Aktuale
Cilat janë thesaret e vlefshme që u shpëtuan në katedralen e Notre Damit [foto]

Në vrullin e zjarrit që e kaploi katedralen e Notre Damit pasditen e së hënës (15 prill), kryesuesi i zjarrfikësve të Parisit, Jean Marc Fournier u “shpall” heroi që arriti të shpëtojë pjesën më të madhe të objekteve të rëndësishme brenda katedrales.
Ndërkohë që flaka e kaplonte çatinë mesjetare të katedrales së Notre Dame Fournier kishte një mision të vetëm – për të shpëtuar dy nga reliket më të shenjta, transmeton Ndërtimi.info.

Problemi ishte se kurora, që konsiderohej të ishte përdorur nga Jezu Krishti gjatë kryqëzimit të tij dhe tabernakulli, që përmbante eukaristinë ose sakramentin e shenjtë, u mbyllën brenda një kasaforte në dhomën e kishës, derën e së cilës askush nuk dinte ta hapte.
“Ne nuk mund t’i gjenim kodet … nuk mund t’i gjenim njerëzit që i kishin ato”, tha Fournier të mërkurën.
Meqë flakët vinin duke iu afruar majës së katedrales, një oficer i kishës u shfaq me çelësin, teksa zjarrëfikësit filluan të nxitojnë.
Në brendësi të katedrales shumë elemente unike u zhdukën nga tavani i gjerë harkor.
Fournier shikonte teksa një ekip zjarrfikësish hapën portën e dhomës dhe nxorrën kurorën e krijuar me fije ari, mbështejllë tub kristali, që daton që nga viti 1896.
Fournier u bashkua me një zinxhir zjarëfikësish e punëtorësh emergjentë dhe ekspertësh të antikitetekturës për të shpëtuar kurorën dhe thesaret e tjera të pazëvendësueshme nga kisha e djegur.
Përpjekjet e tyre në orët e para të zjarrit do të shpëtonin qindra vite të artit, historisë dhe trashëgimisë që, sipas Fournier, “i përkasin njerëzimit dhe gjithë botës”.
Për fat të mirë, në vend të ngjarjes qëlluan edhe disa njerëz me njohuri të shumta të përmbajtjes së kishës.
Ndër elementet e tjera të rikuperuara ishte tunika e Shën Luisit, që besohet të jetë veshur nga mbreti Louis IX në shekullin e XIII-të, dhe stolitë nga altari që përdoreshin për kurorëzimin e Napoleonit në vitin 1804, midis shumë veprave të artit dhe relikeve të tjera të rëndësishme.
Treshja e “dritareve të trëndafilit” që datojnë nga shekulli i XIII-të dhe origjinali i “Great Organ” – njëri nga instrumentet muzikore më të famshme në botë – gjithashtu mbijetuan./Ndërtimi.info/





