Connect with us

Featured

Del ideja për një Memorial kryesor të Masakrave në Kosovë

Published

on

Komisioni parlamentar për Planifikim Hapësinor dhe për një sërë gjërash tjera që nuk lidhen me këtë fushë, të enjten ka mbajtur një mbledhje ku është shqyrtuar raporti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, por është hedhur në diskutim edhe një ide për një memorial të ri.

Shkruan: Uran Haxha

Pas problemeve që u raportuan aty, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka dalë me një ide e cila është përkrahur në parim nga anëtarët tjerë të cilët patën durimin të qëndronin deri në fund të mbledhjes së komisionit: Sali Zyba, Salih Salihu, Muharrem Nitaj, Besa Gaxherri dhe Lutfi Zharku.

Deputetja Musliu tha se do të ishte e udhës sikur të punohej mbi idenë e një kompleksi memorial për të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë, gjë që do t’i hapte rrugën një dite të përgjithshme për masakrat në Kosovë, raporton Ndërtimi.info.

“Përdërisa nuk kemi një vend për këtë memorial, atëherë nuk mund të caktojmë një ditë, pasi është problem njerëzit të binden. Ka pasur raste kur po bëhen mbledhje komemorative nën patronatin e institucioneve, e më pas në masakra tjera po na kërkojnë sqarim pse për ta nuk është bërë”, ka thënë Musliu.

Ideja u përkrah dhe mbeti që ky komision të mbaj flamurin për të udhëhequr këtë ide, edhepse u tha që është më shumë vendim politik, i cili duhet të merret nga Qeveria e Kosovës.

Edhe pse ky komision është për Planifikim Hapësinor, as në krye të idesë nuk u përmend që nëse një gjë e tillë realizohet, duhet të ketë një konkurs arkitektonik për projektin. Përkundër shkarazi kishte shkrepje të fjalëve se “duhet gjetur një lokacion, të ndërtohet diçka e madhe, apo diçka ma ndryshe”.

Duhet përmendur se në këtë mbledhje pati edhe deputetë të padurueshëm që ndejtën për sy e faqe dhe u larguan gati në fund të raportimit të Bislim Zogajt, drejtorit të Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, sikur ishin: Andin Hoti, Etem Arifi dhe Danush Ademi, kurse nuk morën pjesë Liburn Aliu i VV-së dhe Srdjan Mitrovic i Listës Serbe.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending