Connect with us

Aktuale

A do rijetëzohet aeroporti i parë shqiptar?

Published

on

Aeroporti 80 vjeçar i Gjirokastrës është ndër të parët në vend, mbase pikërisht për vjetërsinë që ka është lënë krejtësisht jashtë funksionit. Ëndrra për rijetëzimin e këtij aeroporti është fanepsur përpara syve të  shoqërisë civile në Gjirokastër në momentin kur dëgjuan planin e qeverisë për ndërtimin e një aeroporti me kusht që të jetë 100 kilometra larg.

Anëtarët e këtij forumi pohojnë rëndësinë e pasjes së një aeroporti në Gjirokastër i cili do të ndikojë ndjeshëm edhe në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës. Por cila do të ndikojë ndjeshëm edhe në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës. Por cila është historia e ngritjes së këtij aeroporti të parë në Shqipërinë që në zhvillimin infrastrukturor e ka njohur më vonë se vendet e tjera të rajonit? Përse u zgjodh pikërisht Gjirokastra afro 80 vite më parë?

Ishte shtatori i vitit 1924 kur autoritetet shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë “AdriaAeroloyd” e cila çoi në hartimin e një ligji që do të bënte historinë e aviacionit civil
shqiptar. Çelja e një aeroporti civil u shoqeruar me vënien në funksion të linjës së parë
ajrore të brendshme: Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Fluturimi i parë u inaugurua në 11 gusht të
vitit 1929. Udhëtimi u cilësua komod për kohën por vështirësia kryesore ishte gjetja e
ekuipazhit që do të asistonte në cdo fluturim.

Në këto kushte prej këtij aeroporti fillon transporti i pasagjerëve dhe i postës duke përdorur dy ose tre aeroplanë të lehtë me tre vendesecili. Në vitin 1932 pas shfuqizimit të marrëveshjes me gjermanët, koncesioni për shërbimin ajror civil i jepte shoqërisë italiane “Ala-Littoria” me të cilën qeveria mbretërore shqiptare lidh kontratë për ruajtjen e ekskluzivitetit të këtij shërbimi. Është pikërisht kjo, periudha kur nis edhe ndërtimi i aeroportit të Gjirkoastrës. Në vitet ’30-’40 ky aeroport ka një funksion të dyfishtë, atë civil e ushtarak. Rreth 30 aeroplanë transporti, bombardues, civilë etj., u vendosën përgjatë kësaj piste në vitet e luftës.

Linjat kryesore të kësaj periudhe me stacion kryesor aeroportin e Gjirokastrës ishin Tiranë-Vlorë-Gjirokastër dhe Tiranë-Korçë-Gjirokastër-Tiranë. Me Italinë funksiononte linja Gjirokastër- Brindisi. Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Me përfshirjen e Shqipërisë në kampin socialist, shërbimi civil ajror ne Gjirokastër u ndërpre për të mos u riaktivizuar kurrë më edhe pse do t’i kishte shërbyer zhvillimit social dhe ekonomik të vendit. Në vitet ’90 u rikthye për pak kohë në gjendje pune, por sërish aeroporti nuk e mori më kurrë lavdinë e dikurshme të shërbimit që ofroi në vitet ’30-’40- të.

Përherë e më shumë në Gjirokastër po lobohet për rikthimin në funksion të aeroportit, por ndërsa flitej e lobohej me forcë për riaktivizimin e tij, vite më parë qeveria shqiptare bëri betonizimin e këtij aeroporti duke bërë të pamundur uljen e avionëve në këtë pistë, kjo pas akuzave të opozitës se infrastruktura e ushtrisë po përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Tashmë aeroporti i Gjirokastrës ekziston vetëm fizikisht.

Bërja publike e planit të qeverisë për ndërtimin e dy aeroporteve të tjera në jug të vendit zgjoi shpresat e lodhura por jo të humbura të gjirokastritëve, por ëndrra qe jetëshkurtër kur u mësua se asnjëri nga dy aeroportet nuk ishte planifikuar të ngrihej në Gjirokastër edhe pse baza e aviacionit civil është themeluar 80 vite më parë në këtë qytet. Megjithatë kjo nuk i ka penguar specialistët të hartojnë projekte të mundshme për riaktivizimin e tij pasi shanset ekzistojnë.

Në vitin 2010 përfaqësues të kompanisë italiane të Rotor Service shprehën interesin e tyre në riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës për fluturimet ‘Charter’ edhe të brendshme nga ky aeroport, si edhe hapjen e një shkolle aeronautike, ndërsa pikërisht në këtë aeroport është ulur edhe helikopteri me të cilin fluturonte Romano Prodi. Projektet dhe idetë ngelën pezull dhe ende sot nuk është bërë diçka konkrete, ndërsa Gjirokastra duket gjithnjë e më pak e përfolur nga qeveria si një destinacion i mundshëm për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit, që tashmë dihet se do të ndërtohet në Vlorë.

Studiues, përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, e konsiderojnë ndërtimin e aeroportit në Gjirokastër tepër të domosdoshëm, bazuar edhe në sugjerimet konkrete të specialistëve vendas e të huaj sipas të cilëve ky aeroport i plotëson të gjithë elementët teknikë për t’u kthyer në një aeroport rajonal ndërkombëtar. I ndodhur në trekëndëshin Gjirokastër – Berat – Butrint, investimi për ndërtimin e tij do të përkthehej në zhvillim ekonomik të zonës. Mjafton të kujtojmë faktin se distanca me aeroportin e Igumenicës në Greqi është shumë e shkurtër çka do të sillte një lëvizje të madhe të qytetarëve, duke eliminuar udhëtimin e gjatë drejt pikës së Kakavijës, Tre Urave në Përmet dhe Sopikut.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending