfuqizimin e VKM nr.59. Ky vendim i miratuar në 2022 ka ndryshuar kufijtë dhe ka cenuar sipërfaqen e 11 parqeve kombëtare. Kjo është padia e dytë e ngritur nga organizatat pas asaj që kërkon shfuqizimin e VKM- së nr. 60 mbi “Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore”. Padia kundërshton procedurën e ndjekur për këtë vendim i cili i hap rrugën investimeve strategjike me impakt të lartë në mjedis.

Kundërshtimi i VKM-së është mbështetur dhe nga komunitete të prekura nga ky vendim.

Banorët e Zall Gjoçaj kanë ndjekur seancën e parë në mars, duke denoncuar se kjo VKM prek kufirin e Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” dhe i hap rrugë ndërtimit të hidrocentraleve kundër të cilave protestojnë prej katër vitesh.

Tentativat për të copëzuar zonat e mbrojtura kanë nisur që në 2019 kur Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, publikoi draft vendimin që parashikonte të hiqte 15 mijë hektarë  nga lista e territoreve që gëzojnë status mbrojtjeje në Shqipëri.

44 territore në Shqipëri që gëzojnë kategori të mbrojtjes nga “Park Kombëtar” deri tek “Peizazh i Mbrojtur” i janë nënshtruar një rishikim të kufijve.

Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, pas rishikimit të kufijve, i janë hequr disa hektarë tokë nga harta, duke përfshirë dhe territorin ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës, projekt i cili ka hasur shumë kundërshtime nga organizatat mjedisore./Media Ndërtimi

Ambienti

Aktivistët në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve

Published

on

Fushata që nisi në Shqipëri, për mbrojtjen e lumit Vjosa, për të cilin ngriti zërin edhe aktori i Hollywood-it Leonardo Di Caprio, është shtrirë edhe në Kosovë. Aktivistët kosovarë po synojnë mbrojtjen e Parkut Kombëtar Malet e Sharrit nga efekti i hidrocentraleve.

Egzona Shala – Kadiu, drejtoreshë e Organizatës EcoZ, thotë se do të përdorin të gjitha mekanizmat për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit prej dëmtimit nga hidrocentralet.

“Kampanja bëhet në kuadër të Save The Blue Heart of Europe, ne po provojmë me rujt zemrën e kaltër, lumenjtë e Evropës, së bashku me Riverwatch edhe me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si pjesë e kësaj kampanjës, të cilat janë nëpër shtetet e rajonit që kanë bo një impakt shumë pozitiv. Në Maqedoni kanë mbërri në të njëjtin park, me largu shtatë hidrocentrale, e ne po shpresojmë që edhe ne me i përdorë të gjitha mekanizmat ekzistues që janë përdorë edhe që do të përdoren të adaptueshëm për Kosovë, që me mbërrijtë me pasë sukses edhe me ndalu eksploatimin e ujit për nevoja të energjisë. Hidrocentralet nuk e kanë vendin në parqet e mbrojtura kombëtare”, shpehet ajo.

Edhe pse janë bërë premtime për të mbrojtur natyrën, sipas organizatës EcoZ katër hidrocentrale janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme brenda Parkut të Sharrit, duke rënë në kundërshtim me Ligjet për Mbrojtjen e Parqeve Kombëtare.

EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch, OJQ-të lokale dhe qytetarët e rajonit, po bëjnë thirrje për heqjen e këtyre strukturave që cenojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në ujë të pijes, cenimin e qindra llojeve shtazore dhe bimore, shëruese, mjekuese dhe esenciale për jetën e njeriut.

Organizata EcoZ dhe aktivistë nga rajoni ku shtrihet Parku Kombëtar Malet e Sharrit, u bashkuan në Brezovicë në një aksion simbolik, duke kërkuar që të mos ndërtohen hidrocentrale në parkun e mbrojtur me ligj.

