Connect with us

Infrastrukturë

AKP po privatizon 19 prona përmes metodës spin-off

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

Procesi Spin-Off është një proces i preferuar nga AKP-ja  për privatizimin e Ndërrmarjeve Shoqërore të cilat kanë biznes të qëndrueshëm.

Funksionon duke i transferuar pasuritë dhe përgjegjësitë e kufizuara të një ndërmarrjeje në një degë të sapo themeluar të një NSH-je (“NewCo”).

Kjo NewCo (kompani e re) më pas do t’i shitet një ivestuesi.

Të ardhurat nga kjo shitje më pas vendosen në një llogari në mirëbesim dhe do të përdoren për të përmbushur përgjegjësitë që i mbeten NSH-së sëbashku me çdo pretendim tjetër, duke përfshirë pretendimet pronësore. NSH-të që mbeten më pas do të likuidohen ose kalojnë në falimentim.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 56 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:

13 korrik 2022 prej 10:00 h -12:00 h

Në Grand Hotel, Salla e Konferencës, Prishtinë

Njësia nr.1 – Peko Lokali në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 76.66m² bazuar në kontratën e shit-blerjes, ndërsa sipas matjeve në terren paraqitet me sipërfaqja prej 64m² si dhe hapësira në podrum me sipërfaqe prej 21.2m² në të cilën ka qasje prej lokali nëpërmes shkallëve.  Lokali gjendet në rrugën  “Kral Petar I”, p.n. në përdhesën e një objekti banesor-afarist në Mitrovicën Veriore. Lokali  është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Asetet në Kosovë të Ndërmarrjes Peko; NSH Peko në Mitrovicë -Fi-3919/92

Njësia nr.2 – Drenica Lokali afarist nr. 2 në Gllogoc – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas listës së aseteve të NSH-së, ndërsa 70.70m² sipas matjeve në terren,  i cili është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin “Fehmi Lladrovci” në qendër të Gllogocit. Toka nuk është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: AIK “Agrokosova”; OPBQ “Drenica”; “Ferma e Brojlerëve”; NShBQ “Drenica” (Fi-714/89); Holding “Yuko”; DD PO Zitiste (Fi-4340/93); “Yuko-Drenica” DD sa PO Glogovac (Fi-3481/94, Fi-1722/96); UNMIK Reg.nr. 80151721

Njësia nr.3 – Parcelat 1-1 dhe 1-29 ZK Dranashiq – tokë me sipërfaqe 88839m² (8ha 88ari 39m²) me kulturë mal I klasës  4 dhe bujqësore klasës 6 në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.4 – Parcela nr.56-11 ZK Dranashiq – tokë me sipërfaqe 27264m² (2ha 72ari 64m²),  kultura mal, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.5 – Parcelat nr.7-1, 7-34, 7-52 ZK Kosh – tokë me sipërfaqe 83000m² (8ha 30ari 00m²), kultura mal, në ZK Kosh, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.6 – Parcela nr.331-2, 331-26 ZK Shtupel – tokë me sipërfaqe 19002m² (1ha 90ari 02m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.7 – Parcela nr.543-1 ZK Shtupel – tokë me sipërfaqe 32979m² (3ha 29ari 79m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.8 – Parcela nr.22-0 ZK Siqevë – tokë me sipërfaqe 23283m² (2ha 32ari 83m²), kultura mal,  në ZK Siqevë, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.9 – Bankkos Lokali në Lipjan – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70m². Aseti gjendet në kuadër të një objekti banesor në  Sheshin “Adem Jashari“ në Lipjan. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore  Fi -435/86

Njësia nr.10 – Asetet e Gurëthyesit në Gadime – Kjo shitje ofron  zyrat në objektin përdhesë me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m²  si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve  (Fi-751/89)

Njësia nr.11 – NSH Sharrprodhimi – Shitorja në fshatin Baçkë në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 – ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.12 – NSH Sharrprodhimi – Shitorja në fshatin Kuk në Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 – ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.13 – NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr.1 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 101m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 – ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.14 – NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr. 2 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 – ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.15 – NSH Sharrprodhimi – Lokali afarist Nr.5 në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 41m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 872-0 – ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.16 – NSH Liria – Lokali afarist i përkohshëm në Rr. Remzi Ademaj – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 87m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën P-71813068-02333-0 – ZK Prizren   e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje.

Lokali, i cili aktualisht është i ndarë ne dy lokale,  është  i dhënë me qira palëve të treta. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Liria” – Prizren Fi-330/89; FI-6963/92.

Njësia nr.17 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.1 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm (baraka) që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 68m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën 4771-0 dhe 4787-3 – ZK Prizren, e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje. Lokali aktualisht është i dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Prizren-Promet” Prizren – Fi 442/89 (28/12/1989); – DTP “Prima” Prizren, Fi 6264/92 (09/12/1992)

Njësia nr.18 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.2 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm (baraka) që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 38m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën 4771-0 dhe 4787-3 – ZK Prizren, e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje. Lokali aktualisht është i dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Prizren-Promet” Prizren – Fi 442/89 (28/12/1989); – DTP “Prima” Prizren, Fi 6264/92 (09/12/1992)

Njësia nr.19 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.3 në rr.Nexhat Matranci p.n. Prizren – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm (Baraka) që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 80m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën 4560-0 – ZK Prizren, e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje. Lokali aktualisht është i dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Prizren-Promet” Prizren – Fi 442/89 (28/12/1989); DTP “Prima” Prizren, Fi 6264/92 (09/12/1992)

 

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending