Featured
Për dy muaj, 40 kompanive të ndërtimit iu ndërpre puna

Gjatë dy muajve 40 vend-punishte janë ndërprerë punimet në ndërtimin e objekteve, si pasojë e mos përmbushjes së kritereve për siguri dhe shëndet në punë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Deri më tani në disa qytete, në dy muaj të këtij viti që ka filluar puna në ndërtim, është ndërprerë puna në mbi 40 vend-punishte. Të gjitha këto kanë vendim për pezullim të punës deri në përmbushje të kritereve me ligj. Ju informojë”, tha ai, raporton Ndërtimi.info.
Ai, ka thënë se të lënduarit në vendin e punës gëzojnë të drejtat ligjore, ndërsa ka thënë se të drejta gëzojnë edhe familjet e viktimave në vendin e punës.
“Kemi paraparë që të gjithë qytetarët pa dëshirën e tyre lëndohen në vend të punës, natyrisht që do të trajtohen dhe gëzojnë të drejtat e tyre. Kur kemi vdekje familjarët gëzojnë një skemë pensionale”, shtoi ai.
Ministri, shtoi se është paraparë edhe një strategji për sigurinë dhe shëndetin në punë.
