Një tjetër ngjarje që u prit me ngazëllim e të cilit iu bë jehonë e madhe ishte biennalja evropiane e artit bashkëkohor, “Manifesta”, e cila ktheu sytë e turistëve ndërkombëtare në Kosovë për 100 ditë sa zgjati.
Plot 5 milionë e 376 mijë e 701 euro u investuan, prej tyre, 3.1 milionë “Manifesta” thotë se i ka investuar direkt në Kosovë. Në mars kanë planifikuar rikthimin në Kosovë për të treguar detajisht të arriturat e vlerësimet e gjendjes. Këtë ende nuk e kanë bërë dhe nuk ka ndonjë informacion nëse do ta bëjnë.
Sidoqoftë, “Manifesta” intervenoi aq sa intervenoi në hapësira publike, plot prej të cilave ju rikthyen në fatin e njëjtë – atë të braktisjes dhe lënies anash me përfundimin e kësaj binnaleje.
Edhe pse pati fluks turistësh gjatë kësaj periudhe, shifrat që i ka publikuar biennalja me rastin e përmbylljes nuk mund të besohen edhe aq. Kjo për shkak se i gjithë edicioni ka qenë pa bileta dhe pa verifikim të drejtpërdrejtë si matës të vizitorëve.
“Shpenzim i tepërt, gabim i madh, event i paarsyetueshem, dështim total,” e quan regjisori Besim Ugzmajli këtë ngjarje.
Në anën tjetër, regjisori Jeton Neziraj thotë se MKRS ra pre e një “truku” të bineales, e cila premtoi investime duke bërë ministrinë të nënshkruajë një marrëveshje, e cila nuk doli të jetë, gjithnjë sipas tij, ashtu siç pretendohej dhe pritej, raporton Nacionale.
“Ka qenë befasuese zemërgjrësia e institucioneve tona publike për t’dhënë një shumë aq të madhe parash ‘Manifestas’, për një program artistik jo edhe aq impresiv dhe për një ndërmarrje artistike që në letra është prezentuar ndryshe, e ndryshe është realizuar në relitet,” thotë fillimisht a.
“Sa para kanë dhënë institucionet kosovare, a dihet? Katër milion euro, katër e gjysmë? Shuma totale në fakt nuk është bërë kurrë publike. Manifesta ka përdorur një truk në fillim, ka bërë institucionet vendore të nënshkruajn ‘zotim mjetesh’, duke premtuar se ata do t’sillnin dyfish apo trefish fonde të tjera, nga donator ndërkombëtar. Megjithatë, në fund doli që barrën financiare kryesore e mori përsipër vet Kosova, ndërkohë që donatorët e tjerë kontribuan me ca ‘bishta’ fondesh.”
Neziraj është i bindur se benefitet e Kosovës nga “Manifesta” kanë qenë minimale, përfshirë “ca pastrime të thjeshta, është derdhur ca ngjyrë në mure dhe dysheme, janë krijuar ca grafite dhe kaq.”
“’Tulltorja’ që premtohej se do t’i ngelej Prishtinës, pas Manifetës, e konvertuar në një “hapësirë bashkëkohore artistike” e “në shërbim të komunitetit”. Por në fakt, Prishtinës i ka ngelur po ajo Tulltore, në rrënoja, e degraduar ashtu si ka qenë, pos ndoshta me ca gjurmët të bojrave ‘artistike’. Ose, shkoni e shiheni atë “kanalin e gjelbër” apo si po e quajnë, shkoni shihni drunjët e mbjellur në verë, e të tharë disa javë pas mbjelljes,” shprehet tutje ai.
Pra, ja ku i kemi… të bëmat e MKRS-së përgjatë dy viteve të fundit – një bineale me shumë problematika, shqetësime rreth ndarjes së fondeve mes OJQ-ve dhe institucioneve publike e emërim-shkarkime të drejtorëve në rrethana të përçudshme./Media Ndërtimi.