Aktuale
Reçica: Të bashkëpunojmë me Ministrin e Drejtësisë, për shkeljet e të drejtave të punëtorëve

Shkeljet e të drejtave të punëtorëve në vendin e punës vazhdojnë të jenë shqetësim permanent në vendin tonë.
Në lidhje me këtë çështje, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar llogari nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, duke theksuar se ky problem është shqetësues.
Për shkeljet e të drejtave të punëtorëve Reçica ka thënë se një gjë e tillë kontrollohet nga sistemi i drejtësisë dhe se do të ishte një ide e qëlluar të bashkëpunohej me Ministrin e Drejtësisë në mënyrë që procedurat të përshpejtohen.
“Sa i përket lëndëve në gjykatë të cilat presin në gjykatë për të drejtat të cilat punëtorët ankohen në gjykatë është sistemi i drejtësisë ai që i ka rregullat e veta dhe një ide e mirë është që të bashkëpunojmë me Ministrin e Drejtësisë në mënyrë që kjo procedurë të përshpejtohet dhe të drejtat e punonjësve kur vërhet se ka shkelje të ketë edhe vendime gjyqësore për t’i vërtetuar ato shkelje të mundshme” shpehet Reçica.
Reçica ka thënë se po punojnë maksimalisht për përmirësimin e gjendjes.
“Inspektorati i Punës është organi i cili mbikëqyr zbatimin e ligjit të punës. Është organi i cili duhet t’i monitorojë të gjitha ligjet. Ne e kemi trashëguar këtë gjendje të cilën e kemi trashëguar. Ky institucion ka rritë angazhimin e vet dhe nëse bëhet një analizë puna që është bërë më parë dhe puna që bëhet tash shifrat flasin vet. Është dyfishu ndoshta trefishu numri i inspektimeve në dalje në terren. Ne jemi të vetdijshëm që nuk jemi në situatën më të mirë. Ne po përpiqemi maksimalisht ta ndërrojmë gjendjen”, është shprehur Recica./Ndërtimi.info/
