Connect with us

Ndërtim

A po lehtësohet ndërtimi përmes printimit 3D të betonit?

Published

on

Me përhapjen e printimit 3D, industria e ndërtimit përqafoi teknologjinë e printimit 3D të betonit për të ndërtuar shtëpi dhe projekte ndërtimi si puse, turbina me erë, vatrat e zjarrit, muret, shkallët dhe një sërë karakteristikash të tjera arkitekturore.

Për shkak të avantazheve të montimit në vend, kohës dhe kostos së reduktuar dhe cilësisë më të lartë, printimi 3D i betonit po bëhet shumë më i popullarizuar çdo ditë.

Printimi 3D mundëson krijimin e një game të gjerë strukturash. ICON dhe Shtëpia e Shtypur 3D e Lake Flato së fundmi në Austin dhe shtëpia e parë e printuar 3D në Gjermani janë midis tyre. Ky proces printimi përdor makina gjigante dhe nxjerr materiale me bazë çimento nga një grykë masive. Këta printera 3D shpesh ndërtohen si doreza ose krahë robotikë që nxjerrin vazhdimisht një substancë të ngjashme me brumin, shtresë pas shtrese për të formuar pjesën e nevojshme arkitekturore.

Me procedurën e printimit 3D të betonit, materiali i aplikuar nuk është konkret. Betoni tradicional është i papajtueshëm me printimin 3D sepse bllokon grykën e printerit dhe nuk ngjitet saktë me shtresat. Megjithatë, betoni i përdorur në mënyrë eksplicite për printimin 3D përmban përbërës të ngjashëm me betonin tradicional, si uji, çimentoja, rëra dhe guri, duke ruajtur strukturën dhe konsistencën e një brumi të gazuar./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Nis zgjidhja e problemit për ndërtimin e Spitalin Rajonal të Ferizajt  

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kanë filluar të zgjidhen problemet rreth ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajit.

“Spitali i Ferizajit ka filluar të ndërtohet me shumë probleme, më në fund në javën e kaluar u zgjidh një nyje dhe po pritet të zgjidhet edhe nyja tjetër” ka thënë Vita për emisionin Context.

Ministri Vitia ka bashkëbiseduar me kryetarin e komunës së Ferizajt për zgjidhjen e problemeve, ku me mbarimin e këtyre problemeve të fillojë edhe procesi i ndërtimit të spitalit.

“Sot kam komunikuar me kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliu, ku javën tjetër do të kemi një takim ku do t’i tregojë për zgjidhjen e kësaj nyje, ku bashkërisht Ministra e Shëndetësisë dhe Komuna e Ferizajt, më në fund edhe spitalin do të zgjidhet nyja dhe do të vazhdojë procesi i ndërtimit” ka thënë Vitia.

Poashtu Vitia ka thënë që nuk duhet të përqendrohet vetëm në QKUK por edhe në investimet e spitaleve regjionale.

“Edhe mos të harrojmë se sistemi shëndetësor në Republikën e Kosovës nuk është vetëm QKU-ja i ke edhe spitalet regjionale ku brenda nuk ka as ndriçimit e as rrugë adektuate të shtruar, e të gjitha këto janë në këtë planin e veprimit të cilat janë intervenime për me u rrit edhe siguria natyrisht por edhe qasja më e lehtë e qytetarëve në shërbimet shëndetësore nëpër këto institucione publike” tha Vitia.

Ndërtimi i këtij spitali ka filluar që nga viti 2018, ndërsa vlera totale e projektit fillestar ishte 10 milionë euro, ku më vonë kësaj kontrate përmes ankesave i ishin shtuar edhe rreth 1 milion euro të tjera për punë shtesë.

Më vonë kanë kërkuar edhe mbi 5 milionë euro të tjera për përfundimin e projektit.

Ministri e Shëndetësisë kishte bërë kallxim penal kundër kompanisë “Arbëria” që ka kontratë për ndërtimin e spitalit të Ferizajt me pretendimin se kjo kompani ka fituar kontratë me çmime manipulative, në atë mënyrë që çmimet e punëve fillestare janë vendosur shumë më të larta se çmimet reale në treg./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Viti 2023 fillon me ‘vrull pozitiv’ për industrinë e ndërtimit

Published

on

Ndërtimi total botëror u rikuperua në dhjetor i vitit që lamë pas, për të rezultuar me një fitim prej 27% për një normë vjetore të rregulluar sezonalisht prej 1.185 trilion dollarë.

Sektori i ndërtimit u drejtua nga ndërtimi i objekteve jorezidenciale, të cilat u rritën në 549.6 miliardë dollarë në bazë vjetore të rregulluar sezonalisht, një rritje prej 51% nga nëntori.

Ndërtimet të cilat përfshijnë projekte infrastrukturore si rrugë dhe ura, si dhe shërbime komunale dhe tubacione, u rritën gjithashtu me 30%, në 281.4 miliardë dollarë, ndërsa fillimet e ndërtimit të banesave ishin të sheshta.

Për gjithë vitin 2022, fillimet totale të ndërtimit ishin 15% më të larta se një vit më parë.

Ndërtesat jorezidenciale, pronat komerciale dhe impiantet – fituan 38% nga viti në vit, ndërsa sektori jo-ndërtues shënoi një rritje prej 19%. Nisjet për banim, të dëmtuara nga normat më të larta të hipotekave, ranë me 3% për vitin./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Faza e parë e Portit të ri në Porto Romano tenderohet këtë vit

Published

on

Autoriteti Portual i Durrësit pritet të tenderojë këtë vit fazën e parë të punimeve për portin e ri të Porto Romanos.

Punimet në këtë fazë kanë një kosto rreth 390 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2025, bëjnë me dije burimet nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Faza e parë e ndërtimit përfshin ndërtimin e terminalit të kontejnerëve, lidhjen me infrastrukturën rrugore, hekurudhore, rrjetin e kanalizimeve, energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Në këtë fazë do të ndërtohet gjithashtu një objekti detar, fushëveprimi i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Në këtë fazë do të ndërtohen vendbregëzimet, ndërtesat e përbashkëta, ndërtesa e zyrave doganore dhe agjencive të tjera, porta kryesore e portit, objektet e sigurisë dhe mbrojtjes civile, zyrat e kapitenerisë së portit dhe kulla e kontrollit të VTS, nënstacione etj.

APD, me mbështetjen e Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë do të sigurojë të gjitha miratimet e nevojshme për të realizuar fazat e tenderimit dhe ndërtimit (nga 2023 e në vijim) në varësi të mundësive financiare, raporton revista Monitor.

Përveç përpunimit të mallrave rreth 2 milionë kontejnerë në vit, Porti i ri Porto Romanos parashikohet të përpunojë deri në 1 milionë pasagjerë në vit, edhe pse ky shërbim ishte lënë për tu kryer nga Marina e Jahteve në Durrës.

Autoriteti Portual i Durrësit ka lidhur tashmë një kontratë konsulence me bashkimin e operatorëve “HASKONINGDHV NEDERLAND B.V. – ADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C. – ABKONS SH.P.K. -TAULANT SH.P.K. – GEO-ENG SH.P.K.”, për përgatitjen e projektit teknik dhe dokumenteve të tenderit për ndërtimin e Portit të integruar të Durrësit në Porto Romano si edhe pajisjeve/superstrukturës për trajtimin e ngarkesave.

Royal HaskoningDHV që ka punuar për studimin e fisbilitetit për Portin ri në Porto Romano ka finalizuar një kosto totale prej rreth 2 miliardë eurosh për ndërtimin tërësor të portit.

Faza e parë e punimeve pritet të përfundojë në vitin 2025, por i gjithë porti do të përfundojë tërësisht në vitin 2050.

Ndërkohë pala shqiptare ende nuk ka qartësuar formën e financimit të këtij projekti të kushtueshëm dhe strategjik për vendin.

Porti tregtar i Durrësit do të zhvendoset ne Porto Romano për arsye se në vend të tij do të zhvillohet një projekt i ri me ndërtesa luksoze dhe një marinë jahtesh, një investim me kompani pjesëmarrëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Zhvendosja e shërbimeve tregtare nga Porti i Durrësit në Porto Romano do të bëhet në disa faza për një periudhe rreth 20 vjeçare.

Ndërkohë ky proces ka nxitur pasiguri tek investitorët dhe përdoruesit e Portit të Durrësit, pasi ndërtimi i një porti të ri kërkon investime të mëdha dhe një infrastrukturë krejt të re.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të kërkojë financime të konsiderueshme për zbatimin e plotë të tij dhe vetëm në fazën e parë 390 milionë euro pa TVSH. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.

Modeli i një PPP-je në ndërtim duket se do të shtrihet edhe në këtë projekt ndërkohë që edhe operimi do të përfshijë sektorin privat me kontrata specifike një model që e ka aktualisht edhe Porti i Durrësit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending