Aktuale
Pas nisjes së mësimit Vushtrria “kujtohet” për rregullimin e rrethojave të një shkolle
Janë bërë tri ditë prej që kur nxënësit në Kosovë iu janë kthyer bankave shkollore. Nxënësit ishin në pushim thuajse gati tre muaj, por si duket këta muaj nuk i mjaftuan Komunave për të bërë rinovimet nëpër shkolla, raporton Ndërtimi.info
Tek tani Komuna e Vushtrrisë kujtohet për të hapur tender për rregullimin e murit mbrojtës të shkollës fillore “Mustaf Shyti” në fshatin Ashlan.
Për rregullimin e murit të kësaj shkolle është paraparë vlera që kap shumën 4 mijë euro.
Punimet duhet të përfundojnë 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës.
Njoftimi për hapjen e tenderit është bërë në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Ndërsa, afati i fundit për pranimin e kërkesave për dosjen e tenderit do të jetë me 11 Shtator ora 14:00, në objektin e Komunës së Vushtrrisë, kati i parë, zyra nr.1.
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë2 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova