Arkitekturë
Vihet në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë
Shtëpia më e shtrenjtë në botë në veri të Francës është vënë në shitje me një çmim prej 1.1 bilion dollarësh. Villa Les Cèdres, e cila u ndërtua rreth vitit 1830 ishte një herë shtëpia e Mbretit Leopold II të Belgjikës. Me vendndodhje në qytetin ekskluziv të Saint-Jean-Cap-Ferrat, pranë Nice, kjo vile ofron një pamje të mahnitshme të natyrës gjelbëruese dhe detit. Pronari aktual i kësaj shtëpie me dhjetë dhoma gjumi, e cila ka një pishinë me madhësi olimpike, është Suzanne Marnier-Lapostolle, anëtare e familjes Grand Marnier e njohur për konjakët dhe likeret, që nga viti 1920.
Ajo ka një nga kopshtet më të bukura në Evropë, që përfshin 35 hektarë lëndinë, 15000 bimë, dhe rreth 20 serra që përmbajnë bimësi të rrallë tropikale. Ajo ka të punësuar rreth 15 mirëmbajtës të kopshtit dhe shpreson se edhe pas shitjes, ata do të jenë ende punonjës aty. Saint-Jean-Cap-Ferrat ka tërhequr të famshëm dhe familje mbretërore nga e gjithë bota gjatë gjithë historisë së saj. Të tillë që kalonin pushimet në Belle Epoque, përfshijnë Winston Churchill, i cili ishte i apasionuar pas pikturimit të kopshteve. Të tjerë përfshijinë aktorë, regjisorë e shkrimtarë si Charlie Chaplin, David Niven, William Somerset-Maugham, Elizabeth Taylor, Richard Burton dhe Princi Rainier III i Monakos.
Transaksioni më i lartë i pronësisë në zonën e Rivierës rreth Nice-së erdhi në vitin 2008, kur oligarku rus Mikhail Prokhorov ofroi 390 milionë euro për të blerë Villa Leopolda.
Rezidenca madhështore në Villefranche-sur-Mer, në afërsi të Saint-Jean-Cap-Ferrat, ishte në pronësi të Lily Safra, e cila e kishte trashëguar atë nga bashkëshorti i saj bankier, Edmond Safra.
Z. Prokhorov u tërhoq nga blerja nga kriza financiare e vitit 2008, pas paditjes së suksesshme të znj. Safra në drejtim të tij për të mbajtur depozitën prej 39 milionë eurosh.