“Kampanja është iniciuar fillimisht në Vjosë, në Shqipëri, në lumin Vjosa, ku është bo thirrja që Vjosa të shpallet Park Kombëtar. Fakti që ka mbërri që kampanja të jetë në 34 shtete të botës, qoftë në kontinentin e Afrikës, Amerikës dhe të Evropës, po ashtu edhe ka pasë një influencë të madhe ndër personat. e rëndësishëm, apo VIP-it, siç është edhe Leonardo DiCaprio, që e ka promovu kampanjën e tillë. Ne jemi kontaktu nga bashkëorganizatore që kampanjën e tillë ta shumëfishojmë edhe ta shtojmë edhe në Kosovë me thirrjen për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit kundër hidrocentraleve, të cilat gjenden këtu”, thotë Egzona.

Parku Malet e Sharrit në Kosovë ka 1010 kilometra katror dhe në të ajnë ndërtuar katër hidrocentrale: HC Sharri, HC Viça, HC Shtrpca dhe HC Brezovica. Mungesa e raporteve adekuate të vlerësimit të ndikimit në mjedis është vlerësuar në të gjitha hidrocentralet. Banorët vendas nga zona e Shtërpcës kanë organizuar më shume se 80 protesta, por zëri i tyre sipas Egzonës, u injorua nga qeveria dhe nuk u ndërmor asnjë veprim në këtë kauzë që 3 vite./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Nga prilli deri në dhjetor 2023, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte shumë mbi mesatare

Published

on

Nga prilli deri në dhjetor 2023, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte shumë mbi mesataren, duke arritur kulmin në gusht me një rekord të lartë të të gjitha kohërave.

Këto temperatura kanë shkaktuar valë të nxehta detare në mbarë botën, të cilat mund të kenë efekte të tmerrshme në biodiversitetin detar.

Edhe pse pjesërisht për shkak të fenomenit ‘El Niño’, ai aktual është më i dobët se në vitet 2015-2016 dhe 1997-1998, megjithatë temperaturat e detit i tejkalojnë ato periudha deri më tani.

SST-të e larta jashtë Paqësorit tropikal gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në SST-të globale që thyen rekord. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Atlantikun e Veriut, ku SST-të mbetën në nivele rekord për kohën e vitit nga qershori deri në dhjetor. Nga qershori deri në gusht pati një sërë valësh të nxehta detare nëpër sektorë të mëdhenj të Atlantikut të Veriut.

SST-të ishin gjithashtu shumë më të ngrohta se mesatarja në Atlantikun tropikal. Këto kontribuan në aktivitetin e stuhive më të larta se mesatarja gjatë sezonit të uraganeve, duke u renditur në vendin e katërt për numrin e stuhive të përmendura në një vit në një rekord që shkon prapa në vitin 1950. Ishte gjithashtu numri më i lartë i stuhive të emërtuara nga çdo stuhi e ndikuar nga El Niño vit.

Valët e të nxehtit detar u vunë re në pjesë të Oqeanit Paqësor të Veriut dhe Oqeanit Indian, rreth Zelandës së Re, në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve dhe në Detin Mesdhe. Këto mund të kenë ndikime të rëndësishme dhe ndonjëherë shkatërruese në ekosistemet e oqeanit dhe biodiversitetin, dhe të çojnë në ndikime socio-ekonomike për shkak të efekteve të tyre në peshkim, akuakulturë, turizëm dhe industri të tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!

Published

on

Organizatë joqeveritare ‘EcoZ’ fton të bashkohenu në kampanjën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve.

Hidrocentralet në Parkun Kombëtar të Sharrit kanë ndikuar në mirëqenien e banorëve dhe kanë ndryshuar tashmë në mënyrë kritike habitatet ujore.

“Bashkohuni me ne më 07 Maj në orën 10:00 për të shfaqur solidaritetin tuaj dhe për të kërkuar masat e nevojshme për të ruajtur pasuritë natyrore që këto hidrocentrale po i rrezikojnë.

Kjo kampanjë implementohet në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe.|, shkruan në njoftimin e EkoZ./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending