Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se NUK ka dhënë pëlqim për shënimin e kufijve të një parcele të administruar prej saj dhe të parcelës së Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) në Lakrishtë, në lokacionin ku ndodhi skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit me ekskavator, në kuadër të realizimit të projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte tjera, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale.
Pas pyetjeve dhe kërkesës për qasje dokumente zyrtare, parashtruar 10 ditë më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit, është përgjigjur se “shënimi është bërë nga Drejtoria e Kadastrit të Prishtinës pa pëlqimin e Njësisë së Kadastrit të AKP-së”.
Për më tepër, AKP-ja thekson se nuk ka pasur as vendim të Bordit të AKP-së për dhënien e pëlqimit për përcaktim kufiri.
Sipas ligjit për kadastër, caktimi i kufijve bëhet me pëlqimin e dy palëve në këtë rast AKP-së dhe NPB-së.
Rregullimi i kësaj çështjeje ishte ndër parakushtet për dhënien e lejës.
Komuna e Prishtinës ka lëshuar lejen për ndërtim të projektit afaristo-banesor në Lakrishtë, pa pëlqimin e AKP-së, siç konfirmojnë këta të fundit.
Për këtë çështje ishin sinjalizuar banorët, pas protestës së organizuar kundër skandalit mjedisor të shkatërrimit pa kontroll të azbestit. Këshilli i banorëve e kishte ngritur këtë shqetësim edhe gjatë takimit me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, fillimisht si pretendime që më vonë ishin mediatizuar (shih videon më poshtë) e që tash po ndiçohen për publikun përmes kërkesave për qasje në dokumente publike.
Lidhur me këtë projekt i kam dërguar pyetje edhe Komunës së Prishtinës, por deri më tash zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështjeje me interes publik.
Gjatë ditëve në vijim do të njoftoheni me shkelje të tjera sesi ka ardhur deri te lëshimi i lejës së ndërtimit pa pëlqimin e AKP-së, çka është marr si bazë për ta përvjedhur këtë çështje, kush është i implikuar nga AKP-ja me nënshkrimin e një procesverbali terreni pa autorizim, kush nga pala e NPB-së e kush nga Komuna e Prishtinës, lidhur me këtë rast.
Në vijim gjeni:
– Kërkesën e kryshefit të NPB-së, Hajdar Hoxhaj drejtuar AKP-së, më 10 dhjetor 2020, cila nuk ka marr pëlqim sipas AKP-së e pastaj procesi ka vazhduar përmes komunës së Prishtinës.
– Pyetjet drejtuar AKP-së dhe përgjigjet e zyrtares dhe personit kontaktues për Qasje në Dokumente Publike në AKP. (Kjo analizë është shkruar nga gazetari i televizionit publik të Kosovës, Arsim Halili)./Media Ndërtimi.