Connect with us

Aktuale

Prokuroria Speciale po heton tenderin multimilionësh të Autostradës së Gjilanit

Published

on

Dhënia e tenderit rreth 100 milionë eurove për ndërtimin e autostradës A7 u bë publik në ditën e fundit të qeverisjes së kryeministrit, Isa Mustafa në vitin 2017. Më pas në qeverinë Haradinaj u ndërruan kompanitë kontraktuese dhe të njëjtat filluan punën. I gjithë procesi tenderues po konsiderohet si i dyshimtë.

Në dhjetor të vitit 2017, është nënshkruar kontrata për tetë lote (pjesë) për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit e quajtur si Autostrada A7. Kontratat e nënshkruara kapën vlerën fiks 88,618,511.95 euro.

Fillimisht, procedurat tenderuese u përgatitën nën qeverisjen e Isa Mustafës, ku edhe u shpallen fituesit. Por, me të ardhur në pushtet qeveria Haradinaj, tenderi shkoi në rivlerësim, dhe pas ankesave që bënë kompanitë nën pretendimin për shkelje të ligjit u ndërruan kompanitë.

Prokuroria Speciale e Kosovës po dyshon se i gjithë procesi tenderues i bërë në dy qeveritë ka qenë i manipuluar, andaj ka nisur hetimet. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Ekrem Lutfiu,  zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai ka thënë se Prokuroria është në fazën e grumbullimit të fakteve.

“Ju informojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është në fazën e grumbullimit të informatave lidhur me këtë çështje. Për shkak se jemi ende në këtë fazë nuk mund të japim të dhëna tjera”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Mësohet se pos dyshimeve për manipulim të tender, po dyshohet se kundërligjshëm është bërë edhe formimi i njësive implementuese për autostradën. Po ashtu, pas nënshkrimit të kontratave, dy kompani nga Shqipëria janë tërhequr nga gara dhe ua kanë shitur punën kompanive tjera.

Zyra për informim e ministrisë së Infrastrukturës ka refuzuar të tregojë se cilat janë  kompanitë nga Shqipëria që e shitën punën pasi fituan tenderin, pasi janë disa kompani të tilla që fituan me kompanitë vendore si konsorciume.

Shkeljet filluan në qeverinë Mustafa

Ministria e Infrastrukturës me të cilën ka udhëhequr, Lutfi Zharku, në ditën fundit të punës, kishte vendosur që të shpallte fituesit e tenderit për ndërtimin e Autostradës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1 (Banullë) deri te Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë). Fituesit u bënë publik më 11 shtator 2017, ndërsa më datë 12 detyrën në këtë ministri e mori Pal Lekaj i AAK-së. Vlerësimi i këtij tenderi u bë duke tentuar të dëmtohet buxheti i shtetit për miliona euro, pasi me tender u shpërblyen kompanitë më të shtrenjta dhe disa nga to të afërta me LDK-në.

Ishte raportuar lidhur me shkeljet në këtë tender, ku disa ofertues kishin çmim shumë më të lirë se sa fituesit dhe arsyeja e eliminimit të tyre ishte bërë në kundërshtim më shkresat në dosjen e tenderit dhe të Ligjit të Prokurimit Publik. Tenderi ka qenë i ndarë në tetë lote (pjesë). Të gjitha lotet kapin shifrën rreth 100 milionë euro. Më pas 12 kompani janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit –OSHP, dhe pas vlerësimit prej rreth tri javëve ky institucion shoshiti 181 oferta dhe e urdhëroi MI-në që lëndën ta kthejë në rivlerësim. Pas rivlerësimit ministria i ndërrojë kompanitë që i kishte shpallur ish-qeveria Zharku.

Kompanitë që u ndërruan

Pas rivlerësimit, për kontratë nuk është rekomanduar asnjë nga kompanitë që ishte shpallur fituese në vlerësimin e parë. Pas rivlerësimit, del se “Autostrada e Gjilanit” do të kushtonte për rreth 11 milionë euro më lirë se sa ishte planifikuar  nga qeveria paraprake. Por, edhe pas rivlerësimit autostrada do të kushtojë rreth 22 milionë euro më shtrenjtë se sa ofertat më të ulëta që kanë qenë në garë për këtë projekt.

Pas rivlerësimit nga MI-ja, fitues në pjesën e parë janë rekomanduar “Granit & Inginiering & Armendi Fa”, me ofertë 18 milionë e 468 mijë e 426 euro. Kompania e rekomanduar për kontratë pas rivlerësimit është për 2 milionë e 442 mijë euro më e shtrenjtë.

Për pjesën e dytë, pas rivlerësimit është rekomanduar “Gjoka Konstruksion” me një çmim prej  5 milionë e 906 mijë euro. Krahasuar me fituesin e shpallur në kohën e ministrit Zharku, (LOT II “Granit & Inginiering & Armendi” për 6,223,855.64 euro) është rekomanduar oferta për 317 mijë euro më e lirë.

Për pjesën e tretë është rekomanduar konsorciumi ‘Ndërtimi & Geci’ me çmim prej 6 milionë e 850 euro. Kurse, në vlerësimin e parë për kontratë ishte rekomanduar OE “RSM- Benita” për 5,131,393.81 euro.

Për pjesën e katërt, pas rivlerësimit  është rekomanduar kompania që kishte një çmim më të lartë për 1 milion e 287 mijë e 100 euro. Për kontratë është rekomanduar OE “2A Group & Alko Impex & Ex-Fis & 2t” të cilët kanë ofertuar me 8 milionë e 700 mijë e 127 Euro. Kurse, herën e parë për kontratë ishte rekomanduar kompania “Kag Asphalt & Beni Com” me një çmim prej për 7,413,027.70 euro.

Në pjesën e pestë për kontratë është rekomanduar,”Sallahu” me një çmim prej 21 milionë e 478 mijë e 937 euro. Pas rivlerësimit është rekomanduar për kontratë operatori “Eskavatori & Abad (Absic)” me një ofertë prej 17 milionë e 899 mijë e 684 Euro.

Pas rivlerësimit të pjesës së gjashtë për kontratë është rekomanduar kompania “Kag Asphalt & Beni Com” me një çmim prej 11 milionë e 633 mijë e 267 euro. Kurse, herën e parë ishte rekomanduar kompania ‘Bejta & Bass’ për një shumë prej 18 milionë e 134 mijë e 701 euro.

Në pjesën e shtatë, pas rivlerësimit është rekomanduar për kontratë kompania “Al Trade Sh.P.K. & Salillari” me një çmim prej 7 milionë e 247 mijë e 86 euro. E në vlerësimin e bërë në muajin shtator për kontratë ishte rekomanduar kompania “Famis Co & Gjikura” me një çmim prej 9 milionë e 329 mijë e 872 euro.

Në pjesën e tetë, pas rivlerësimit është rekomanduar  “Joos Krasniqi & Pevlaku” me një çmim prej 11 milionë e 913 mijë e 157 euro. Kurse, në muajin shtator, fitues i këtij loti ishte shpallur kompania “Demastion & Euro Kos’ me një çmim prej 15 milionë e 914 mijë e 317 euro.

Ndryshe, Prokuroria po dyshon se sikurse në herën e parë edhe pas rivlerësimit ka pasur shkelje nga ana e ministrisë dhe nga ana e OSHP-së.

Gjatësia e trasesë së Autostradës A7.1 e cila do të tenderohet (nga Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1(Banullë ) dhe mbaron në Udhëkryqin me rrugën Nacionale N25.2 ( Në Bresallc), është: 22.31km.

Më poshtë mund të shihni të gjitha lotet dhe ofertat:

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending