Aktuale
Haradinaj: Javën e ardhshme Qeveria mund të merr vendim për pagën minimale

Këshilli ekonomiko-social(KES) nga dita e nesërme mund të propozojë një pagë minimale bazë, për të cilën javën e ardhshme Qeveria e Kosovës mund ta merr një vendim.
Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“I kam kërkuar Ministit Reçica, para tri javëve emërimin e anëtarëve të bordit, fuqizimin e këshillit dhe propozimin aktual të pagës minimale nga ky këshill”.
Haradinaj ka bërë të ditur se ky këshill do të konstituohet nesër.
Sipas tij, procedura e marrjes së një vendimi është tek kryesuesit ekonomiko- social të cilët i propozojnë Qeverisë propozimin për pagën minimale. Por, këshilli nuk ka pasur kuorum.
“Pa rikthimin e këshillit të anëtarëve ka qenë e pazbatushme ligjërisht marrja e vendimit për një organ që i ka kalu madnati”, ka theksuar Haradinaj.
“Paga minimale në Kosovë është 130 euro, për punëtorë të punësuar nën moshën 30 vjecare dhe 170 për grupmoshën prej 35-60 vjet. I kemi dy paga minimale.Vlenë të theksohet se koeficienti i parë për ligjin e pagave në sektorin publik është 239 euro, nuk ka pagë 239 euro, por koeficienti është i tillë. Në Kosovë poashtu janë të regjistruar 348 mijëë të punësuar sipas ATK-së, 80 mijë e 224 nga këta janë sektor publik, 37 mijë 317 në nivelin qëndror dhe 42 mijë e 907 mijë në nivelin lokal, kjo sipas raportit fiskal 2018. Paga minimale rezulton nën 35 dhe mbi 35 janë në fuqi prej vitit 2011”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.
Paga minimale në Kosovë dhe dallimet në mes saj në sektorin publik dhe privat vazhdojnë të sjellin debate.
Ky problem konsiderohet shkaktari kryesor i ikjes së qytetarëve nga Kosova./Ndërtimi.info/
