Connect with us

Infrastrukturë

A nuk është ky qytet edhe i yni?

Published

on

Resmije Rahmani (Biba), aktiviste për të drejtat e njeriut dhe personat me aftësi të kufizuara nga Prizreni, ka treguar se si deri në moshën shtatë vjeçare nuk ka pasur asnjë simptomë të distrofisë muskulare. Dhe pas kësaj moshe fillaun të shfaqen shenjat e para…

Ndonëse distrofia muskulare është më e rëndë se të gjitha kategoritë e tjera të aftësive të kufizuara, Biba, me motivin dhe këmbënguljen e saj, theu të gjithë zinxhirët e pamundësisë dhe neglizhencës së institucioneve e shoqërisë që refuzuan të shohin dhe të integrojnë atë shoqëri. Biba, përtej që ka thyer barriera të shumta për të bërë një qytet që nuk i kufizon lëvizjet e tyre – sepse nuk është lëvizja e tyre ajo që është e kufizuar, por mënyra se si qytetet janë ndërtuar – ajo u bë motivi dhe zëri i shumë grave të reja. Ajo tregoi se si mund të luftohet pa ndalur për të drejtat e tyre, që një ditë Kalaja e Prizrenit që Biba e do aq shumë të jetë e qasshme edhe për ato…

Pas luftës, Biba filloi të angazhohej në organizatat e shoqërisë civile. Ajo tregoi se si para luftës ishte pothuajse e pamundur të shihje dikë me karrocë në rrugë. Ndërsa ajo ishte e vetmja person me karrocë në hapësira publike. Në vitin 2001, ajo iu bashkua Hendikos-it, ku edhe kuptoi se personat me distrofi muskulare janë në gjendje më të rënë se të gjitha kategoritë e tjera. Kështu në vitin 2003 me mbështetjen e një organizate nga Danimarka e hapi shoqatën për distrofinë muskulare.

Përderisa Biba vazhdon të jetë një nga simbolet e aktivizmit në Prizren, së fundmi ajo ishte protagoniste e një filmi dokumentar që u realizua për jetën e saj, dhe gjithashtu u nderua me dy çmime për aktivizmin e saj për të drejtat e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara.

Biba, ju jeni aktiviste për të drejtat e njeriut dhe keni qenë e zëshme jo vetëm për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (PAK), por edhe për shumë çështje të tjera. Sa mendoni se ka qasje në qytet për PAK dhe sa ndiheni të përfaqësuar në qytet?

Mendoj se ka përmirësime në infrastrukturën e qytetit në Prizren, veçanërisht nëse e krahasojmë me vitet e mëparshme. Kam bërë një film para 20 vitesh, ku shihet se si qyteti nuk ishte aspak i qasshëm për PAK. Tani ka ndryshime. Aktivizmi ynë ka ndikuar në përmirësimet në qytet. Për shembull, vitin e kaluar ka pasur degradime në disa rrugë të qytetit, dhe së bashku me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile kemi reaguar katër herë. Nuk më ka ardhur aspak vështirë që të dal në borë a shi, për të vënë në dukje problemin. Mirëpo, nuk mjafton, sepse qendra e Prizrenit nuk është i gjithë qyteti, kemi edhe pjesë të tjera të qytetit që nuk janë të qasshme për PAK.

Një gabim tjetër që ndodh është se zyrtarët/et nuk konsultohen me PAK për ndërtimin e infrastrukturës së qytetit, dhe si rrjedhojë nuk kemi qasje të mirë në hapësira publike, nuk ka tualete publike, rampat e ashensortët bëhen pa standarde, dhe shumë probleme të tjera. Për shembull, janë ndërtuar disa rampa për PAK që janë të rrezikshme të përdoren nga kushdo. Rasti kryesor është rampa e Kejit në Prizren. Ne kemi reaguar për këtë rampë që është ndërtuar pa asnjë standard, dhe tani kanë kaluar tetë vjet nga ndërtimi i saj dhe ende nuk është bërë asgjë. Ajo nuk përdoret nga askush, lëre më nga PAK. Aty poshtë në Kej është lumi, është qetësia dhe ne nuk mund të afrohemi, e shikojmë nga larg. Këtu duhet të shtrohet pyetja: “A nuk është ky qytet edhe i yni? A nuk është Lumbardhi edhe i yni?”

A ka statistika për persona me distorfi muskulare në Kosovë?

Nuk ka statistika për personat me distrofi muskulare në Kosovë, e cila është shumë më specifike dhe gjenetike në krahasim me kategoritë e tjera me aftësi të kufizuara. Statistikat do të ndihmonin në ndërtimin e politikave më të veçanta për këtë kategori, pasi është një sëmundje më speficike. Për shkak të mungesës së informacionit se kjo është një sëmundje gjenetike, ne në Kosovë kemi familje që kanë 3-4 fëmijë me distrofi muskulare…

Kur flasim për PAK jo gjithmonë fokusohemi edhe për problemet me të cilat ballafaqohen gratë me aftësi të kufizuara, të cilat janë dyfish të diskriminuara…

Mendoj që duhet të ketë më shumë vëmendje për gratë me aftësi të kufizuara, sepse kanë nevoja më të veçanta dhe jo gjithmonë arrijnë të diskutohen në publik. Pastaj kemi edhe shumë gra që nuk gëzojnë mbështetjen e familjes, sidomos në zonat rurale, për shkak të mentalitetit. Më është dashur të jem në terren para disa viteve dhe nuk mund ta besoj se në çfarë kushtesh jetojnë sidomos gratë me aftësi të kufizuara, atyre ju është mohuar pothuajse çdo e drejtë.

Një problem tjetër është siguria e grave në publik, shumica e rrugëve të qytetit nuk kanë ndriçim. Gratë me aftësi të kufizuara përballen me shumë sfida, ngacmime dhe shumë ofendime në publik, por nuk duan të flasin. Por ka edhe shumë prej atyre që përballen me dhunën në familje, qoftë fizike apo psikologjike.

Duhet të ketë më shumë përfshirje të grave me aftësitë të kufizuara në jetën politike, por edhe në jetën shoqërore. Mendoj se edhe organizatat joqeveritare duhet të kenë përfshirje më të madhe të grave me aftësi të kufizuara. Unë vonë kam kuptuar se sa e rëndësishme është pjesëmarrja në jetën politike, në të gjitha nivelet, që zëri ynë të dëgjohet dhe të ndikojmë për të mirën publike.

Së fundmi, në muajin nëntor 2022,  keni marrë pjesë në Javën e Konsultimeve në Bruksel. A mund ta ndani përvojën tuaj me ne?

Unë isha gruaja e parë me aftësi të kufizuara që mora pjesë në këtë takim në Bruksel. Si gruaja e parë dhe e vetme me aftësi të kufizuara nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Jam shumë e lumtur që ky hap i parë është bërë nga vendi ynë Kosova.

Gjatë takimeve tona atje kam ngritur disa çështje që mendoj se janë të rëndësishme për të drejtat e PAK. Atje kam folur për ligjin për personat me aftësi të kufizuar dhe asistencën personale. Kam përmendur gjithashtu se në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kemi pasur 11 persona që kanë garuar në zgjedhje. Kjo është diçka pozitive, për të cilën ata/ato nuk kishin informacione. Në fund, përmenda se duhet të ketë një përfshirje më të madhe të grave me aftësi të kufizuara nga i gjithë Ballkani Perëndimor, në Javën e Konsultimeve në Bruksel.

Po ndalemi te filmi “Jo Më”, që është realizuar në vitin 2022 dhe tregon për jetën tuaj; si një histori e fuqizimit të grave me aftësi të kufizuara dhe një model guximi, vendosmërie dhe përkushtimi…

Nisma për të bërë këtë film dokumentar për jetën time erdhi tre vjet më parë nga mikesha ime Shqipe Malushi. Edhe pse realizimi i filmit filloi tre vjet më parë, ai ngeci për shkak të Covid-it dhe më pas nuk patëm fonde për të përfunduar dokumentarin. Në maj të vitit 2022 filluam sërish xhirimet e dokumentarit dhe vazhduan deri në shtator 2022. Filmi synon të jetë një motivim për gratë me aftësi të kufizuara, se sa e rëndësishme është mbështetja e familjes dhe shoqërisë për këta persona. Persona me aftësi të kufizuara do të ketë gjithmonë, por mesazhi kryesor i filmit është të mbështesim njëri/a -tjerin/ën dhe të jemi të vetëdijshëm se çfarë do të thotë një karrocë elektrike për personat me aftësi të kufizuara. Nëse nuk e kam karrocën elektrike për të lëvizur unë ndihem si në burg.

Në premierën e filmit i dhuruam edhe një karrocë elektrike një vajze të re që të mund të vazhdonte shkollën e mesme. Ju duhet të kuptoni se sa njerëz nuk mund të vazhdojnë arsimin e tyre për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së mbështetjes. Unë vetë nuk kam mundur të vazhdoj shkollën e mesme të rregullt. Ne mund të bëjmë ndryshime të rëndësishme nëse mësohemi vërtetë të dëgjojmë njëri/ra-tjetrin/ën, duke trajtuar si pjesë integrale të shoqërisë.

Këtë vit keni marrë edhe disa çmime për aktivizmin tuaj…

Ky vit ka qenë i veçantë për mua. Kam fituar dy çmime për aktivizmin tim. Këto çmime erdhën si një surprizë për mua. Kam marrë çmimin “Kurora e Suksesit” nga Zyra e Zv. Kryeministrja znj. Emilja Rexhepi në bashkëpunim me OJQ Lady. Po ashtu, jam nderuar edhe me çmimin “Sevdije Ahmeti” për kontributin tim për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara.

Kjo intervistë e publikuar në Prizma Medium përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.”/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending